Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: May 2025

🇨🇿 Çeki 🆚 Angli 🇬🇧 – Emocionet vijojnë në Arena Egnatia!


🇨🇿 Çeki 🆚 Angli 🇬🇧 – një përballje që pritet të dhurojë spektakël dhe intensitet në fushën e lojës!⚽

🏟️ Arena Egnatia në Rrogozhinë është gati të mirëpresë këtë sfidë europiane.

🙌 Bashkia Rrogozhinë, në bashkëpunim me Arena Egnatia, ka bërë përgatitjet e duhura për të garantuar një atmosferë dinjitoze, mikpritje të ngrohtë dhe kushte të shkëlqyera për ekipet, tifozët dhe të gjithë pjesëmarrësit.

🎉 Ejani të përjetoni emocionin në stadium dhe të bëheni pjesë e një ngjarjeje që shkruan historinë e futbollit në Shqipëri!
📷 Mos harroni të vizitoni edhe Fan Zone në parkun e qytetit për argëtim, aktivitete dhe atmosferë festive për të gjitha moshat!

#RrogozhinaJonë #ArenaEgnatia #UEFAU17 #Albania2025 #ÇekiAngli #FutbolliNaBashkon #KrenarëPërMikpritjen

📸 Çaste që flasin vetë! – Itali 🇮🇹 🆚 Angli 🇬🇧


🏟️ Arena Egnatia ishte sërish skenë e një përballjeje të madhe – Itali 🇮🇹 🆚 Angli 🇬🇧, një ndeshje e mbushur me intensitet, dhe emocione të forta!

🔥 Atmosfera ishte elektrizuese, tribuna plot me tifozë të zjarrtë dhe mikpritja e qytetit tone në nivelin më të lartë!

😍 Ju sjellim fotoalbumin e kësaj mbrëmjeje fantastike, ku futbolli i të rinjve tregoi nivelin dhe fuqinë që bashkon Europën në zemrën e Rrogozhinës.

📷 Shfletoni fotot, ndani emocionet dhe bëhuni pjesë e kësaj historie që po shkruhet në fushën tonë!

#RrogozhinaJonë 💚 #UEFAU17 #Albania2025 #ArenaEgnatia #ItaliAngli #FutbolliNaBashkon

Emocione, argëtim dhe atmosferë fantastike në Fan Zone! 🇦🇱⚽


📍 Në zemër të Rrogozhinës, Fan Zone u kthye në pikën më energjike të qytetit – aty ku tifozët u mblodhën për të festuar futbollin dhe për të ndarë emocionet e kampionatit europian!

🛠️ Bashkia Rrogozhinë është kujdesur me përkushtim për çdo detaj të këtij eventi, duke garantuar organizim dinjitoz, mikpritje shembullore dhe një atmosferë festive që i shkon denjësisht një kampionati europian!

🎈 Loja, muzikë live, aktivitete argëtuese për fëmijë, kënde fotografike dhe shumë surpriza për të gjithë!
🙌 Një ditë që tregoi se sporti nuk luhet vetëm në fushë, por edhe në zemrat e tifozëve!

📸 Shfletoni këto çaste të bukura nga Fan Zone – sepse bashkë krijojmë kujtime që vlejnë më shumë se një gol!

#FanZoneRrogozhinë #RrogozhinaJonë #UEFAU17 #FestaEVërtetë #Albania2025 #FutbolliNaBashkon

Angli-Belgjikë në Arena Egnatia!😍

📸 Momente që mbeten në histori!
🏟️ Në Arena Egnatia, në zemër të Rrogozhinës, u zhvillua ndeshja e parë e UEFA European Under-17 Championship Albania 2025!

🇬🇧 Angli 🆚 Belgjikë 🇧🇪
Një përballje emocionuese që ndezi atmosferën dhe e realizuar në mënyrën më të bukur!

🙌 Bashkia Rrogozhinë dhe stafi i Arena Egnatia u kujdesën me profesionalizëm e përkushtim për çdo detaj, duke krijuar një ambient mikpritës dhe një skenë të denjë për futbollin europian të së ardhmes!

