Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: January 2025

HAPEN APLIKIMET PËR PROGRAMIN: “SUBVENCIONI I INTERESAVE TË KREDISË”

Jeni të interesuar për të përfituar nga një mundësi financimi që lehtëson barrën e interesave të kredisë?

Programi “Subvencioni i Interesave të Kredisë” është krijuar për të mbështetur individët në arritjen e qëllimeve të tyre.

Aplikimet zhvillohen në dy faza:

  1. Faza 1 (22.01.2025 – 21.02.2025): Aplikoni përmes portalit e-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”.
  2. Faza 2: Të përzgjedhurit duhet të dorëzojnë formularin dhe dokumentacionin e kërkuar në Zyrat e Bashkisë Rrogozhinë, brenda 30 ditëve nga përfundimi i fazës së parë.

Për më shumë informacion: KLIKONI KETU.

Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shërbimit Social – BASHKIA RROGOZHINE

Faleminderit!

Ofrohet Ndihmë Juridike Falas

Informacion mbi Ndihmën Juridike Falas

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas është e angazhuar për të ofruar shërbime juridike falas dhe për të garantuar aksesin në drejtësi për të gjithë qytetarët.

Në kuadër të kësaj, është përgatitur një video informuese me temë:
“Çfarë është ndihma juridike falas? Si ta përfitojmë dhe kush e përfiton?”

Kjo video ka për qëllim të informojë qytetarët mbi mundësitë që ofron Ligji Nr. 111/2017, “Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”.

Informacioni përfshin:

  • Kuptimin e ndihmës juridike falas.
  • Kriteret dhe mënyrat për ta përfituar këtë ndihmë.
  • Kategoritë që përfitojnë nga ndihma juridike falas.

Ju mund ta aksesoni videon në linkun në vijim: https://www.youtube.com/watch?v=tk7SfAQOXTQ

Sigurojmë akses të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët!

Faleminderit!