Emergjencat Civile
Emergjencat Civile – Bashkia Rrogozhine
Struktura e Emergjencave Civile pranë Bashkisë Rrogozhinë ka në fokus garantimin e sigurisë së komunitetit dhe koordinimin e veprimeve në situata të rrezikut. Përmes monitorimit të vazhdueshëm, vlerësimit të terrenit dhe bashkëpunimit me institucionet përkatëse, duke siguruar reagim të shpejtë dhe efikas ndaj fatkeqësive natyrore, ndodhive të paparashikuara dhe çdo situate që kërkon ndërhyrje emergjente. Gjithashtu, rëndësi të veçantë i kushtohet informimit të qytetarëve, parandalimit, planifikimit dhe forcimit të kapaciteteve për menaxhimin e emergjencave, me synim mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.
