HAPEN APLIKIMET PËR PROGRAMIN: “SUBVENCIONI I INTERESAVE TË KREDISË”
Jeni të interesuar për të përfituar nga një mundësi financimi që lehtëson barrën e interesave të kredisë?
Programi “Subvencioni i Interesave të Kredisë” është krijuar për të mbështetur individët në arritjen e qëllimeve të tyre.
Aplikimet zhvillohen në dy faza:
- Faza 1 (22.01.2025 – 21.02.2025): Aplikoni përmes portalit e-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”.
- Faza 2: Të përzgjedhurit duhet të dorëzojnë formularin dhe dokumentacionin e kërkuar në Zyrat e Bashkisë Rrogozhinë, brenda 30 ditëve nga përfundimi i fazës së parë.
Për më shumë informacion: KLIKONI KETU.
Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shërbimit Social – BASHKIA RROGOZHINE
Faleminderit!