KËSHILLI     BASHKIAK    RROGOZHINË

 

Mënyra e zgjedhjes

Këshilli bashkiak përbëhet nga këshilltarë të zgjedhur, sipas dispozitave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë për një mandat 4 – vjeçar të dalë nga zgjedhjet e datës 30 Qershor 2019.

 

Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak

  1. Numri i anëtarëve të këshillit bashkiak përcaktohet sipas numrit të popullsisë dhe Bashkia

    Rrogozhinë përbëhet nga 21 anëtarë.

  1. Në zbatim të këtij neni, prefekti përcakton numrin e anëtarëve të këshillit për çdo bashki nën

    juridiksionin e tij, mbi bazën e numrit të banorëve, sipas evidencave të zyrave të gjendjes

    civile të datës 1 janar të vitit kur zhvillohen zgjedhjet vendore.

 

 

Papajtueshmëria e funksionit të këshilltarit

  1. Funksioni i këshilltarit është i papajtueshëm me:
  2. a) funksionin e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të bashkisë;
  3. b) funksionin e sekretarit të këshillit bashkiak;
  4. c) funksionin e nëpunësit të administratës së bashkisë përkatëse dhe institucioneve në varësi të

    saj;

ç) funksionin e deputetit;

  1. d) funksionin e ministrit.
  2. Një person nuk mund të zgjidhet në të njëjtën kohë në më shumë se një këshill bashkiak.
  3. Nuk mund të jenë anëtarë të të njëjtit këshill personat e lidhur: bashkëshortë, prindër e fëmijë,

    vëlla e motër, si dhe vjehrri e vjehrra me nusen e dhëndrin.

 

 

Funksionimi i këshillit bashkiak

 

  1. Këshilli bashkiak ushtron funksionet e tij nga data e konstituimit, sipas nenit 48, të ligjit nr.

   139/2015 datë.17.12.2015 “Për  vetëqeverisjen vendore”, deri në krijimin e këshillit të ri

    pasardhës.

  1. Mbledhjet e radhës së këshillit bashkiak zhvillohen si rregull, sipas përcaktimit që bën vetë

    këshilli, por jo më pak se një herë në muaj.

  1. Këshilli mblidhet në çdo rast:
  2. a) me kërkesën e kryetarit të bashkisë;
  3. b) me kërkesën me shkrim të jo më pak se 1/3 së anëtarëve të tij;
  4. c) me kërkesën e motivuar të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij.
  5. Thirrja për mbledhjen e këshillit bëhet nga kryetari i këshillit dhe njoftimi për mbledhjen

    bëhet, si rregull, jo më pak se 5 ditë para datës së zhvillimit të saj. Njoftimi përmban datën e

    mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës.

  1. Rendi i ditës miratohet nga këshilli.
  2. Në periudhën nga data e zgjedhjeve e deri në konstituimin e këshillit të ri, këshilli i

    mëparshëm bashkiak ushtron kompetenca të kufizuara dhe merr vendime vetëm në raste të

    situatave emergjente.

  1. Mbledhja e këshillit bashkiak quhet e vlefshme kur në të merr pjesë shumica e të gjithë

    anëtarëve të këshillit, me përjashtim të rasteve kur kërkohet një shumicë tjetër për marrjen e

    vendimeve, sipas përcaktimeve të neni 55 të ligjit nr.139/2015 datë.17.12.2015 “Për 

    vetëqeverisjen vendore”.

  1. Mbledhjet e këshillit pasqyrohen në procesverbalin e mbledhjes. Mënyra e mbajtjes së

    procesverbalit dhe e vërtetimit të tij përcaktohen sipas legjislacionit në fuqi.

 

 

Detyrat dhe kompetencat e Këshillit Bashkiak

 

Këshilli bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:

  1. a) zgjedh nga përbërja e vet komisionet e këshillit dhe miraton rregulloren e brendshme të

    funksionimit të vet;

  1. b) zgjedh, duke respektuar ligjin për barazinë gjinore, kryetarin dhe zëvendëskryetarët e këshillit

    dhe i shkarkon ata;

  1. c) emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit bashkiak;

ç) miraton nivelin e pagave e të shpërblimeve të punonjësve e të personave të tjerë, të zgjedhur

    ose të emëruar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;

  1. d) miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë

    juridikë që krijon vetë ose me të cilët është bashkëthemelues;

