Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: May 2024

Përmirësimi i Strukturës dhe Politikat e Reja të Bashkive: Rritje Pagash dhe Cilësi më e Lartë e Shërbimeve

Gjatë takimit të sotëm u diskutua për strukturën e re të stafit dhe programin e ri të propozuar për bashkitë.

Qëllimi i këtyre politikave të reja është të rrisin efikasitetin dhe të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve për qytetarët. Si rezultat, kjo do të sjellë një rritje të ndjeshme të pagave, duke garantuar që çdo punonjës që kryen të njëjtën detyrë të paguhet në mënyrë të barabartë në të gjitha bashkitë.

Kjo masë do t’u mundësojë bashkive të konkurrojnë më mirë në tregun e punës me sektorin privat, duke lehtësuar kështu sfidat e menaxhimit të burimeve njerëzore.

#Bashkia Rrogozhine

Në plazhin e Vilë-Bashtovës, kryem aksionin e pastrimit nga mbetjet urbane.

Për të ruajtur bukurinë e plazhit tonë dhe për të siguruar një përvojë të paharrueshme për vizitorët, organizuam një aksion pastrimi për të larguar mbeturinat urbane dhe për të mbajtur zonën e pastër.

Falenderojmë pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët tanë për përkushtimin e tyre në këtë nismë të rëndësishme për komunitetin tonë. Në veçanti, dëshirojmë të shprehim falenderimet tona për Prefektin e Qarkut Tiranë , administratën e këtij institucioni, pjesëtarët e Forcave të Armatosura dhe Agjensisë Kombëtare të Bregdetit

Si një komunitet, është e rëndësishme të mbajmë ambientin tonë të pastër dhe të mbrojmë burimet natyrore. Ju ftojmë të respektoni mjedisin dhe të bashkëpunoni për të ruajtur bukurinë e plazhit të Vilë-Bashtovës.

Bashkia Rrogozhinë është e përkushtuar në ruajtjen e mjedisit dhe në promovimin e turizmit të qëndrueshëm. Në prag të këtij sezoni turistik bëjmë thirrje për të mos ndotur ambientin dhe secili të kryejë detyrën e tij qytetare.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin! #BashkiaRrogozhinë 💚

Vijon puna në rrugën Vilë-Bashtovë – Spille

Vijon asfaltimi i rrugës Vilë-Bashtovë – Spille, një projekt kyç për zhvillimin e zonës. Ky investim pritet të sjellë përfitime të mëdha, duke nxitur turizmin dhe duke rritur punësimin lokal. Rruga e re do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe do të lehtësojë aksesin në destinacionet turistike të zonës, duke e bërë më tërheqëse për vizitorët.

Pavarësisht våshtirësive të hasura , premtimi për përfundimin e këtij projekti është mbajtur. Asfaltimi pritet të përfundojë përpara muajve të fluksit të turistëve, duke siguruar një sezon turistik më të suksesshëm.

Ky projekt do të ketë një ndikim pozitiv jo vetëm në përvojën e turistëve, por edhe në jetën e banorëve lokalë, duke krijuar mundësi të reja punësimi dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të zonës.





Egnatia fiton finalen e madhe të “Final Four” dhe shpallet ekipi kampion i Shqipërisë.


Një qytet i vogël, por me ëndrra të mëdha, Rrogozhina u gëzua me dy kupa të fituara brenda një jave. Egnatia triumfoi në Kampionatin Shqiptar dhe pushtoi stadiumin me emrin e saj. Nje arritje e cila shfaq talentin dhe përkushtimin e ekipit të Egnatia. Faleminderit për përfaqësimin e shkëlqyeshëm të qytetit tonë dhe për momente krenarie që krijuat. Ky sukses jo vetëm që është një dëshmi e shkëlqyer e bashkëpunimit dhe punës së palodhur, por gjithashtu dëshmon përkushtimin dhe pasionin me të cilin ju punoni. Ky është një moment i rëndësishëm për Egnatian tonë . Le të vijojë kjo rrugë e sukseseve dhe e arritjeve të mëdha. Urime për fitoren dhe vazhdoni të na bëni krenarë! #egnatiajone

Nis asfaltimi i rrugës Vilë-Bashtovë – Spille për zhvillimin e turizmit dhe rritjen e punësimit.

