Bashkia Rrogozhine
Atmosfere festive ne Bashkine Rrogozhine
Bashkia Rrogozhine
images/headers/br-christmas.jpg

Bashkia Rrogozhinë, në tetor të vitit 2016, së bashku me Bashkinë e Peqinit dhe të Himarës, janë bërë pjesë e projektit pilot gjerman “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomia Ricikluese në respekt të Mjedisit”.  Ky projekt financohet nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ); zbatohet në Shqipëri nga GIZ GmbH (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit); mbështetet në nivel qendror nga Ministria e Mjedisit dhe lehtësohet në nivel vendor nga Bashkitë partnere. Projekti ka për qëllim:

  1. Hartimin e planeve të reja të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në tre bashkitë partnere
  2. Riciklimin e materialeve të thata dhe përmirësimin e riciklimit me 15-20 %, në secilën bashki
  3. Edukim mjedisor dhe rritje njohurish teknike për menaxhimin e mbetjeve, nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese/edukuese të organizuara në bashkëpunim më Këshillat Bashkiak të bashkive partnere

Përfitimet nga projekti:

Me rritjen e sasisë së materialeve të ricikluara dhe heqjen masive të mbetjeve organike nga vend-depozitimet do të ulet ndotja e ujrave, do të mbrohet toka dhe ujërat nëntokësor, e për rrjedhojë do të mbrohet mjedisi dhe burimet natyrore.

Ndarja e materialeve të riciklueshme dhe të mbetjeve organike nga pjesa tjetër e mbetjeve që do të depozitohen në vend-depozitime, do të ulë sasinë e gazrave me efekt serë.

Projekti i jep rëndësi të veçantë vendosjes së tarifave të drejta për pastrimin nga Njësitë e Qeverisjes Vendore, me qëllim zbutjen e efekteve që mund të vijnë nga rritja e kostove për shtresat në nevojë. Me interes të madh për projektin është edhe përfshirja e grupeve të margjinalizuara, të cilët si burim të ardhurash kanë shitjen e materialeve të riciklueshme., duke synuar kështu zbutjen e varfërisë në zonë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

 

Plani i integruar i mbetjeve të ngurta

Plani Lokal i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta (PLMMN) është një dokumet startegjik i cili do të mundësojë zbatimin e politikës kombëtare të Strategjisë dhe Planit Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve në nivel lokal. Këshilli Bashkiak me mbështetjen e projektit “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomia Ricikluese në respekt të Mjedisit” do të lehtësoj draftimin, miratimin dhe zbatimin e PLMMN-së.

 

PLMMN do të përmbaj përshkrimin e karakteristikave të zonës së mbetjeve (demografia, pozita gjeografike, zhvillimi ekonomik dhe socio-kulturor, turizmi etj. vlerësimin e skemave ekzistuese të grumbullimit të mbetjeve, pajisjve dhe personelit të përfshirë, skenarët për menaxhimin e mbetjeve në afatëshkurtër dhe afatëmesëm, kudrin ligjor, institucional dhe financiar   të menaxhimit të mbetjeve.

Rëndësi të veçantë  do ti kushtohet kompostimit si një praktikë miqësore me mjedisin dhe që kursen  fonde nga tarifat e  vend-depozitimit.

 

 

Plani Lokal i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta:

 

  • Do të përmirësojë infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve
  • Do të analizojë dhe përmirësojë skemën e financimit dhe menaxhimit
  • Do të mundësojë investime përmes projekteve pilot
  • Do të shërbejë si instrument financiar që rrit kapacitetet në Bashki
  • Do të udhëzojë monitorim dhe zbatim më të mirë të menaxhimit të mbetjeve

 

 

Këshilli bashkiak në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe mbështetjen e projektit do të jetë mbështetësi kryesor në fushatën e ndërgjegjësimit dhe edukimit të banorëve rreth sistemit të ri të menaxhimit të mbetjeve, reduktimin, ndarjen, riciklimin, kompostimin etj.

 

Metodat më të përshtatshme të komunikimit dhe edukimit të komunitetit do të diskutohen dhe do të përzgjidhen në tryeza pune  të ngritura me aktor lokal.

 

Plani pritet të përfundojë në vitin 2019.

 

 

Rreth Rrogozhinës

Bashkia Rrogozhinë ka një sipërfaqe prej 223.69 km2 dhe ndodhet në pjesën e ulët perëndimore të Shqipërisë, e cila nga pikëpamja gjeomorfologjike quhet Ultësira PranAdriatike...

Buletini

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Sed molestie scelerisque ultrices. Nullam venenatis, felis ut accumsan vestibulum, diam leo congue nisl, eget luctus sapien libero eget urna. Duis ac pellentesque nisi.

Kontakt

Adresa : Bashkia Rrogozhinë , Lagjja. nr. 1,Rruga e . “ Kavajës”, Blloku “12 Shtatori” Tel/Fax 057722031

email: brrogozhine@gmail.com