  1. dh) miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Në vendimin për miratimin e buxhetit miraton,

    gjithashtu, edhe numrin e maksimal të punonjësve të bashkisë, si dhe të njësive e

    institucioneve buxhetore në varësi të bashkisë;

  1. e) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;

ë) organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm të bashkisë;

  1. f) vendos për taksat e tarifat vendore, sipas këtij ligji dhe legjislacionit tjetër në fuqi;
  2. g) vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve;

gj)vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të vetëqeverisjes vendore,

    përfshirë subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë;

  1. h) vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet;
  2. i) zgjedh përfaqësuesit e këshillit bashkiak në këshillin e qarkut, të cilët, në jo më pak se 50 për

   qind të tyre, duhet t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar;

  1. j) vendos për dhënien ose deklarimin e mbarimit të mandatit të këshilltarit, kur ekzistojnë kushtet

   e parashikuara në nenin 49 të ligjit nr 139/2015 datë.17.12.2015 “Për  vetëqeverisjen vendore”;

  1. k) miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë

    dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen e garantimin e interesit publik;

  1. l) vendos për simbolet e bashkisë;
  2. ll) vendos për emërtimin e rrugëve, shesheve, territoreve, institucioneve dhe objekteve në

   juridiksionin e bashkisë;

  1. m) jep tituj nderi dhe stimuj;
  2. n) vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara, në bazë

  dhe për zbatim të ligjit, me të cilin bëhet ky delegim te bashkia.

 

 

Shpërndarja e parakohshme e Këshillit Bashkiak

 

  1. Kur këshilli bashkiak nuk mblidhet për një periudhë të vazhdueshme tremujore nga mbledhja

   e fundit e tij, prefekti thërret mbledhjen e tij, jo më vonë se 20 ditë nga ky afat. Nëse edhe pas

   thirrjes së prefektit këshilli bashkiak nuk mblidhet, atëherë ai shpërndahet para kohe me

    vendim të Këshillit të Ministrave.

  1. Këshilli bashkiak shpërndahet para kohe me vendim të Këshillit të Ministrave edhe kur:
  2. a) nuk miratohet buxheti brenda afatit të përcaktuar në ligjin për menaxhimin e sistemit

    buxhetor. Në këtë rast prefekti i kërkon kryetarit të bashkisë të thërrasë mbledhjen e këshillit

    bashkiak, e cila duhet të mbahet jo më vonë se 10 ditë nga data e mbarimit të këtij afati. Në

    rast se edhe në këtë rast këshilli bashkiak nuk arrin të miratojë buxhetin, vendoset shpërndarja

    e tij para kohe;

  1. b) kryen shkelje të rënda të Kushtetutës ose ligjeve.
  2. Këshilli bashkiak shpërndahet edhe kur bëhet riorganizim me ndryshim kufijsh, sipas nenit 93

    të ligjit nr. 139/2015 datë.17.12.2015 “Për  vetëqeverisjen vendore”.

  1. Në rast të lënies në fuqi të vendimit të shpërndarjes nga organi kompetent, në bashkinë

    përkatëse organizohen zgjedhjet për këshillin, në përputhje me Kodin Zgjedhor të Republikës

    së Shqipërisë.

  1. Deri në konstituimin e këshillit të ri, funksionet dhe kompetencat e këshillit, për aq sa është e

    mundur, kryhen nga kryetari i bashkisë.

 

 

 

 

 

 

Mbledhjet e Këshillit të Bashkisë

 

  1. Mbledhjet e këshillit të bashkisë janë të hapura për publikun. Çdo shtetas lejohet të ndjekë

    mbledhjet e këshillit, sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit.

  1. Njoftimi për mbledhjen e këshillit bëhet publik në vende të caktuara për këtë qëllim brenda

    territorit të njësisë vendore dhe në media të aksesueshme në njësinë vendore dhe përmban

    datën, vendin, orën dhe rendin e ditës së mbledhjes.

  1. Me kërkesën e kryetarit të bashkisë ose të një të pestës së anëtarëve të këshillit bashkiak,

    mbledhjet e këshillit bashkiak mund të bëhen të mbyllura, kur për këtë kanë votuar jo më pak

    se tre të pestat e gjithë anëtarëve të tij.

 

 

 

  • Këshilli Bashkiak Rrogozhinë, funksionon në mbështetje të legjislacionit në fuqi si dhe mbi bazë të Rregulloreve dhe Kodit të miratuar nga vetë Këshilli , si më poshtë :

 

 

  1. Rregullore ” Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Rrogozhinë” miratuar me

    VKB nr.7, datë 27.01.2020.

