Bashkia Rrogozhine
Atmosfere festive ne Bashkine Rrogozhine
Bashkia Rrogozhine
images/headers/br-christmas.jpg

PROGRAMI I TRANSPARENCËS

BASHKIA RROGOZHINË

 

I

Hyrje

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur  programi i transparencës për Bashkinë Rrogozhinë. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë  së autoritetit në  kuadër  të  ligjit  nr.119/2014  “Për  të  Drejtën  e Informimit”(LDI). Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Bashkia Rrogozhinë ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. Bashkia Rrogozhinë do të përditësojë here pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës  së Bashkisë Rrogozhinë,  nëpërmjet  pasqyrimit  të  detajuar  të  tij  nëpërmjet stendës së informimit pranë Bashkisë, si dhe faqes online ëëë.bashkiarrogozhine.gov.al.

Programi  i  transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afate kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje  të programit  të transparencës  evidentohet  skema  e  publikimit,  e  cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen  zyrtare  në internet.  Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje.

Faqa online e Bashkisë Rrogozhinë është e ndërtuar në atë formë që  mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm.  Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen dhe do të pasqyrohen informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema  e  publikimit  paraqitet  nëpërmjet  tabelës  përmbledhëse  të evidentuar  në këtë program.

 

 

PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Bashkisë Rrogozhinë janë:

1.“E drejta  për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

2.Prezumimi  i  publikimit  maksimal  të  të  dhënave:  Bashkia  Rrogozhinë ushtron funksione  publike,  për  rrjedhojë  informacioni  që  rrjedh  nga  veprimtaria  e tij publikohet  në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3.Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Bashkisë Rrogozhinë dhe përkat ësisht: Ligji nr. 8652, date 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.

4.Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

5.Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).

6.Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

7.Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë :

 - i plotë;

-i saktë;

-i përditësuar;

-i thjeshtë në konsultim;

-i kuptueshëm;

-lehtësisht i aksesueshëm;

- i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

III.

INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni  i  lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar  në nenin  7 të ligjit  Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”. Në  përputhje  me  këtë  program  transparence  të  miratuar, Bashkia  Rrogozhinë ka vendosur dhe do të vendos në  dispozicion të publikut në  faqen e  tij online, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

  • Strukturën organizative të Bashkisë Rrogozhinë;
  • Tekstet e plota të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare  dhe  elektronike  për  depozitimin  e  kërkesave  për  informim,  si  dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të Bashkisë Rrogozhinë, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë,si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi Bashkinë Rrogozhinë, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur Bashkia Rrogozhinë vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe  dokumentet që tregojnë gjendjen  e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
  • Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të

koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të Bashkisë Rrogozhinë, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

  • Informacion për shërbimet që Bashkia Rrogozhinë i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e Bashkisë Rrogozhinë, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër nëhartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Bashkisë Rrogozhinë, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor Bashkia Rrogozhinë për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • Bashkia Rrogozhinë, gjithashtu, do të krijojë dhe arkivojë një kopje dixhitale të faqes zyrtare të tij në internet,  të  plotësuar  me  informacionin  që  kërkohet  në  programin  e  miratuar  të transparencës,  si  dhe  për  metodat,  mekanizmat  dhe  periodicitetin  e  publikimit  të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në  faqen  zyrtare  të  internetit,  brenda  48  orëve  prej  miratimit  të  aktit  nga Bashkia Rrogozhinë.

 

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, do të përditësohet sa herë që ai ndryshon.

 

Programi PDF

Rreth Rrogozhinës

Bashkia Rrogozhinë ka një sipërfaqe prej 223.69 km2 dhe ndodhet në pjesën e ulët perëndimore të Shqipërisë, e cila nga pikëpamja gjeomorfologjike quhet Ultësira PranAdriatike...

Buletini

Kontakt

Adresa : Bashkia Rrogozhinë , Lagjja. nr. 1,Rruga e . “ Kavajës”, Blloku “12 Shtatori” Tel/Fax 057722031

email: brrogozhine@gmail.com

 

Orari zyrtar për kontaktime me zyrat e bashkise eshte  nga ora 08:00 – 16:00