Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

AKTIVITETE

Mbledhje e Keshillit Bashkiak 26.06.2024

Ne mbledhjen e Këshillit Bashkiak , date: 26.06.2024 , u diskutuan tema të rëndësishme te cilat do ti gjeni te renditura ne vijim, gjithashtu ne kete mbledhje u vendos edhe shfaqja e një aktiviteti artistik në datën 28 korrik.

Rendi i dites:

1- Miratim i rendit të ditës.

2- Miratim i procesverbalit Nr.8, të mbledhjes së Këshillit Bashkiak datë 03.06.2024.

3- Miratim i projekt-vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Maj 2024 nga fondi i Bllok – Ndihmës 6%”.

4- Miratim i projekt-vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Qershor 2024 nga fondi i pushtetit vendor”.

5- Miratim i projekt-vendimit, “Për miratimin në parim të Projekt-Studimit për dhënien në përdorim të fondit pyjor/kullosore në pronësi të Bashkisë Rrogozhinë”.

6- Miratim i projekt-vendimit, “Për shpalljen e emergjencës në rezervuarin e Domen, fshati Domen, Njësia Administrative Kryevidh”.

7- Miratim i projekt-vendimit, “Për një ndryshim në vendimin nr.37, datë 27.12.2023, ‘Për miratimin e nivelit të pagave të administratës së Bashkisë për vitin 2024’ “, me qëllim përfshirjen në këtë vendim për caktimin e nivelit të pagave të Punonjësve të Policisë Bashkiake Rrogozhinë.

8- Miratim i projekt-vendimit, “Për miratimin e projektit ‘Organizim eventi muzikor dhe humoristik në qytetin tonë për periudhën e stinës së verës datë 28 Korrik 2024’ “.

9- Informacion mbi realizimin e treguesve ekonomikë të Njësisë së Ujësjellës – Kanalizime Rrogozhinë si dhe masat e marra për furnizimin normal me ujë të banorëve të Bashkisë dhe të zonave turistike (plazhi i Spillesë dhe i Vilë – Bashtovës) për periudhën Maj 2023 – Maj 2024.

10- Raport nga Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore mbi punën e bërë nga ky Sektor për periudhën Qershor 2023- Qershor 2024.

11- Raport nga Administratorët e Njësive Administrative Kryevidh, Lekaj, Gosë, Sinaballaj mbi mbarëvajtjen e punës dhe problematikat e hasura përgjatë periudhës Janar – Maj 2024.

12- Të ndryshme.

– Shqyrtim i përgjigjes së drejtorisë së të ardhurave mbi rishikimin e Paketës Fiskale 2024, Tarifave Vendore për biznesin e vogël.

– Shqyrtim i kërkesë ankesës së ardhur nga disa banorë të fshatit Zanbishë mbi zgjedhjet për kryesinë dhe kryetarin e fshatit.

– Të tjera.

Ka Filluar Rehabilitimi I 13 Rrugicave Të Qytetit.

Bashkia Rrogozhinë në bashkëpunim me FSHZH dhe Qeverinë Shqiptare, ka filluar rehabilitimin e 13 rrugicave të qytetit të cilat janë të ndara në 3 blloqe kryesore.

Ka përfunduar blloku i parë i cili i përket zonës përreth stadiumit. Njoftojmë të gjithë qytetarët të ndalojnë lëvizjet në rrugët përreth pallateve dhe rrugën nga burgu deri pranë kanalit, pasi këto rrugë i përkasin bllokut të 2 dhe 3 në të cilët do të punohet ditët në vazhdim.

Bashkia Rrogozhinë përvec realizimit të këtij projekti, ka aplikuar për të përfituar edhe projektin tjetër që përfshin lagjet e Stacioni të Trenit.

Falenderojmë të gjithë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre gjatë periudhës së punimeve. Së bashku, po ndërtojmë një Rrogozhinë më të bukur dhe më të zhvilluar!

#BashkiaRrogozhinë💚

Vijon Puna. Nderhyrje Rigjeneruese Ne Blloqet e Banimit Ne Bashkine Rrogozhine.

Bashkia e Rrogozhinës po vijon intensivisht punimet për rigjenerimin e infrastrukturës në blloqet e banimit. Ky projekt i rendesishem synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetesës së banorëve përmes rikonstruksionit dhe modernizimit të zonave të banimit, duke siguruar një mjedis më të sigurt, më të rehatshëm dhe më të këndshëm për të gjithë.

#BashkiaRrogozhinë

Investime Per Policine Bashkiake – Rrogozhine

📌Policia bashkiake Rrogozhinë tashmë do të ketë standarte te larta pune dhe shërbimi. Me qëllimin që të ndryshojmë njëherë e mirë perceptimet e gabuara për këtë sektor, duke i dhënë më në fund rëndësinë që ka dhe që meriton.🙌

#BashkiaRrogozhine

Investim i ri, për veshjen me kapotë të fasadave në bllokun e pallateve. 

Investimi i ri për veshjen me kapotë të fasadave në bllokun e pallateve pranë qendrës synon përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e një mjedisi më komod për qytetarët. Ky projekt do të rrisë efikasitetin energjetik të ndërtesave, duke ulur kostot e ngrohjes dhe ftohjes, si dhe do të kontribuojë në reduktimin e ndikimit mjedisor. Përmirësimi estetik i fasadave do të rrisë vlerën e pronave dhe do të krijojë një pamje më moderne dhe tërheqëse për zonën. Investimi do të ofrojë një ambient më të shëndetshëm dhe të këndshëm për banorët, duke mbrojtur gjithashtu strukturat nga faktorët e jashtëm të motit . Ky hap është një përparim i rëndësishëm drejt një infrastrukture më të mirë dhe një cilësie jete më të lartë për komunitetin.

