Fjalë Buzë Brigjeve.
Festivali letrar i autorëve rrogozhinas.
Festivali letrar i autorëve rrogozhinas.
Në qytetin e Rrogozhinës janë vendosur tezgat e reja për tregtarët e frutave dhe perimeve, me një pamje moderne dhe të rregullt.
Këto tezga janë të mbuluara dhe ofrojnë hapësira të përshtatshme për ekspozimin e produkteve, duke krijuar kushte më të mira pune për tregtarët dhe një ambient më të pastër e më tërheqës për qytetarët.
Bashkia Rrogozhinë vijon të mbështesë prodhimin vendas, duke sjellë çdo ditë për ju produktet më të mira të fermerëve tanë.
Cilësi, freski, shije – çdo ditë në tregun e Rrogozhinës!
#BashkiaRrogozhine
Ditën e hënë, më 20.10.2025, në orën 13:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak (kati i dytë, ish-Bashkia Rrogozhinë), u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Rrogozhinë.
Gjatë kësaj mbledhjeje u miratuan dhe u diskutuan vendime me rëndësi për qytetin dhe qytetarët e Bashkisë Rrogozhinë, që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetesës, zhvillimin ekonomik, përmirësimin e shërbimeve publike dhe mbështetjen e familjeve në nevojë.
Në vijim gjenden foto nga mbledhja e Këshillit Bashkiak, datë 20.10.2025, ora 13:00.














Ju ftojmë të merrni pjesë në sesionin informues “Ditë e hapur për Këshillin Bashkiak Rrogozhinë”.
Ky sesion do të zhvillohet ditën e premte, datë 17.10.2025, ora 12:00, në Qendrën Kulturore “Haxhi Memolla”.
Ftojmë të gjithë të interesuarit, qytetarë, shoqërinë civile, bizneset, median, etj., të ndajmë bashkërisht punën e Këshillit Bashkiak dhe shqetësimet, nevojat, kërkesat apo sugjerimet tuaja.
Ju mirëpresim.
Me respekt Bashkia Rrogozhine
🟠Mirëmbajtje maksimale, kurse nga disa fusha të artit, aktivitete të njëpasnjëshme, bibliotekë ku librat e lexuesit shtohen çdo ditë dhe stafi i përkushtuar, e kanë kthyer qendrën në burim ngjarjesh kulturore e artistike.🔝
🟡Së shpejti, do të shtohen mundësitë për fëmijët dhe të rinjtë, ju ftoj të bëheni pjesë e kurseve dhe aktiviteteve për të kaluar bukur apo për të aftësuar talentet tuaja.🤝
🟠Në vijim do të gjeni videon e plotë.
Bashkia Rrogozhinë vijon realizimin e punimeve me qëllim përforcimin e kanaleve dhe përmirësimin e menaxhimit të ujërave, duke siguruar funksionimin efikas dhe sigurinë e zonave përreth.
Ky projekt është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Bashkisë për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e infrastrukturës publike në shërbim të komunitetit.
#BashkiaRrogozhinë💚



Aplikantët që kaluan me sukses fazën e parë për programin “Përmirësim i kushteve të banesave ekzistuese 2025“, duhet të depozitojnë dokumentacionin e kërkuar pranë zyrave të Bashkisë Rrogozhinë nga data 01.10.2025 deri më 31.10.2025.
⏳ Kjo procedurë duhet të kryhet brenda 30 ditëve kalendarike.
👉 Për më shumë detaje dhe per te pare listen e fituesve vizitoni linkun: Kliko Ketu
Me respekt, Bashkia Rrogozhine