Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

AKTIVITETE

Kujdesi Për Mjedisin, Është Një Prioritet Për Të Gjithë!🤝

Në këtë periudhë pushimesh, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit. Faleminderit për të gjithë punonjësit !

🌿 Ju lutemi, hidhni mbetjet në vendet e caktuara për të ndihmuar në mbajtjen e pastërtisë dhe bukurisë së natyrës që na rrethon.

Pushimet janë një kohë për t’u çlodhur dhe për të shijuar ambientin përreth, por kujdesi për mjedisin mbetet një përgjegjësi e përbashkët. Çdo veprim i vogël për të mbajtur pastër mjedisin, është një kontribut me mjaft rëndësi.

Bashkia Rrogozhinë 💚🌍

Bashkë, për një mjedis më të pastër dhe më të bukur! 🙌

Intervista në RTSH – Kryetari i Bashkise Rrogozhine Z. Edison Memolla

Intervista e Kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë në RTSH, trajtoi çështje kyçe për komunitetin tonë. Kryetari foli për projektet e përfunduara , aktuale dhe të ardhshme të bashkisë, përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike. Ai diskutoi zhvillimin e ekonomisë lokale, nxitjen e investimeve dhe potencialin e turizmit, duke u përqendruar në atraksionet turistike dhe mënyrat për të tërhequr vizitorë.

Mikpritja e banorëve të Rrogozhinës dhe ruajtja e traditave u theksuan gjithashtu, duke nënvizuar rëndësinë e promovimit të Rrogozhinës si një destinacion tërheqës dhe të zhvilluar. Për më shumë detaje, ju ftojmë te ndiqni videon e plotë të intervistës, e cila gjendet në vijim.

#BashkiaRrogozhinë

Rrogozhina rinis nga deti, qyteti në një perspektivë të re | Mirëmëngjesi Shqipëri | RTSH

Dëgjesa Publike: Plani Vendor Për Menaxhimin E Mbetjeve.

Me bashkëpunimin e Administratës së Bashkisë Rrogozhinë, Këshillit Bashkiak dhe Projektit “Bashkitë e Forta”, u zhvillua dëgjesa publike për “Planin Vendor të Menaxhimit të Mbetjeve”.

Dëgjesa u zhvillua në qytetin e Rrogozhinës, më datë 18.07.2024, ora 10.00, në sallën e Këshillit Bashkiak. Ku ishin të pranishëm banorë dhe sipërmarrës të qytetit të Rrogozhinës, të cilët dhanë rekomandimet dhe sugjerimet e tyre.

Falenderojmë banorët e qytetit të Rrogozhinës dhe koordinatoren e projektit “Bashkitë e Forta” për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre mjaft të vlefshëm.

Ju falenderojmë që ishit pjesë e këtij bashkëbisedimi. Rekomandimet dhe sugjerimet tuaja janë mjaft të rëndësishme.

#Bashkia Rrogozhine

Investime: Përmirësimi i Vijës Bregdetare për një Turizëm të Sigurt dhe Ekonomi të Zhvilluar.

Bashkia Rrogozhinë ka bërë investime të rëndësishme për të përmirësuar vijën e saj bregdetare. Duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës bregdetare, pastrimin e mjediseve dhe në përmirësimin e hapësirave rekreative. Këto investime synojnë të përmirësojnë përvojën e turistëve, të rrisin sigurinë dhe të mbështesin zhvillimin ekonomik lokal përmes tërheqjes së sa më shumë vizitorëve dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Me këto investime, Bashkia Rrogozhinë kontribuon në një mjedis më të pastër dhe më tërheqës për banorët dhe turistët.

Në vijim do të gjeni foto: “Perëndimi në brigjet e plazheve të Rrogozhinës!”

#BashkiaRrogozhinë💚

Vijon Realizimi i Projekteve për Qytetin Tonë…

Rëndësia e projekteve për qytetin tonë është shumë e madhe. Përmes këtyre projekteve, ne synojmë të krijojmë një mjedis që përmbush të gjitha standardet moderne dhe të ofrojë kushte të shkëlqyera për banorët e qytetit të Rrogozhinës. Çdo projekt i realizuar është një hap përpara drejt përmirësimit të infrastrukturës, sigurisë dhe komoditetit të qytetarëve tanë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë pandërprerë për të siguruar që qyteti ynë të jetë një vend ku çdo individ ndjehet i respektuar dhe i mbështetur, duke u rritur në një komunitet të bashkuar dhe të zhvilluar. Kjo përpjekje e përbashkët do të kontribuojë në një të ardhme më të bukur dhe të sigurt për të gjithë ne.

Për një Qytet më të Bukur dhe të Sigurt #BashkiaRrogozhine.

Bujqësia, një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë në zonën tonë.

Bujqësia gjithmonë ka qenë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë në zonën tonë.

Me përkushtimin e fermerëve dhe mbështetjen e qeverisë, sektori bujqësor po përjeton përmirësime të vazhdueshme.

Kushdo që merret me bujqësi dhe ka dëshirë të zgjerojë aktivitetin, është i inkurajuar të paraqitet pranë zyrave të Bashkise Rrogozhine për të mësuar më tej mbi lehtësimet që parashikon ligji. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të investojnë në këtë sektor.

#Bashkiarrogozhine