😍 Ju sjellim Fotoalbumin e kësaj perballjeje , ku sporti, pasioni dhe mikpritja shqiptare u bashkuan në një event që nuk do të harrohet!

📷 Shfletoni fotot, gjeni veten, ndjeni emocionin dhe bëhuni pjesë e kësaj feste europiane!


#BashkiaRrogozhine#RrogozhinaJonë #UEFAU17 #Albania2025 #ArenaEgnatia #FutbolliNaBashkon #AngliBelgjikë

📢 RIHAPEN APLIKIMET – “Subvencioni i Interesave të Kredisë” 2025

Programi i strehimit social vijon me fazën e re të aplikimeve! 🏠

📅 Faza I: Aplikim online në portalin e-Albania nga 20 Maj – 5 Qershor 2025.
🗂️ Faza II: Dorëzimi fizik i dokumenteve në Bashkinë Rrogozhinë – vetëm për ata që kalojnë fazën e parë.

❗ Kujdes: Dokumentet duhet të jenë të lëshuara jo më herët se 3 muaj dhe të dhënat duhet të jenë të sakta, përndryshe e drejta për përfitim humbet.

📌 Në vijim do të gjeni materialin me informacionin e plotë mbi kriteret, dokumentacionin dhe afatet e aplikimit.

Kliko ketu: Njoftim: “Subvencioni i Interesave të Kredisë” 2025


Faleminderit për mirëkuptimin!
Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shërbimit Social – Bashkia Rrogozhinë

Futbolli europian zbret në Rrogozhinë – mos i humb këto ndeshje!

Gjithçka është gati! – Bashkia Rrogozhine eshte kujdesur ne detaje per kete event.

Për herë të parë në histori, ne mirëpresin UEFA European Under-17 Championship Albania 2025 – një ngjarje madhore që na vendos zyrtarisht në hartën e futbollit europian.

🔴Gjithçka është gati! – Bashkia Rrogozhine eshte kujdesur ne detaje.

🏟️ Në zemër të këtij spektakli sportiv është Arena Egnatia, ku do të zhvillohen disa nga përballjet më elektrizuese të këtij Europiani:

🔴 Ndeshjet në Rrogozhinë – Arena Egnatia:
🔸 Angli vs Belgjikë – 20 Maj, ora 18:00
🔸 Itali vs Angli – 23 Maj, ora 20:30
🔸 Angli vs Çeki – 26 Maj, ora 20:30

Një kombinim perfekt futbolli: përballje titanësh, stadium modern dhe tifozë të zjarrtë.

Dhe le ta themi: kur Anglia, Italia e Belgjika vijnë në Rrogozhinë, nuk është më thjesht një ndeshje – është një moment historik për qytetin dhe një mundësi për të shpalosur mikpritjen dhe pasionin shqiptar në mënyrën më elegante dhe me shumë zhurmë.

🎉 Por festa nuk mbaron në fushë! Ju ftojmë të vizitoni edhe Fan Zone në parkun e qytetit, ku emocionet do të jenë po aq të mëdha sa gola në minutën e fundit. Aktivitetet për fëmijë, argëtim për të rritur dhe ndoshta ndonjë selfie.

Gjithçka është gati! – Bashkia Rrogozhine eshte kujdesur ne detaje.

📢 Ejani të festojmë së bashku këtë ngjarje të jashtëzakonshme!
Sepse ky nuk është thjesht një kampionat, por nje event me rendesi për sportin dhe krenarinë tonë .

#RrogozhinaJonë #U17EURO #Albania2025 #FutbolliNaBashkon #ArenaEgnatia #TalenteQëShkëlqejn

#RrogozhinaJonë

19 MAJI – NJË DITË HISTORIKE PËR FUTBOLLIN SHQIPTAR! ⚽✨

Për herë të parë Shqipëria mirëpret një Kampionatin Europian të FutbollitUEFA European Under-17 Championship Albania 2025!


