Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Programi i Sherbimeve

Shërbimet   Publike

Ky program përmban shërbimet më jetike për komunitetin siç janë:

  • Mbledhja, largimi dhe trajtimi i mbetjeve urbane.
  • Mirëmbajtja dhe administrimi i sipërfaqeve të gjelberta.
  •   Mirëmbajtja e varrezave publike dhe krijimi i kushteve sipas standartave për shërbimin funeral.
  • Mbledhja dhe largimi i ujërave të shiut dhe mbrojtja nga përmbytjet në zonat e banuara.
  • Shërbimi i dekorit publik dhe ndriçimi i mjediseve publike.
  • Mirëmbajtja institucionet që janë në varësi të Bashkisë.
  • Mirëmbajtja e rrugëve urbane dhe rurale si dhe realizimi sipas standarteve të sinjalistikës rrugore.

Shërbimet publike, për nga rëndësia e tyre, ndikojnë direkt në cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe janë një parakusht për zhvillimin social ekonomik për të gjithë territorin e Bashkisë Lushnjë.

Politikat e zhvillimit

Programi i shërbimeve publike, bazohet në katër politika themelore :

  1. Ofrimi i shërbimeve publike cilësore për përmirësimin e jetesës së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit.
  2. Rritja e e efiçensës dhe efektivitetit të shërbimeve publike, nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të teknologjisë si dhe zgjerimit të shërbimit.
  3. Rritja e transparencës në lidhje me  ofrimin e sherbimeve publike, duke siguruar pjesëmarrjen e publikut në procesin e planifikimit dhe te monitorimit, për ta orientuar ate sipas nevojave te tyre
  4. Përmirësimin e mjedisit urban me standartet e duhura në shërbim të komunitetit.

Parqet, lulishtet dhe hapësirat e gjelbra publike.

Shërbimi i mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbërta në qytet realizohet nga buxheti i Bashkisë nga mjetet logjistike e fuqinë punëtore te Nderrmarrjrs se Pasurise Publike.

Nevoja për organizime qytetare në OJF apo grupime të tjera në dobi të përmiresim të kushteve të jetesës dhe mjedisit është gjithnjë në rritje, kjo e lidhur drejtpërdrejt me rritjen e qytetit dhe problematikave të zhvillimit të tij.
Shtimi dhe përmirësimi i mjediseve të gjelbra është një tjëtër element, i cili duhet të merret në konsideratë për krijimin e një mjedisi të shëndetshëm dhe estetik. Kjo në rradhë të parë kërkon përcaktimin konkret në terren të zonave të gjelbra, dhe specifikimin e instrumenteve për mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre në të ardhmen

  • Shërbimi realizohet për mirëmbajtjen sipërfaqeve të gjelbërta, shërbimet për mirëmbajtjen dhe shtimin e siperfaqes së barit, drurëve dekorativ, shkurreve, stolave, pastrim i rrugë të brendshme etj.
  • Mirëmbahen në mënyrë të vazhdueshme gjithë drunjtë dekorativë të gjelbërimit rrugor.

Mirmbajtja e rrugëve rurale.

Objekt kryesor i veprimtarisë është mirmbajtja  përmisimi dhe modernizimi   i rrugëve rurale (degëzimet e rrugëve kombëtare që lidhin qendrat e Njësive dhe fshatrave  të Bashkise Lushnjë.)

Përmiresimi i rrjetit të rrugëve rurale konsiston në:

  • Mirmbajtje e rrugëve rurale.
  • Blerje baze materiale e akseve të ndryshme me mjetet e Bashkisë Lushnjë.
  • Riparim urash.

Mirembajtja e shkollave dhe instituvioneve konsiston në:

  • Lyerje dhe meremetime të ambjenteve të jashtme dhe brëndshme të tyre.
  • Mirëmbajtje të terreneve sportive (fusha dhe palestra).
  • Mirëmbajtje të rrjetit elektrik dhe hidraulik.