“Subvencioni i interesave te Kredise ” per vitin 2025
Njoftim per te gjithe familjet qe kane aplikuar per programin “Subvencioni i interesave te Kredise ” per vitin 2025 – Bashkia Rrogozhine.
Kliko lketu dhe informohu rreth saj.
Falemidnerit!
Njoftim per te gjithe familjet qe kane aplikuar per programin “Subvencioni i interesave te Kredise ” per vitin 2025 – Bashkia Rrogozhine.
Kliko lketu dhe informohu rreth saj.
Falemidnerit!
🇨🇿 Çeki 🆚 Angli 🇬🇧 – një përballje që pritet të dhurojë spektakël dhe intensitet në fushën e lojës!⚽
🏟️ Arena Egnatia në Rrogozhinë është gati të mirëpresë këtë sfidë europiane.
🙌 Bashkia Rrogozhinë, në bashkëpunim me Arena Egnatia, ka bërë përgatitjet e duhura për të garantuar një atmosferë dinjitoze, mikpritje të ngrohtë dhe kushte të shkëlqyera për ekipet, tifozët dhe të gjithë pjesëmarrësit.
🎉 Ejani të përjetoni emocionin në stadium dhe të bëheni pjesë e një ngjarjeje që shkruan historinë e futbollit në Shqipëri!
📷 Mos harroni të vizitoni edhe Fan Zone në parkun e qytetit për argëtim, aktivitete dhe atmosferë festive për të gjitha moshat!
#RrogozhinaJonë #ArenaEgnatia #UEFAU17 #Albania2025 #ÇekiAngli #FutbolliNaBashkon #KrenarëPërMikpritjen
🏟️ Arena Egnatia ishte sërish skenë e një përballjeje të madhe – Itali 🇮🇹 🆚 Angli 🇬🇧, një ndeshje e mbushur me intensitet, dhe emocione të forta!
🔥 Atmosfera ishte elektrizuese, tribuna plot me tifozë të zjarrtë dhe mikpritja e qytetit tone në nivelin më të lartë!
😍 Ju sjellim fotoalbumin e kësaj mbrëmjeje fantastike, ku futbolli i të rinjve tregoi nivelin dhe fuqinë që bashkon Europën në zemrën e Rrogozhinës.
📷 Shfletoni fotot, ndani emocionet dhe bëhuni pjesë e kësaj historie që po shkruhet në fushën tonë!
#RrogozhinaJonë 💚 #UEFAU17 #Albania2025 #ArenaEgnatia #ItaliAngli #FutbolliNaBashkon
📍 Në zemër të Rrogozhinës, Fan Zone u kthye në pikën më energjike të qytetit – aty ku tifozët u mblodhën për të festuar futbollin dhe për të ndarë emocionet e kampionatit europian!
🛠️ Bashkia Rrogozhinë është kujdesur me përkushtim për çdo detaj të këtij eventi, duke garantuar organizim dinjitoz, mikpritje shembullore dhe një atmosferë festive që i shkon denjësisht një kampionati europian!
🎈 Loja, muzikë live, aktivitete argëtuese për fëmijë, kënde fotografike dhe shumë surpriza për të gjithë!
🙌 Një ditë që tregoi se sporti nuk luhet vetëm në fushë, por edhe në zemrat e tifozëve!
📸 Shfletoni këto çaste të bukura nga Fan Zone – sepse bashkë krijojmë kujtime që vlejnë më shumë se një gol!
#FanZoneRrogozhinë #RrogozhinaJonë #UEFAU17 #FestaEVërtetë #Albania2025 #FutbolliNaBashkon
📸 Momente që mbeten në histori!
🏟️ Në Arena Egnatia, në zemër të Rrogozhinës, u zhvillua ndeshja e parë e UEFA European Under-17 Championship Albania 2025!
🇬🇧 Angli 🆚 Belgjikë 🇧🇪
Një përballje emocionuese që ndezi atmosferën dhe e realizuar në mënyrën më të bukur!
🙌 Bashkia Rrogozhinë dhe stafi i Arena Egnatia u kujdesën me profesionalizëm e përkushtim për çdo detaj, duke krijuar një ambient mikpritës dhe një skenë të denjë për futbollin europian të së ardhmes!
😍 Ju sjellim Fotoalbumin e kësaj perballjeje , ku sporti, pasioni dhe mikpritja shqiptare u bashkuan në një event që nuk do të harrohet!
📷 Shfletoni fotot, gjeni veten, ndjeni emocionin dhe bëhuni pjesë e kësaj feste europiane!
#BashkiaRrogozhine#RrogozhinaJonë #UEFAU17 #Albania2025 #ArenaEgnatia #FutbolliNaBashkon #AngliBelgjikë
Për herë të parë Shqipëria mirëpret një Kampionatin Europian të Futbollit – UEFA European Under-17 Championship Albania 2025!
Një ëndërr që bëhet realitet! 🇦🇱🌍
🔴 Të rinjtë tanë do të kenë mundësinë të shkëlqejnë në një skenë europiane.
⚪ Tifozët shqiptarë do të përjetojnë emocione të paharrueshme.
🔴 Shqipëria do të jetë në zemër të vëmendjes së futbollit kontinental!
🏟️ Nga Tirana te Durrësi, nga Rrogozhina në Elbasan, do të jetojmë së bashku një atmosferë magjike!