Riasfaltimi i rrugëve në Qytetin e Rrogozhinës

Po kryhet riasfaltimi i rrugëve në Qytetin e Rrogozhinës. Faleminderit qytetarëve për besimin!

Qyteti ynë po përjeton një transformim të rëndësishëm me punimet e reja për riasfaltimin e rrugëve. Kjo nismë ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore, duke krijuar një mjedis më të sigurt dhe më komod për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Faleminderit qytetarëve të Rrogozhinës për durimin dhe mbështetjen e tyre gjatë këtij procesi. Besimi juaj është forca jonë për të vazhduar me projekte të tilla që sjellin përfitime afatgjata për komunitetin tonë.

Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Rrogozhinën!

Ftojmë të rinjtë e Rrogozhinës të bëhen pjesë e Këshillit Vendor Rinor!

Këshilli Vendor Rinor është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë e qytetit tonë që të shprehin idetë e tyre dhe të bashkëpunojnë në marrjen e vendimeve që ndikojnë në komunitetin tonë. Ne besojmë fuqimisht se fryma dhe idetë e të rinjve janë mjaft të rëndësishme për zhvillimin e Rrogozhinës.

Pse të bëheni pjesë e Këshillit Vendor Rinor?

  • Shprehni idetë tuaja: Jepni mendimet tuaja dhe propozoni ide për përmirësimin e jetës në Rrogozhinë.
  • Bashkëpunoni në vendimmarrje: Merrni pjesë aktive në proceset vendimmarrëse dhe ndihmoni në formësimin e politikave rinore.
  • Ndikoni në komunitet: Keni mundësinë të bëni ndryshime reale dhe të ndikoni pozitivisht në jetën e bashkëqytetarëve tuaj.
  • Zhvilloni aftësitë tuaja: Përmirësoni aftësitë tuaja të lidershipit, komunikimit dhe punës në grup.

Apliko tani! Lexo kushtet e kandidaturës dhe bëhu ti zëri i të rinjve në qytetin tonë.

Kushtet e Kandidaturës në dokumentin në vijim:

Mos e humb këtë mundësi. Apliko tani !

Si të aplikosh ?
Dërgo aplikimin tënd pranë Drejtorise se Arsimit, Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve ose vizito faqen tonë të internetit për më shumë informacion.

Afati: 30 dite .

#BashkiaRrogozhinë #KëshilliVendorRinor #AplikoTani

Përmirësimi i Strukturës dhe Politikat e Reja të Bashkive: Rritje Pagash dhe Cilësi më e Lartë e Shërbimeve

Gjatë takimit të sotëm u diskutua për strukturën e re të stafit dhe programin e ri të propozuar për bashkitë.

Qëllimi i këtyre politikave të reja është të rrisin efikasitetin dhe të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve për qytetarët. Si rezultat, kjo do të sjellë një rritje të ndjeshme të pagave, duke garantuar që çdo punonjës që kryen të njëjtën detyrë të paguhet në mënyrë të barabartë në të gjitha bashkitë.

Kjo masë do t’u mundësojë bashkive të konkurrojnë më mirë në tregun e punës me sektorin privat, duke lehtësuar kështu sfidat e menaxhimit të burimeve njerëzore.

#Bashkia Rrogozhine

Në plazhin e Vilë-Bashtovës, kryem aksionin e pastrimit nga mbetjet urbane.

Për të ruajtur bukurinë e plazhit tonë dhe për të siguruar një përvojë të paharrueshme për vizitorët, organizuam një aksion pastrimi për të larguar mbeturinat urbane dhe për të mbajtur zonën e pastër.

Falenderojmë pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët tanë për përkushtimin e tyre në këtë nismë të rëndësishme për komunitetin tonë. Në veçanti, dëshirojmë të shprehim falenderimet tona për Prefektin e Qarkut Tiranë , administratën e këtij institucioni, pjesëtarët e Forcave të Armatosura dhe Agjensisë Kombëtare të Bregdetit

Si një komunitet, është e rëndësishme të mbajmë ambientin tonë të pastër dhe të mbrojmë burimet natyrore. Ju ftojmë të respektoni mjedisin dhe të bashkëpunoni për të ruajtur bukurinë e plazhit të Vilë-Bashtovës.

Bashkia Rrogozhinë është e përkushtuar në ruajtjen e mjedisit dhe në promovimin e turizmit të qëndrueshëm. Në prag të këtij sezoni turistik bëjmë thirrje për të mos ndotur ambientin dhe secili të kryejë detyrën e tij qytetare.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin! #BashkiaRrogozhinë 💚

Vijon puna në rrugën Vilë-Bashtovë – Spille

Vijon asfaltimi i rrugës Vilë-Bashtovë – Spille, një projekt kyç për zhvillimin e zonës. Ky investim pritet të sjellë përfitime të mëdha, duke nxitur turizmin dhe duke rritur punësimin lokal. Rruga e re do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe do të lehtësojë aksesin në destinacionet turistike të zonës, duke e bërë më tërheqëse për vizitorët.

Pavarësisht våshtirësive të hasura , premtimi për përfundimin e këtij projekti është mbajtur. Asfaltimi pritet të përfundojë përpara muajve të fluksit të turistëve, duke siguruar një sezon turistik më të suksesshëm.

Ky projekt do të ketë një ndikim pozitiv jo vetëm në përvojën e turistëve, por edhe në jetën e banorëve lokalë, duke krijuar mundësi të reja punësimi dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të zonës.