Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

AKTIVITETE

Tetori Rozë!

🔴Muaji që lëshon këmbanat e kujtesës ndaj kujdesit dhe dashurisë që duhet të tregohet ndaj shëndetit të vajzave dhe grave!

🔴Kujdesi i treguar sot mund të jetë një jetë e shpëtuar nesër!😊

#BashkiaRrogozhinë💚

📌 “WiFi FALAS” në hapësirat publike! 🙌

🔴 Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se Bashkia Rrogozhinë është përzgjedhur si përfituese e nismës WiFi4WB, e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, përmes projektit EU4Digital. 🤝

🟠Së bashku me partnerët tanë, kemi vijuar punën për ta shndërruar këtë projekt në realitet.

🚀 Ky është një hap i madh drejt dixhitalizimit dhe ofrimit të “WiFi Falas” për qytetarët tanë.

#EU4Digital🤝
#BashkiaRrogozhinë💚

📢 Njoftim mbi hapjen e aplikimeve për programin e strehimit “Përmirësim i kushteve të banesave ekzistuese”

Në vijim të miratimit nga ana e Këshillit Bashkiak dhe Prefekturës të sistemit të pikëzimit për programin e strehimit “Përmirësim i kushteve të banesave ekzistuese”, njoftojmë qytetarët se janë hapur aplikimet për këtë program.

Fazat e aplikimit:

  • Faza e parë: Aplikimi kryhet përmes portalit qeveritar “e-Albania”, duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”. Afati: 01.09.2025 – 30.09.2025.
  • Faza e dytë: Vetëm aplikantët që kalojnë me sukses fazën e parë, duhet të depozitojnë pranë zyrave të Bashkisë Rrogozhinë formularin e plotësuar elektronikisht në portal, të shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Afati: 01.10.2025 – 31.10.2025.

📌 Dokumentet e kërkuara do të konsiderohen të vlefshme vetëm nëse janë lëshuar nga institucionet kompetente jo më herët se 3 muajt e fundit.

⚠️ Kujdes: Çdo individ/familje që paraqet të dhëna të pavërteta ose në kundërshtim me ligjin për strehimin social dhe aktet nënligjore, humb të drejtën për të përfituar nga ky program.

ℹ️ Për më shumë informacion, qytetarët mund të drejtohen pranë zyrave të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Social në Bashkinë Rrogozhinë.

Link: https://bashkiarrogozhine.gov.al/wp-content/uploads/2025/09/Njoftim-me-rendesi.pdf

Me respekt,
Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shërbimit SocialBashkia Rrogozhine

#BashkiaRrogozhine

Ftesë për hapjen zyrtare të Kalasë së Bashtovës

Ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë që shënon hapjen zyrtare për vizitorët të këtij monumenti unik të trashëgimisë kulturore.

Pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019, kjo vlerë historike është rikonstruktuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian 🇪🇺 dhe programit EU4Culture, të zbatuar nga UNOPS, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë Rrogozhinë.

📅 Data: 29 gusht 2025
Ora: 16:00
📍 Kalaja e Bashtovës

✨ Bashkohuni me ne dhe përjetoni nga afër rikthimin e një thesari të historisë sonë kombëtare!

Bashkia Rrogozhine ♥

🎉 Festë për Fëmijët 🎉

📅 Data: 20 Gusht 2025
🕖 Ora: 19:00
📍 Vendi: Parku i Qytetit, Rrogozhinë

Bashkia Rrogozhinë dhe Qendra Kulturore “Haxhi Memolla” organizojnë një festë të veçantë kushtuar fëmijëve, me lojëra, muzikë, surpriza dhe argëtim për të gjithë.

✨ Në këtë mbrëmje festive:

  • Do të ketë aktivitete argëtuese dhe lojëra për fëmijët
  • Muzikë dhe atmosferë plot ngjyra
  • Mickey Mouse dhe animatorët e tij që do t’ju dhurojnë buzëqeshje pafund 😍

🌟 Festa fillon me ju dhe është vetëm për ju!

Ejani, festojmë së bashku dhe krijojmë momente të paharrueshme për fëmijët tanë! 🎈🎊

#BashkiaRrogozhine

🌞📸Summerfest në Rrogozhinë! 🎶✨


📌 Promovojmë artin, kulturën dhe artistët e qytetit tonë! 🙂

🔴 Ju ftojmë të shihni galerinë me foto nga eventi i organizuar më 12 gusht, ora 20:00, ku qytetarët tanë shijuan një mbrëmje të mbushur me muzikë, atmosferë festive dhe energji pozitive. 🤝😍

#BashkiaRrogozhinë💚

Njoftim

Ju njoftojmë se Këshilli Bashkiak Rrogozhinë tashmë ka hapur kanalin e tij zyrtar në YouTube.
Çdo mbledhje e Këshillit Bashkiak do të transmetohet dhe mund të ndiqet në këtë kanal.

Faleminderit për vëmendjen dhe bashkëpunimin!

Kliko Ketu

📢 Rihapen aplikimet për programin “Subvencioni i Interesave të Kredisë” – 2025

Bashkia Rrogozhinë njofton se janë rihapur aplikimet për programin e strehimit social “Subvencionimi i interesave të kredisë” për vitin 2025.

Ky program u vjen në ndihmë familjeve dhe individëve që nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar çmimet e tregut të lirë të banesave apo të kredive hipotekore. Prioritet në përzgjedhje u jepet:

  • Çifteve të reja
  • Grave kryefamiljare
  • Individëve dhe familjeve të minoritetit rom dhe egjiptian

🔹 Afatet e aplikimit:

  • Faza e parë: Aplikimi realizohet online në portalin e-Albania përmes shërbimit “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”, nga 16.07.2025 deri më 15.08.2025.
  • Faza e dytë: Vetëm aplikantët që kualifikohen në fazën e parë, duhet të depozitojnë fizikisht dokumentacionin dhe formularin e gjeneruar elektronikisht pranë zyrave të Bashkisë Rrogozhinë, brenda 15 ditëve kalendarike nga përfundimi i fazës së parë.

📌 Dokumentet e dorëzuara duhet të jenë të lëshuara nga institucionet përkatëse jo më herët se 3 muajt e fundit.

⚠️ Kujdes: Paraqitja e të dhënave të pasakta ose të pavërteta përbën shkak për skualifikim automatik dhe heqje të të drejtës për përfitim nga programi.

ℹ️ Për më shumë informacion, qytetarët mund të drejtohen pranë Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Social në Bashkinë Rrogozhinë.

Ju ftojme te lexoni materialin ne linkun ne vijim: Kliko Ketu

Faleminderit për bashkëpunimin!
Bashkia Rrogozhinë

🔥 Njoftim i Rëndësishëm – Situata me zjarrin në fshatin Zambishë dhe zonat përreth

Vatra e zjarrit që ka rënë para disa ditësh në fshatin Zambishë, e cila është përhapur edhe në disa fshatra të tjerë përreth, vazhdon të jetë aktive.

Bashkia Rrogozhinë është e angazhuar maksimalisht për mbrojtjen e jetës, pasurisë dhe mjedisit të qytetarëve tanë.

Falenderojme: Emergjencat Civile, Forcat Zjarrfikëse të Bashkisë, Punonjësit e Shërbimeve, banorët e zonës, Prefekturën e Tiranës si dhe ndihmën ajrore, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për përballimin e situatës.

Aktualisht, zjarri vijon të jetë aktiv në disa vatra të shpërndara dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga forcat në terren. Deri më tani nuk ka banesa të dëmtuara, por janë djegur rreth 70-80 hektarë me sipërfaqe të mbjella dhe bimësi të ndryshme.


⚠️ KUJDES!

Pavarësisht temperaturave të larta, zjarret nuk nisen pa shkak. Shkaku kryesor shpesh është pakujdesia apo veprime të qëllimshme. Prandaj, në këto kushte, i bëjmë thirrje çdo qytetari të tregojë kujdes të shtuar dhe përgjegjësi ndaj mjedisit dhe komunitetit.

Veprimet e pakujdesshme po rrezikojnë mundin e bashkëqytetarëve në tokat e tyre të mbjella dhe në rastin më të keq, mund të kërcënojnë banesat dhe jetën e njerëzve.

Merrni përgjegjësi qytetare! Përtej dënimeve penale, nevojitet edhe ndjeshmëri njerëzore nëse dikush ka vepruar qëllimisht apo nga pakujdesia. Dëmi i shkaktuar është i madh dhe ndikon të gjithë komunitetin.


📞 Çfarë duhet të bëni në rast se shihni zjarr?

Nëse shikoni një vatër zjarri, ju lutemi njoftoni menjëherë Shërbimin e Zjarrfikëses në numrat emergjent. Koha e reagimit është jetike për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Faleminderit për bashkëpunimin!

Thirrja X – Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët shpall të hapur Thirrjen e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një iniciativë që synon të fuqizojë të rinjtë profesionistë përmes përfshirjes së tyre në institucione publike dhe struktura të ndryshme profesionale.

📍 Bashkia Rrogozhinë mbështet dhe inkurajon çdo të ri që dëshiron të ndjekë praktikën dhe të fitojë përvojë profesionale. Ne jemi të hapur të mirëpresim praktikantë në strukturat tona, si një mënyrë për të investuar në të ardhmen e të rinjve .

Ky program u ofron të rinjve një mundësi të çmuar për të:

✅ Fituar eksperiencë praktike
✅ Zhvilluar aftësi të reja profesionale
✅ Lehtësuar integrimin në tregun e punës

📌 Kush mund të aplikojë?
Të rinjtë profesionistë të moshës 21–29 vjeç

📆 Periudha e praktikës:
Shtator – Dhjetor 2025

🗓 Afati i aplikimeve:
27 Qershor 2025 – 10 Gusht 2025

🌐 Aplikimet bëhen online në adresën zyrtare:
👉 praktika.riniafemijet.gov.al

Faleminderit!