Bashkia Rrogozhine
Atmosfere festive ne Bashkine Rrogozhine
Bashkia Rrogozhine
images/headers/br-christmas.jpg

Përbërja e Këshillit Bashkiak Rrogozhinë

Këshilli Bashkiak Rrogozhinë përbëhet nga Kryetari i Këshillit, Sekretari i Këshillit dhe 19 anëtarë pëfaqësues të partive politike:          

             Detyrat dhe kompetetencat e Këshillit:

Sipas nenit 54 të Ligjit nr.139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” Këshilli ka këto detyra dhe kompetenca:

  1. zgjedh nga përbërja e vet komisionet e këshillit dhe miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të vet;
  2. zgjedh, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, kryetarin dhe zëvendëskryetarët e këshillit dhe i shkarkon ata;
  3. emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit bashkiak;
  4. miraton nivelin e pagave e të shpërblimeve të punonjësve e të personave të tjerë, të zgjedhur ose të emëruar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  5. miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose me të cilët është bashkëthemelues;
  6. miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton, gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë;
  7. miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;
  8. organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë;
  9. vendos për taksat e tarifat vendore, sipas këtij ligji dhe legjislacionit tjetër në fuqi;
  10. vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve;
  11. vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të vetëqeverisjes vendore, përfshirë subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë;
  12. vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet;
  13. zgjedh përfaqësuesit e këshillit bashkiak në këshillin e qarkut, të cilët, në jo më pak se 50 për qind të tyre, duhet t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar;
  14. vendos për dhënien ose deklarimin e mbarimit të mandatit të këshilltarit, kur ekzistojnë kushtet e parashikuara në nenin 49 të këtij ligji;
  15. miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik;
  16. vendos për simbolet e bashkisë;
  17. vendos për emërtimin e rrugëve, shesheve, territoreve, institucioneve dhe objekteve në juridiksionin e bashkisë;
  18. jep tituj nderi dhe stimuj;
  19. vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë dhe për zbatim të ligjit, me të cilin bëhet ky delegim te bashkia.

 

Anëtarët e Këshillit Bashkiak Rrogozhinë 2015-2019

  • Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
  1. Flutura Bala
  2. Muhamet Koci
  3. Zija Mema
  4. Entela Balliu
  5. Alma Memolla
  6. Indrit Dedej
  • Partia Socialiste
  1. Margarita Dedej
  2. Rakip Skuqi
  3. Xhevahire Gjoni
  4. Lutfi Kashari
  5. Valentina Bakalli
  • Partia Demokratike
  1. Nazmi Totraku
  2. Vjollca Kaja
  3. Abedin Gjini
  4. Elida Saraci
  • Partia për Drejtësi Integrim Unitet
  1. Veli Shero
  2. Dajana Hazbiu
  • Partia Demokratike Sociale
  1. Nevruz Kullolli
  • Fryma e re Demokratike
  1. Zerina Kalo
  • Partia Republikane
  1. Halil Gjini
  • Lëvizja për Zhvillim Kombetar
  1. Erind Tosku

 

Komisionet e Këshillit Bashkiak Rrogozhinë

  1. Komisioni i Financës, Taksave dhe Revizionimit
  2. Komisioni i Shëndetësisë, Arsimit,Rinisë, Sportit, Kulturës,Turizmit, Shërbimeve Sociale dhe Barazisë Gjinore
  3. Komisioni i Shërbimeve Publike, Bujqësisë, Blegtorisë dhe Pronave
  4. Komisioni i Urbanistikës,Zhvillimit Ekonomik dhe Infrastrukturës
  5. Komisioni Juridik, Rend dhe Konflikte

Cdo Komision i Këshillit përbëhët nga Kryetari, N/Kryetari dhe 3 anëtarë.

Gjithsej 5 anëtarë.

--

 

 

 

Rreth Rrogozhinës

Bashkia Rrogozhinë ka një sipërfaqe prej 223.69 km2 dhe ndodhet në pjesën e ulët perëndimore të Shqipërisë, e cila nga pikëpamja gjeomorfologjike quhet Ultësira PranAdriatike...

Buletini

Kontakt

Adresa : Bashkia Rrogozhinë , Lagjja. nr. 1,Rruga e . “ Kavajës”, Blloku “12 Shtatori” Tel/Fax 057722031

email: brrogozhine@gmail.com

 

Orari zyrtar për kontaktime me zyrat e bashkise eshte  nga ora 08:00 – 16:00