R E P U B L I K A E SH Q I P Ë R I S Ë
BASHKIA RROGOZHINË
NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Për pranim në kategorinë e nivelit të lartë drejtues
SEKRETAR I PËRGJITHSHËM
Në zbatim të Nenit 26, të Ligjit Nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 118, datë 05.03.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nënpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”,
Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin Bashkia Rrogozhinë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se
kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit është:
- Z. Julian Manahasa
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 3.12.2019 ora 10.00, kandidati nëse ka grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë, e cilat do të zhvillohet në datën 05.12.2019, ora 10.00, në ambientet e Bashkisë Rrogozhinë.
NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK
PËR NGRITJE NË DETYRË
NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE
Përgjegjës i Sektorit të Buqësisë
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të Lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Rrogozhinë , në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se
- kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Buqësisë
është:
- Altin MEMA
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 3.12.2019 ora 10.00, kandidati nëse ka grumbulluar në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve do të kalojnë në intervistën e strukturuar me gojë, e cilat do të zhvillohet në datën 05.12.2019, ora 10.00, në ambientet e Bashkisë Rrogozhinë.
Dokumenti i firmosur nga Kryetari i Bashkise z.Haxhi MEMOLLA