   - Amenduar me VKB nr.41, datë 11.05.2020.

  1. Rregullore “Për marrëdhëniet e Këshillit Bashkiak me publikun dhe median” miratuar me

    VKB nr.40, datë 11.05.2020.

  1. Rregullore “Shqyrtimi dhe miratimi i peticioneve dhe iniciativave qytetare” miratuar me

    VKB nr.40, datë 11.05.2020.

  1. “Kodi i sjelljes dhe i parandalimit të konfliktit të interesave të Këshilltarit Bashkiak “miratuar

     meVKB nr.40, datë 11.05.2020.

.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

  • Anëtarët e Këshillit  Bashkiak  Rrogozhinë

 

 

Nr

Emër

Atësi

Mbiemër

Posta elektronike / Nr. cel në mungesë të e-mailit

Subjekti Politik

  1

Margarita

 Sander

Dedej

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

PS

  2

Alban

 Jashar

Sula 

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

PS

  3

Alime

 Ylli

Hoxha

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

PS

  4

Lulzim

 Izet

Hasa

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

PS

  5

Mukades       

 Xhaferr

Gixhari

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

PS

  6

Agim

 Hamdi           

Pepa

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

PS

  7

Fatmira

 Sulejman

Thartori

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

PS

  8

Erind

 Bardhyl

Tosku

 

PS

  9

Anjeza

 Qazim

Proshka

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

PS

10

Emiliano

 Rasim

Aliu

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

PS

11

Sheqere

 Haxhi

Biba

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

PS

12

Haqim

 Mersin

Tosku

 

PS

13

Avni

 Kasem

Kasa

Cel: 0698711171 (Nuk disponon e-mail)

PS

14

Enver

 Luan

Memolla

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

PS

15

Mejte

 Seit

Saliu

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

PS

16

Reshit

 Sabri

Kala

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

PS

17

Ortela

 Taip

Stafa

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

PS

18

Petrit

 Sali

Haska

Cel: 0683429855 (Nuk disponon e-mail)

PS

19

Vojsava

 Hasan

Pipa

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

PS

20

Luan

 Hajdar

Sheshi

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

PS

21

Fatjon

 Durim

Biba

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

PDS

 

Këshilltarë - 21

Kryetare  - Znj .  Mukades  Gixhari

N / Kryetar  -  Z .  Emiliano  Aliu

Sekretar i  Këshillit  Bashkiak  -  Z .  Ervis  Shera  (This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. cel :+355692929295)

 

Shënim : Nga zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019 dolën si Këshilltarë nga lista shumëemërore e subjektit politik Partia Socialiste e Shqipërisë ; znj. Xhemile Misir Uku e cila dorëhiqet dhe zëvendësohet nga znj . Ortela Taip Stafa me VKB nr. 53, datë 03.07.2020.

 

Gjithashtu edhe znj . Eva Mehmet Elezi e dalë si Këshilltare nga zgjedhjet vendore të 30 Qershorit 2019 dorëhiqet nga mandati i Këshilltarit dhe zëvendësohet me z. Avni Kasem Kasa me VKB nr 76, datë .13.11.2020.

 

  • Këshilltarët të ndarë sipas Njësive Administrative që mbulojnë :

 

 

  • Njësia Administrative Kryevidh

 

  1. Lulzim Hasa

 

  • Njësia Administrative Lekaj

 

  1. Mukades Gixhari
  2. Sheqere Biba
  3. Reshit Kala
  4. Petrit Haska
  5. Avni Kasa

 

  • Njësia Administrative  Gosë 

 

  1. Agim Pepa
  2. Fatmira Thartori
  3. Luan Sheshi
  4. Fatjon Biba

 

  • Njësia Administrative  Sinaballaj

 

  1. Mejte Saliu
  2. Ortela Stafa

 

  • Bashkia Qendër  Rrogozhinë

 

  1. Margarita Dedej
  2. Alban Sula
  3. Alime Hoxha
  4. Erind Tosku
  5. Anjeza Proshka
  6. Emiliano Aliu
  7. Haqim Tosku
  8. Enver Memolla
  9. Vojsava Pipa

 

 

 

  • Këshilli Bashkiak Rrogozhinë i ndarë sipas gjinisë përbëhet :

 

 

12- Anëtarë meshkuj

  9- Anëtare femra

 

 

 

  • Komisionet e përhershme të Këshillit Bashkiak Rrogozhinë janë si më poshtë:

 

 

