📢 Rihapen aplikimet për programin “Subvencioni i Interesave të Kredisë” – 2025
Bashkia Rrogozhinë njofton se janë rihapur aplikimet për programin e strehimit social “Subvencionimi i interesave të kredisë” për vitin 2025.
Ky program u vjen në ndihmë familjeve dhe individëve që nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar çmimet e tregut të lirë të banesave apo të kredive hipotekore. Prioritet në përzgjedhje u jepet:
- Çifteve të reja
- Grave kryefamiljare
- Individëve dhe familjeve të minoritetit rom dhe egjiptian
🔹 Afatet e aplikimit:
- Faza e parë: Aplikimi realizohet online në portalin e-Albania përmes shërbimit “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”, nga 16.07.2025 deri më 15.08.2025.
- Faza e dytë: Vetëm aplikantët që kualifikohen në fazën e parë, duhet të depozitojnë fizikisht dokumentacionin dhe formularin e gjeneruar elektronikisht pranë zyrave të Bashkisë Rrogozhinë, brenda 15 ditëve kalendarike nga përfundimi i fazës së parë.
📌 Dokumentet e dorëzuara duhet të jenë të lëshuara nga institucionet përkatëse jo më herët se 3 muajt e fundit.
⚠️ Kujdes: Paraqitja e të dhënave të pasakta ose të pavërteta përbën shkak për skualifikim automatik dhe heqje të të drejtës për përfitim nga programi.
ℹ️ Për më shumë informacion, qytetarët mund të drejtohen pranë Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Social në Bashkinë Rrogozhinë.
Ju ftojme te lexoni materialin ne linkun ne vijim: Kliko Ketu
Faleminderit për bashkëpunimin!
Bashkia Rrogozhinë