Qendra Kulturore e Rrogozhinës ka qenë jofunksionale dhe e pa pajisur për disa vjet. Kushtet atmosferike dhe teknologjia e vjetëruar e ndërtimit e kombinuar me tërmetin shkaktuan dëme e bënë atë të papërdorshme për qytetarët dhe organizatat lokale. Prandaj, Rrogozhina dhe 40,956 qytetarë të saj humbën hapësirën publike kulturore dhe të komunitetit. Mungesa e një qendre aktive Kulturore dhe komunitare krijon një situatë jetese pa oferta kulturore sidomos për të rinjtë,kjo krijon mungesën e një hapësire ku pensionistët, artizanët ose prodhuesit vendorë mund të takohen dhe të zhvillojnë ngjarje, dhe mungesën e hapësirës për të ofruar shërbime sociale nga Organizata të Shoqerisë Civile – dhe aktivitetete për komunitetet e margjinalizuara dhe të rinjtë.
Rindërtimi dhe ringjallja e Qendrës Kulturore ndjek Objektivin e Përgjithshëm zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror dhe ekonomik dhe ruajtjen e karakteristikave kulturore lokale si dhe uljen e pabarazive në Shqipëri. Projekti kontribuon në këto objektiva përmes rindërtimit dhe ri-jetëzimit të hapësirës së vetme publike kulturore dhe të komunitetit në Rrogozhinë dhe një programimi gjithëpërfshirës dhe ndërsektorial të tij, duke siguruar aktivitete dhe programe të zbatuara nga OSHC-të dhe bashkia për një larmi të grupeve të interesit lokalë.
Ky eshte nje projekt qe do te financohet dhe fale donatoreve (Konfederata Zviceriane nepermjet Agjencise se Kooperacionit Zvicerian SDC)
Date 16.02.2021