Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: July 2024

Intervista në RTSH – Kryetari i Bashkise Rrogozhine Z. Edison Memolla

Intervista e Kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë në RTSH, trajtoi çështje kyçe për komunitetin tonë. Kryetari foli për projektet e përfunduara , aktuale dhe të ardhshme të bashkisë, përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike. Ai diskutoi zhvillimin e ekonomisë lokale, nxitjen e investimeve dhe potencialin e turizmit, duke u përqendruar në atraksionet turistike dhe mënyrat për të tërhequr vizitorë.

Mikpritja e banorëve të Rrogozhinës dhe ruajtja e traditave u theksuan gjithashtu, duke nënvizuar rëndësinë e promovimit të Rrogozhinës si një destinacion tërheqës dhe të zhvilluar. Për më shumë detaje, ju ftojmë te ndiqni videon e plotë të intervistës, e cila gjendet në vijim.

#BashkiaRrogozhinë

Rrogozhina rinis nga deti, qyteti në një perspektivë të re | Mirëmëngjesi Shqipëri | RTSH

Dëgjesa Publike: Plani Vendor Për Menaxhimin E Mbetjeve.

Me bashkëpunimin e Administratës së Bashkisë Rrogozhinë, Këshillit Bashkiak dhe Projektit “Bashkitë e Forta”, u zhvillua dëgjesa publike për “Planin Vendor të Menaxhimit të Mbetjeve”.

Dëgjesa u zhvillua në qytetin e Rrogozhinës, më datë 18.07.2024, ora 10.00, në sallën e Këshillit Bashkiak. Ku ishin të pranishëm banorë dhe sipërmarrës të qytetit të Rrogozhinës, të cilët dhanë rekomandimet dhe sugjerimet e tyre.

Falenderojmë banorët e qytetit të Rrogozhinës dhe koordinatoren e projektit “Bashkitë e Forta” për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre mjaft të vlefshëm.

Ju falenderojmë që ishit pjesë e këtij bashkëbisedimi. Rekomandimet dhe sugjerimet tuaja janë mjaft të rëndësishme.

#Bashkia Rrogozhine

Investime: Përmirësimi i Vijës Bregdetare për një Turizëm të Sigurt dhe Ekonomi të Zhvilluar.

Bashkia Rrogozhinë ka bërë investime të rëndësishme për të përmirësuar vijën e saj bregdetare. Duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës bregdetare, pastrimin e mjediseve dhe në përmirësimin e hapësirave rekreative. Këto investime synojnë të përmirësojnë përvojën e turistëve, të rrisin sigurinë dhe të mbështesin zhvillimin ekonomik lokal përmes tërheqjes së sa më shumë vizitorëve dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Me këto investime, Bashkia Rrogozhinë kontribuon në një mjedis më të pastër dhe më tërheqës për banorët dhe turistët.

Në vijim do të gjeni foto: “Perëndimi në brigjet e plazheve të Rrogozhinës!”

#BashkiaRrogozhinë💚

Vijon Realizimi i Projekteve për Qytetin Tonë…

Rëndësia e projekteve për qytetin tonë është shumë e madhe. Përmes këtyre projekteve, ne synojmë të krijojmë një mjedis që përmbush të gjitha standardet moderne dhe të ofrojë kushte të shkëlqyera për banorët e qytetit të Rrogozhinës. Çdo projekt i realizuar është një hap përpara drejt përmirësimit të infrastrukturës, sigurisë dhe komoditetit të qytetarëve tanë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë pandërprerë për të siguruar që qyteti ynë të jetë një vend ku çdo individ ndjehet i respektuar dhe i mbështetur, duke u rritur në një komunitet të bashkuar dhe të zhvilluar. Kjo përpjekje e përbashkët do të kontribuojë në një të ardhme më të bukur dhe të sigurt për të gjithë ne.

Për një Qytet më të Bukur dhe të Sigurt #BashkiaRrogozhine.

Bujqësia, një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë në zonën tonë.

Bujqësia gjithmonë ka qenë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë në zonën tonë.

Me përkushtimin e fermerëve dhe mbështetjen e qeverisë, sektori bujqësor po përjeton përmirësime të vazhdueshme.

Kushdo që merret me bujqësi dhe ka dëshirë të zgjerojë aktivitetin, është i inkurajuar të paraqitet pranë zyrave të Bashkise Rrogozhine për të mësuar më tej mbi lehtësimet që parashikon ligji. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të investojnë në këtë sektor.

#Bashkiarrogozhine

Punët e mira marrin kohën e tyre për t’u realizuar!

Jemi të kënaqur të njoftojmë fillimin e një ndryshimi rrënjësor në infrastrukturën e qytetit tonë. Ky projekt me mjaft rëndësi do të shtrihet gradualisht në çdo lagje dhe rrugicë ku nuk është ndërhyrë prej vitesh. Investimet në infrastrukturë janë themeli i zhvillimit të një qyteti të qëndrueshëm dhe modern, dhe këto përmirësime do të sjellin një sërë përfitimesh për qytetarët tanë.

Disa nga punimet tashmë kanë përfunduar, dhe inspektimi u krye me sukses në prani të Etjenit, mikut dhe deputetit të zonës sonë. Ky inspektim konfirmoi cilësinë dhe përmbushjen e standardeve të larta të këtyre projekteve. Ne jemi të përkushtuar për të vazhduar me këtë ritëm dhe për të siguruar që çdo lagje dhe rrugicë në qytetin tonë të përfitojë nga këto përmirësime të rëndësishme.

#BashkiaRrogozhinë 💚

Kujdesemi për një mjedis të pastër.

Gjatë sezonit veror, përveç të gjithë territorit, pastrimi i bregdetit mbetet një prioritet.

Bashkia Rrogozhinë kujdeset vazhdimisht për të mjedis të pastër por kjo nuk mjafton. I bëj thirrje qytetarëve dhe turistëve të jenë më të kujdesshëm dhe t’i hedhin mbetjet në vendet e caktuara.

Të gjithë bashkë mund të bëjmë më mirë!

#BashkiaRrogozhinë💚