Ka filluar asfaltimi i rrugës Vilë-Bashtovë – Spille, një projekt kyç për zhvillimin e zonës. Ky investim pritet të sjellë përfitime të mëdha, duke nxitur turizmin dhe duke rritur punësimin lokal. Rruga e re do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe do të lehtësojë aksesin në destinacionet turistike të zonës, duke e bërë më tërheqëse për vizitorët.

Pavarësisht våshtirësive të hasura , premtimi për përfundimin e këtij projekti është mbajtur. Asfaltimi pritet të përfundojë përpara muajve të fluksit të turistëve, duke siguruar një sezon turistik më të suksesshëm.

Ky projekt do të ketë një ndikim pozitiv jo vetëm në përvojën e turistëve, por edhe në jetën e banorëve lokalë, duke krijuar mundësi të reja punësimi dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të zonës.

#BashkiaRrogozhinë 💚

Konferenca e 22 me Komitetin e Veteranëve.

📌Sot u zhvillua “Konferenca e 22 me Komitetin e Veteranëve”.🇦🇱

🔴Ju dhurua titulli “Nder i Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ!” për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Z. Edison MEMOLLA.

🟠Ju dhurua titulli “Nder i Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ!” per Presidentin e Egnatia , Z. Agim DEMROZI.

🟡Gjithashtu u dhuruan çertefikata mirënjohje për të gjithë pasardhësit e të rënëve për liri.

🟢Falenderojmë “Komitetin e Veteranëve” për seriozitetin dhe dashurinë e tyre për të ruajtur vlerat tona.

Bashkë në Festivalin Folklorik Kombëtar! 🇦🇱

Ju ftojmë të merrni pjesë në “Festivalin Folklorik Kombëtar” që do të mbahet më 22 Maj në orën 18:00 në Qendrën Kulturore “Haxhi Memolla” në Rrogozhinë! 🇦🇱

Le të kalojmë të gjithë bashkë një ditë të këndshme dhe ndryshe.

Falenderojmë bashkëpunëtorët tanë për angazhimin dhe kontributin e tyre në realizimin e këtij festivali, i cili synon të promovojë kulturën dhe vlerat tona kombëtare. 🤝

Për të mësuar më shumë dhe për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj, na kontaktoni në numrin e telefonit që gjendet më lart.

Egnatia fiton për herë të dytë Kupën e Shqipërisë.

Duke festuar Fitoren e Kupës se Shqipërisë, ne jemi jashtëzakonisht krenarë për lojtarët dhe stafin e Egnatias. Ky sukses jo vetëm që është një dëshmi e shkëlqyer e bashkëpunimit dhe punës së palodhur, por gjithashtu dëshmon përkushtimin dhe pasionin me të cilin ju punoni.

Ky është një moment i rëndësishëm për Egnatian tonë . Le të vijojë kjo rrugë e sukseseve dhe e arritjeve të mëdha.

Urime për fitoren dhe vazhdoni të na bëni krenarë!

Vijon pastrimi i kanalit të ujrave të larta.

Vijon me sukses pastrimi i kanalit të ujrave të larta, i cili shtrihet nga Njësia Administrative Lekaj deri në grykëderdhjen e lumit Shkumbin, me një gjatësi 5.8 km.

Pastrimi i kanalit synon të përmirësojë rrjedhën e ujit, duke larguar mbeturinat dhe sedimentet e akumuluara. Kjo do të rrisë sigurinë dhe efikasitetin e kanalit në menaxhimin e ujrave të larta.

Kanë filluar punimet për veshjen e fasadave të pallateve!

Punimet për veshjen e fasadave të pallateve kanë filluar, duke përmirësuar jo vetëm pamjen, por edhe cilësinë e ndërtesave. Ky investim do të vazhdojë me përmirësime në infrastrukturë në të gjitha zonat ku ka nevojë për ndërhyrje , duke siguruar një mjedis më të mirë dhe funksional për banorët. Kjo nismë synon të rrisë estetikën dhe cilësinë e jetesës në qytet.