Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Këndi i BE

Këndi i BE-së është krijuar me mbështetjen e projektit “Bashkitë për në Evropë”, i cili financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri. Qëllimi i Këndit të BE-së, si pjesë e  Njësisë së Integrimit Evropian në bashki, është të sigurojë informacion në lidhje me BE, institucionet dhe politikat e saj, procesin e Integrimit Evropian të Shqipërisë në BE, si dhe fondet e programet e Bashkimit Evropian të vlefshme për bashkitë , institucionet vendore, grupet e shoqërisë civile dhe qytetarët.  

Këndi i BE-së disponon një sërë materialesh informuese  në lidhje me BE-në. Të gjitha materialet ofrohen falas. Botimet elektronike mund të merren përmes postës elektronike ose të shkarkohen nga faqja e internetit www.bpe.al .  

Ju mund të drejtoni pyetjet tuaja duke ardhur personalisht, nëpërmjet postës elektronike apo letrave. Ne u përgjigjemi brenda 48 orëve gjatë ditëve të javës. Në ndonjë rast, mund t’ju drejtojmë pranë autoritetit përkatës në Shqipëri. 


Këndi i BE Bashkia Rrogozhinë

 

Adresa: Lagjia Nr.1, Rruga Kavajes, Rrogozhine

Kordinatori:  Xhesika Cela

Email i Bashkise Rrogozhine: brrogozhine@gmail.com

Email:  xhesikacela30@gmail.com

Mobile:  00355 (0) 676218773

>> Kliko këtu për më shumë. <<

Bashkitë për në Europë!

Bashkitë për në Europë!

Prej dhjetorit të vitit 2016, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmejt Ministrisë së Punëve të Shtetit për Çështjet Vendore, Ministrisë së Integrimit, Shoqatës për Autonomi Vendore, Shoqatës së Bashkive Shqiptare dhe Delegacionit Europian, Bashkia Rrogozhinë krahas bashkive të tjera në rang kombëtar, është bërë pjesë e projektit BASHKITË PËR NË EUROPË!

Me qëllim konsolidimin dhe fuqizimin e qeverisë vendore në Shqipëri, në kontekstin e zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale Kombëtare për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore 2015-2020, projekti synon konkretisht:

  • Krijimin e këndeve të BE-së në çdo Bashki dhe menaxhimin efikas të tyre
  • Rritjen e njohurive për Instrumentin e Asistencës së Para-aderimit “IPA” si dhe fondet e tjera kryesore të BE-së të disponueshme për bashkitë dhe qytetarët shqiptarë
  • Rritjen e kapaciteteve në nivel vendor për përfitimin nga fondet IPA dhe nga fondet e programet e tjera të BE-së të disponueshme për Bashkitë dhe qytetarët shqiptarë
  • Rritjen e njohurive mbi politikat, objektivat, prioritetet, institucionet, programet dhe perspektivën e Bashkimit Evropian
  • Rritjen e kapacitetve të pushtetit vendor për ta marrë, kuptuar dhe përhapur informacionin që ka të bëjë me BE-në
  • Rritjen e kapaciteteve bashkiake për të grumbulluar, si nga publiku ashtu edhe nga administrata, përpunuar dhe ofruar informacionin, i cili mund të japë njohuri mbi programet dhe ndërhyrjet e ardhshme të Qeverisë shqiptare, BE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë
  • Rritjen e ndërveprimit dhe koordinimit me strukturat e ndryshme të informacionit dhe palët e tjera të interesuara, në veçanti me Rrjetin e Informimit të BE-së “Zyrat e Informimit të BE-së në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë”, Projektin TACSO dhe Vendet Anëtare të BE-së, në lidhje me ofrimin e informacionit rreth BE-së dhe proçesit të integrimit në BE

Informimi mbi BE-në në shkolla

Sesione  informimi mbi BE-në në shkollën nëntë-vjecare Qamil Gjuzi dhe shkollën nëntë-vjecare George Soros të Bashkisë Rrogozhinë

  Më 17 maj dhe 31 maj kordinatorja lokale e BE-së,në Bashkinë Rrogozhinë, organizoi sesion informues mbi Bashkimin Evropian me rreth 24 nxënës të shkollës Qamil Gjuzi dhe rreth 30 nxënës të shkollës Xhorxh Soros. Temat e leksioni ishin “Cfarë është Bashkimi Evropian?” dhe Kuic “Sa e njohim Bashkimin Evropian ?”.

Interesi nga nxënësit ishte i lartë.