Një ëndërr që bëhet realitet! 🇦🇱🌍

🔴 Të rinjtë tanë do të kenë mundësinë të shkëlqejnë në një skenë europiane.
Tifozët shqiptarë do të përjetojnë emocione të paharrueshme.
🔴 Shqipëria do të jetë në zemër të vëmendjes së futbollit kontinental!

🏟️ Nga Tirana te Durrësi, nga RrogozhinaElbasan, do të jetojmë së bashku një atmosferë magjike!

Ekipet që do të zbresin në fushat tona janë gjigantë të futbollit europian:
🇦🇱 Shqipëria | 🇵🇹 Portugalia | 🇩🇪 Gjermania | 🇫🇷 Franca | 🇮🇹 Italia | 🏴 Anglia | 🇧🇪 Belgjika | 🇨🇿 Çekia

🎉 Le të kthejmë këtë Europian në një festë të madhe kombëtare, një vitrinë të mikpritjes sonë, pasionit tonë për sportin dhe krenarisë që na bashkon!

💥 Të gjithë në stadium – Tifo për Shqipërinë, Tifo për të ardhmen!


#U17EURO #Albania2025 #TifoPërShqipërinë #FutbolliNaBashkon

🏆 EGNATIA KAMPIONE E SHQIPËRISË 2025! 🟢⚪

Historia vazhdon të shkruhet në Rrogozhinë!💚🏆
Egnatia jonë zyrtarisht kampione e Superiores për sezonin 2024-2025, pasi dominuan me një fitore 4-0 ndaj Vllaznisë në finalen e madhe të “Final 4”! 🔥⚽

Ky është titulli i dytë radhazi kampion, një sukses i jashtëzakonshëm që vërteton se Egnatia është skuadra më e madhe në futbollin shqiptar! 💪🇦🇱

Pas një sezoni të rregullt fantastik me 59 pikë në 36 javë, skuadra jonë tregoi edhe një herë karakterin, forcën dhe shpirtin luftarak për të ngritur lart trofeun.

🔝 Rrogozhina është krenare!


💚 Falenderojme lojtaret tanë dhe te gjithe ekipin e Egnatia-s që luftuan me zemër dhe besim deri në fund, ky sukses është i merituar nga fillimi deri në fund!

Egnatia #Kampionë #AbissnetSuperiore #Rrogozhina #HistoriaVazhdon #KrenariaJonë 🟢⚪🏆

📍Giro d’Italia 2025 ka Nisur ! 🚴‍♂️🌍

📍 Giro d’Italia 2025 ka Nisur – Rrogozhina Hyn në Hartën Botërore të Turizmit Sportiv! 🚴‍♂️🌍

Sot është zhvilluar nisja zyrtare e Giro d’Italia 2025, Rrogozhina bëhet zyrtarisht pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë – një mundësi unike për ta vendosur qytetin tonë në fokusin e turizmit ndërkombëtar.

Përfshirja e Rrogozhinës në këtë garë ikonike është shumë më tepër se një arritje sportive – është një dritare për të promovuar bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe mikpritjen që e karakterizon qytetin tonë. Me miliona sy të drejtuar nga ekranet në mbi 200 vende të botës, Rrogozhina po shfaqet sot si një destinacion i veçantë që pret të zbulohet nga turistë, sportdashës dhe vizitorë të huaj.

🏛️ Bashkia Rrogozhinë është angazhuar në organizimin e aktiviteteve që do të shoqërojnë këtë event ndërkombëtar, për të ofruar një përvojë unike kulturore dhe për të nxitur ekonominë lokale përmes turizmit.

🌟 Giro d’Italia nuk është vetëm një garë – është një ftesë për të vizituar Rrogozhinën, për të përjetuar historinë, natyrën dhe energjinë e saj unike.

Live: https://www.youtube.com/live/Y6gLN–pCRk?si=uUfed-VL6_yOqhRy

#Rrogozhina #GirodItalia2025 #TurizëmSportiv #PromovimNdërkombëtar #VizitoRrogozhinën #LaGrandePartenza #BashkiaRrogozhinë