Ekipet që do të zbresin në fushat tona janë gjigantë të futbollit europian:
🇦🇱 Shqipëria | 🇵🇹 Portugalia | 🇩🇪 Gjermania | 🇫🇷 Franca | 🇮🇹 Italia | 🏴 Anglia | 🇧🇪 Belgjika | 🇨🇿 Çekia
🎉 Le të kthejmë këtë Europian në një festë të madhe kombëtare, një vitrinë të mikpritjes sonë, pasionit tonë për sportin dhe krenarisë që na bashkon!
💥 Të gjithë në stadium – Tifo për Shqipërinë, Tifo për të ardhmen!
#U17EURO #Albania2025 #TifoPërShqipërinë #FutbolliNaBashkon
Historia vazhdon të shkruhet në Rrogozhinë!💚🏆
Egnatia jonë zyrtarisht kampione e Superiores për sezonin 2024-2025, pasi dominuan me një fitore 4-0 ndaj Vllaznisë në finalen e madhe të “Final 4”! 🔥⚽
Ky është titulli i dytë radhazi kampion, një sukses i jashtëzakonshëm që vërteton se Egnatia është skuadra më e madhe në futbollin shqiptar! 💪🇦🇱
Pas një sezoni të rregullt fantastik me 59 pikë në 36 javë, skuadra jonë tregoi edhe një herë karakterin, forcën dhe shpirtin luftarak për të ngritur lart trofeun.
🔝 Rrogozhina është krenare!
💚 Falenderojme lojtaret tanë dhe te gjithe ekipin e Egnatia-s që luftuan me zemër dhe besim deri në fund, ky sukses është i merituar nga fillimi deri në fund!
Egnatia #Kampionë #AbissnetSuperiore #Rrogozhina #HistoriaVazhdon #KrenariaJonë 🟢⚪🏆
📍 Giro d’Italia 2025 ka Nisur – Rrogozhina Hyn në Hartën Botërore të Turizmit Sportiv! 🚴♂️🌍
Sot është zhvilluar nisja zyrtare e Giro d’Italia 2025, Rrogozhina bëhet zyrtarisht pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë – një mundësi unike për ta vendosur qytetin tonë në fokusin e turizmit ndërkombëtar.
Përfshirja e Rrogozhinës në këtë garë ikonike është shumë më tepër se një arritje sportive – është një dritare për të promovuar bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe mikpritjen që e karakterizon qytetin tonë. Me miliona sy të drejtuar nga ekranet në mbi 200 vende të botës, Rrogozhina po shfaqet sot si një destinacion i veçantë që pret të zbulohet nga turistë, sportdashës dhe vizitorë të huaj.
🏛️ Bashkia Rrogozhinë është angazhuar në organizimin e aktiviteteve që do të shoqërojnë këtë event ndërkombëtar, për të ofruar një përvojë unike kulturore dhe për të nxitur ekonominë lokale përmes turizmit.
🌟 Giro d’Italia nuk është vetëm një garë – është një ftesë për të vizituar Rrogozhinën, për të përjetuar historinë, natyrën dhe energjinë e saj unike.
Live: https://www.youtube.com/live/Y6gLN–pCRk?si=uUfed-VL6_yOqhRy
#Rrogozhina #GirodItalia2025 #TurizëmSportiv #PromovimNdërkombëtar #VizitoRrogozhinën #LaGrandePartenza #BashkiaRrogozhinë
Një tjetër hap i madh drejt promovimit ndërkombëtar të qytetit tonë.
Bashkia Rrogozhinë është krenare të jetë pjesë e një prej eventeve më të mëdha sportive në botë – Giro d’Italia, që këtë vit vjen në Shqipëri. Në datat 9 – 11 Maj 2025, “La Grande Partenza” – Nisja e Madhe e garës do të zhvillohet në vendin tonë, duke përfshirë edhe territorin e Rrogozhinës në itinerarin zyrtar të kësaj gare historike.
Rrogozhina bëhet pjesë e një ngjarjeje ndërkombëtare të këtij niveli, duke marrë vëmendjen e miliona sportdashësve në mbarë botën, përmes transmetimeve në mbi 200 televizione ndërkombëtare.
Kjo përfshirje është një arritje domethënëse për qytetin tonë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë të zhvillimit ekonomik, turizmit dhe promovimit kulturor. Bashkia Rrogozhinë po punon intensivisht për të shfrytëzuar këtë mundësi historike, përmes aktiviteteve kulturore, artistike dhe promovuese, që do të zhvillohen paralelisht me garën, në territorin e bashkisë.
Giro d’Italia 2025 është një dritare drejt botës për të treguar bukuritë e Rrogozhinës, energjinë e komunitetit dhe potencialin e saj si destinacion i rëndësishëm turistik dhe sportiv në rajon.
Ky angazhim përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit dhe ndërkombëtarizimit të qytetit tonë.
Bashkia Rrogozhine 💚
Bashkia Rrogozhinë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), është përfshirë në organizimin e Kampionatit Evropian U-17. Ky partneritet përfaqëson një model të suksesshëm bashkëpunimi ndërinstitucional për zhvillimin e sportit dhe angazhimin e të rinjve.
Bashkia Rrogozhinë mbetet e përkushtuar për të mbështetur nisma që lidhen me zhvillimin e komunitetit përmes sportit, edukimit dhe pjesëmarrjes aktive të të rinjve.
Përmes kësaj nisme, Rrogozhina ka kontribuar në një aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, duke ndihmuar në promovimin e sportit dhe në rritjen e profilit të qytetit në nivel kombëtar dhe evropian.
Bashkia Rrogozhine