Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: October 15, 2024

Takim me Kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali në Bashkinë Rrogozhinë

Gjatë një vizite në Bashkinë Rrogozhinë, patëm kënaqësinë të diskutojmë së bashku me Znj. Elisa Spiropali, Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, mbi investimet, buxhetet dhe angazhimet e nevojshme për zhvillimin e komunitetit. Në fokus të bisedimeve ishin përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve publike, si dhe mbështetja për projekte që do të ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Jemi besimplotë se do të kemi mbështetje maksimale për investimet publike, në përputhje me vizionin afatgjatë, i cili synon transformimin e vendit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Faleminderit!