Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

🔥 Njoftim i Rëndësishëm – Situata me zjarrin në fshatin Zambishë dhe zonat përreth

Vatra e zjarrit që ka rënë para disa ditësh në fshatin Zambishë, e cila është përhapur edhe në disa fshatra të tjerë përreth, vazhdon të jetë aktive.

Bashkia Rrogozhinë është e angazhuar maksimalisht për mbrojtjen e jetës, pasurisë dhe mjedisit të qytetarëve tanë.

Falenderojme: Emergjencat Civile, Forcat Zjarrfikëse të Bashkisë, Punonjësit e Shërbimeve, banorët e zonës, Prefekturën e Tiranës si dhe ndihmën ajrore, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për përballimin e situatës.

Aktualisht, zjarri vijon të jetë aktiv në disa vatra të shpërndara dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga forcat në terren. Deri më tani nuk ka banesa të dëmtuara, por janë djegur rreth 70-80 hektarë me sipërfaqe të mbjella dhe bimësi të ndryshme.


⚠️ KUJDES!

Pavarësisht temperaturave të larta, zjarret nuk nisen pa shkak. Shkaku kryesor shpesh është pakujdesia apo veprime të qëllimshme. Prandaj, në këto kushte, i bëjmë thirrje çdo qytetari të tregojë kujdes të shtuar dhe përgjegjësi ndaj mjedisit dhe komunitetit.

Veprimet e pakujdesshme po rrezikojnë mundin e bashkëqytetarëve në tokat e tyre të mbjella dhe në rastin më të keq, mund të kërcënojnë banesat dhe jetën e njerëzve.

Merrni përgjegjësi qytetare! Përtej dënimeve penale, nevojitet edhe ndjeshmëri njerëzore nëse dikush ka vepruar qëllimisht apo nga pakujdesia. Dëmi i shkaktuar është i madh dhe ndikon të gjithë komunitetin.


📞 Çfarë duhet të bëni në rast se shihni zjarr?

Nëse shikoni një vatër zjarri, ju lutemi njoftoni menjëherë Shërbimin e Zjarrfikëses në numrat emergjent. Koha e reagimit është jetike për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Faleminderit për bashkëpunimin!

0 Comments

There are no comments yet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *