Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: August 1, 2025

📱 Hapen aplikimet pĂ«r SkemĂ«n KombĂ«tare tĂ« Investimeve 2025!

Tashmë, Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.

Skema Kombëtare vjen me një fond rekord prej 20 milionë euro, të strukturuar në 9 masa mbështetëse, ku çdo aplikant ka mundësi të përfitojë nga më shumë se një masë, për të ndërtuar një plan të plotë investimi që i përgjigjet realisht nevojave në terren.

đŸŒ± Ky kooperim i financimeve synon:
đŸ”č rritjen e konkurrueshmĂ«risĂ«,
đŸ”č fuqizimin e inovacionit nĂ« zinxhirin agro-ushqimor,
đŸ”č pĂ«rmbushjen e standardeve tĂ« BE-sĂ« pĂ«r sigurinĂ« ushqimore,
đŸ”č dhe mbi tĂ« gjitha, realizimin e objektivit ambicioz prej 1 miliardĂ« euro eksporte bujqĂ«sore deri nĂ« fund tĂ« mandatit tĂ« katĂ«rt qeverisĂ«s.

Çdo fermer individual, subjekt me status fizik apo juridik dhe SHBB mund tĂ« aplikojĂ« pĂ«r mbĂ«shtetje nĂ« SkemĂ«n KombĂ«tare tĂ« Investimeve 2025 pĂ«r 9 masa mbĂ«shtetĂ«se:

1ïžâƒŁ NdĂ«rtimin e serave diellore tĂ« reja pĂ«r prodhimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit tĂ« tavolinĂ«s
2ïžâƒŁ Mbjellje tĂ« reja nĂ« pemĂ« frutore, ullinj, agrume dhe vreshta
3ïžâƒŁ Rrjeta antibreshĂ«r pĂ«r pemĂ«t, agrumet dhe vreshtat ekzistuese
4ïžâƒŁ Sistemet e ujitjes me pika nĂ« pemĂ«tore dhe vreshta
5ïžâƒŁ NdĂ«rtimi i ambienteve pĂ«r mbarĂ«shtimin e blegtorisĂ« dhe shpendĂ«tarisĂ«
6ïžâƒŁ Mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqĂ«sore dhe blegtorale
7ïžâƒŁ Pajisjet pĂ«r pĂ«rpunim dhe paketim pĂ«r perime, fruta, rrush, verĂ«, ullinj dhe vaj ulliri
8ïžâƒŁ Investime nĂ« agroturizĂ«m
9ïžâƒŁ Koshat dhe rrjetat e peshkimit pĂ«r akuakulturĂ«

â„č â„č PĂ«r mĂ« shumĂ« informacion, ju mund tĂ« kontaktoni nĂ«:
‱ 📞 Numri falas: 0800 83 83
‱ 🌐 Website: www.azhbr.gov.al
‱ 📧 Email: info@azhbr.gov.al

Bashkia Rrogozhine