  1. Komisioni i Financës, Taksave dhe Revizionimit.

- Enver           Memolla         Kryetar

- Alime           Hoxha            N / Kryetare

- Haqim          Tosku             Anëtar

- Lulzim         Hasa               Anëtar              

- Sheqere        Biba               Anëtare

 

  1. Komisioni i Shëndetsisë, Arsimit, Rinisë,  Sportit,  Kulturës dhe Turizmit .

- Alban             Sula              Kryetar

- Erind              Tosku           N/ Kryetar

- Margarita       Dedej           Anëtare

- Luan               Sheshi          Anëtar

- Ortela             Stafa             Anëtare

 

  1. Komisioni i Shërbimeve Publike, Bujqësi, Blegtori dhe Pronave.

- Petrit            Haska             Kryetar

- Mejte           Saliu               N/ Kryetare

- Haqim          Tosku            Anëtar

- Avni             Kasa              Anëtar

- Reshit           Kala              Anëtar

 

  1. Komisioni i Urbanistikës, Zhvillimit ekonomik dhe Infrastukturës.

- Agim             Pepa                Kryetar

- Fatmira         Thartori           N/ Kryetare

- Lulzim          Hasa                Anëtar

- Vojsava         Pipa                 Anëtare

- Reshit            Kala                Anëtar

 

 

  1. Komisioni Juridike, Rend, Konflikte.

- Fatjon            Biba                Kryetar

- Emiliano       Aliu                 N/ Kryetar

- Ortela            Stafa                Anëtare

- Agim             Pepa                Anëtar

- Anjeza           Proshka           Anëtare

 

  1. Komisioni për Barazinë Gjinore dhe Përfshirjen Sociale

- Margarita       Dedej              Kryetare

- Emiliano        Aliu                 N/ Kryetar

- Fatmira          Thartori           Anëtare

- Luan              Sheshi              Anëtar

- Anjeza           Proshka            Anëtare

 

 

  1. Komisioni i Mandateve

- Margarita        Dedej             Kryetare

- Luan               Sheshi             N/ Kryetar

- Erind              Tosku              Sekretar

 

 

 

 

 

 

 

 

 

v Konferenca e Kryetarëve të Këshillit Bashkiak Rrogozhinë përbëhet :

 

  1. Mukades Gixhari - Kryetare e Këshillit
  2. Emiliano Aliu -  N / Kryetar  i Këshillit
  3. Margarita Dedej -  Kryetare e Grupit të PS , njëkohësisht Kryetare e Komisionit të

                                    Mandateve dhe Komisionit për Barazinë Gjinore dhe Përfshirjen Sociale

  1. Enver Memolla - Kryetar i Komisionit të Financës, Taksave dhe Revizionimit
  2. Alban Sula -   Kryetar i  Komisionit të  Shëndetsisë,  Arsimit,  Rinisë,  Sportit,  Kulturës dhe

                             Turizmit

  1. Petrit Haska -  Kryetar i  Komisionit të Shërbimeve Publike,  Bujqësi,  Blegtori dhe

                              Pronave.

  1. Agim Pepa - Kryetar i Komisionit të Urbanistikës,  Zhvillimit ekonomik dhe

                            Infrastukturës.

  1. Fatjon Biba - Kryetar i Komisionit Juridike,  Rend,  Konflikte.

 

 

 

  • Vendimet e Këshillit Bashkiak Rrogozhinë nga viti 2015-2020 , gjenden të publikuara në Arkivën Kombëtare të Vendimeve të Këshillave Bashkiakë të Shqipërisë në Platformën Elektronike, al.

 

 

 

  • Vendndodhja e sallës së Këshillit Bashkiak

 

 

Adresa  :  Bashkia Rrogozhinë, Lagjja Nr.1, Rruga e Kavajës, Blloku “12 Shtatori” Kati i II-të.

 

 

Rreth Rrogozhinës

Bashkia Rrogozhinë ka një sipërfaqe prej 223.69 km2 dhe ndodhet në pjesën e ulët perëndimore të Shqipërisë, e cila nga pikëpamja gjeomorfologjike quhet Ultësira PranAdriatike...

Buletini

Kontakt

Adresa : Bashkia Rrogozhinë , Lagjja. nr. 1,Rruga e . “ Kavajës”, Blloku “12 Shtatori” Tel/Fax 057722031

email: brrogozhine@gmail.com

 

Orari zyrtar për kontaktime me zyrat e bashkise eshte  nga ora 08:00 – 16:00