- Shërbimet qe ofron zyra e gjendjes civile
1.Lejë banimi:
Për të tërhequr Gjëndjen Civile nga një qytet në një qytet tjetër ose nga fshati në qytet nevojiten këto dokumenta :
* kërkese me shkrim
* çertifikatë familjare
* vërtetim nga Rajoni ku banon
* kontratë qiraje e noterizuar ose vërtetim pronësie
* mandat arkëtimi (1000 lek te cilat derdhen në llogari të bashkisë), Pasi plotësohen këto dokumenta, qytetari paraqitet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku nëpunësi pasi bindet për dokumentat bën protokollimin dhe sistemimin e tyre, i jep qytetarit 2 formularë nga të cilët :
* një kopje i dërgohet Zyrës së Gjendjes Civile (vendbanimit te mëparshëm të qytetarit)
* një kopje tjetër i dërgohet degës së Mobilizimit për të kryer ndryshimet në Evidencën ushtarake nga mosha 16-55 vjeç. Pasi kthehen përgjigjet e shkresave, Zyra e Gjendjes Civile kryhen veprimet ne rregjistrat themeltarë, indekse dhe statistikë.
2. Rregjistrimi i martesës
Martesa rregjistrohet në Zyrën e Gjëndjes Civile të vendbanimit të nuses ose të dhëndrit.
* Për lidhje martese duhet që bashkëshortet, si vajza dhe djali të kenë mbushur moshën 18 vjeç.
* Përpara lidhjes së matëses, nënpunësi i Gjëndjes Civile bën shpalljen e saj. Për këtë duhet të paraqiten pranë zyrës të dy bashkëshortët të cilët duhen të paraqitin një kërkesë dhe dy çertifikata lindje me shënimin “për shpallje martese”
* Lidhja e martesës (celebrimi) bëhet pas 10 ditësh. Të dy bashkëshortët duhet të dorëzojnë çertifikatë për lidhje martese me fotografi. Afati i lidhjes së martese është deri 1 vit nga dita e shpalljes së martesës. Në rastin kur njeri nga bashkëshortët është shtetas i huaj dhe lidhja e martesës bëhet pranë një zyre të gjëndjes civile në Shqipëri, proçedura është e njëjtë:
* Të dy bashkëshortët duhet të jenë prezent për shpalljen e martesës, shtetasi i huaj duhet të ketë çertifikatë lindje dhe një dokument nga gjëndja civile e qytetit ku jeton, ku të vërtetohet leja e martesës, që ai ose ajo është i lirë për të kryer martesë.
* Këto dokumenta duhet të jenë të legalizuara nga ambasada apo konsullata shqiptare në vendin respektiv, dhe me vendet që kanë hyrë në Konventën e Hagës duhet vulë Apostile.
* E njëjta proçedurë ndiqet edhe për lidhje martese të një shtetasi(e) në një vend të huaj. Edhe në këtë rast bëhet shpallja e martesës në gjëndjen civile në Rrogozhine dhe mbas afatit 11 ditor, personi i interesuar pajiset me një çertifikatë lindje për lidhje martese në shtetin tjetër.
3.Ndarje familjare dhe bashkim familjar:
Çdo shtetas i veçantë që shkëputet nga familja e tij dhe bashkohet me një familje tjetër ose krijon një ekonomi familjare të veçantë, të ndarë nga familja e parë, ka të drejtë të kërkojë që të regjistrohet në fletën e familjes me të cilën bashkohet, ose në një fletë tjetër si familje e veçantë.
Dokumentat që duhen për ndarje familjare janë :
* kërkesë ku të vihet adresa dhe arsyeja e ndarjes apo bashkimit familjar
* çertifikatë familjare
* vërtetim nga rajoni (ku të bëhet shënim nga kryetari i rajonit që të bëhet ndarja familjare). Për bashkim familjar duhen nga të dy palët nga një kërkesë, nga një çertifikate familjare si dhe mendimi nga rajoni.
Dokumentat dorëzohen në Zyrën e Gjëndjes Civile tek nënpunësi përkatës.
4.Ndërrim emri ose mbiemri:
Çdo shtetas ka të drejtë të ndryshojë emrin ose mbiemrin jo më shumë se një herë, me përjashtim të rasteve kur shtetasi kërkon të rimarrë emrin ose mbiemrin e rregjistruar në aktin e lindjes. Kërkuesi në këtë rast paraqet kërkesën në Zyrën e Gjëndjes Civile ku figuron i rregjistruar në të cilën duhet të shënojë shkaqet për ndërrim emri ose mbiemri, emri ose mbiemri i ri që ka zgjedhur, bashkë me një çertifikatë të kësaj zyre (për ndërrim emri, çertifikatë lindje), dhe pasi ndërron mbiemrin çertifikate familjare.
Shtetasi ka të drejtë të kërkojë veprime mbi moshën 18 vjec.
Ndërrimi i emrit apo mbiemrit të prindërve shtrihet edhe te fëmijët nën 14 vjec, kur fëmija ka mbushur moshën 14 vjec duhet të merret edhe pëlqimi i tij.
Ndërrimi i emrit apo mbiemrit bëhet në Zyrën e Gjëndjes Civile me procesverbal, ku bëhet edhe në rregjistrat themeltare.
Dokumentat per ndërrim emri, mbiemri :
* kërkesë
* vërtetim nga prokuroria
* vërtetim nga gjykata
* çertifikatë lindje me foto
5. Rregjistrim lindje:
Lindja rregjistrohet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku kanë vendbanimin prindërit.
Dokumenti i lëshuar nga Zyra e Gjëndjes Civile pasi përkthehet vuloset nga konsullata ose Ambasada Shqiptare dhe e atij vendi.
Shtetet që kanë hyrë në Konventën e Hagës iu vihet vula Apostile.
Rregjistrimin e fëmijës e bën një nga prindërit ose në mungesë të tyre një i afërm me dokument identifikimi.
Emrin e fëmijës e caktojnë prindërit. Prindërve ju jepen dy çertifikata .
6. Rregjistrim vdekje:
Vdekja mbahet në Zyrën e Gjëndjes Civile ku ka vendbanimin personi i vdekur. Afati i rregjistrimit të vdekjes është 10 ditë për vdekjet e ndodhura brenda shtetit, dhe 30 për ato jashtë vendit.
Përmbajtjen e aktvdekjes e plotësohet në skedë nga mjeku i cili shënon shkakun e vdekjes. Mbahet aktvdekja nga nëpunësi i Zyrës së Gjëndjes Civile dhe jepen dy çertifikata vdekjeje, një për shpenzime varrimi dhe një për pagese varrimi si dhe leja e varrimit.
* Ç’rregjistrimi në Zyrën e Gjëndjes Civile bëhet nga një pjesëtar i familjes ose një i afërm.
* Përsa i përket vdekjeve aksidentale plotësohet një skedë nga mjeku ligjor.
* Në rast se kalon afati i mbajtjes së aktit të vdekjes, ajo bëhet me vendim gjykate.Për informacione të mëtejshme drejtohuni pranë Zyrës së Gjendjes Civile ose pranë Sportelit të Informacionit.
- Tarifat e sherbimit nga Zyra e Gjendjes Civile:
Sherbimet qe ofrohen nga Zyrat e Gjendjes Civile kryhen kundrejt nje pagese sipas tarifave te miratuara nga legjislacioni ne fuqi.