Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: October 22, 2025

Tezga të reja për tregtarët e frutave dhe perimeve në qytetin e Rrogozhinës

Në qytetin e Rrogozhinës janë vendosur tezgat e reja për tregtarët e frutave dhe perimeve, me një pamje moderne dhe të rregullt.
Këto tezga janë të mbuluara dhe ofrojnë hapësira të përshtatshme për ekspozimin e produkteve, duke krijuar kushte më të mira pune për tregtarët dhe një ambient më të pastër e më tërheqës për qytetarët.

Bashkia Rrogozhinë vijon të mbështesë prodhimin vendas, duke sjellë çdo ditë për ju produktet më të mira të fermerëve tanë.
Cilësi, freski, shije – çdo ditë në tregun e Rrogozhinës!
#BashkiaRrogozhine