Aplikantët që kaluan me sukses fazën e parë për programin “Përmirësim i kushteve të banesave ekzistuese 2025”
Aplikantët që kaluan me sukses fazën e parë për programin “Përmirësim i kushteve të banesave ekzistuese 2025“, duhet të depozitojnë dokumentacionin e kërkuar pranë zyrave të Bashkisë Rrogozhinë nga data 01.10.2025 deri më 31.10.2025.
⏳ Kjo procedurë duhet të kryhet brenda 30 ditëve kalendarike.
🔑 Detaje të rëndësishme
- Dokumentet e dorëzuara duhet të jenë të lëshuara nga institucionet kompetente jo më herët se 3 muajt e fundit.
- Në rast të paraqitjes së të dhënave të pavërteta ose në kundërshtim me kriteret ligjore për strehimin social, aplikantit i hiqet e drejta për të përfituar.
- Dosja e secilit aplikant në fazën e dytë duhet të përmbajë dokumentacionin që vërteton deklarimet e bëra në fazën e parë, sipas VKM Nr. 384, datë 12.06.2019.
👉 Për më shumë detaje dhe per te pare listen e fituesve vizitoni linkun: Kliko Ketu
Me respekt, Bashkia Rrogozhine