Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: November 2025

81 vjetori i çlirimit!😍

🔴Kujtojmë me respekt dëshmorët tanë.

🟠Falenderoj prefektin e qarkut Tiranë Z.Afrim Qëndro, përfaqësuesit e Këshillit të qarkut Tiranë, pasardhësit e veteranëve, nxënësit dhe mësuesit e të gjitha shkollave dhe kopshteve të bashkisë Rrogozhinë dhe të gjithë qytetarëve të pranishëm në aktivitetin e organizuar diten e sotme.

🟡Uroj nga zemra gëzuar të gjithëve dhe festofshim pafund vite të lirë e pranë njëri tjetrit!🤝

🟡Video: Kliko Ketu

#81ViteRrogozhina🇦🇱
#TëBashkuarJoTëNdarë🤝
#BashkiaRrogozhinë💚

Spille, drejt një zhvillimi të qëndrueshëm – FAU dhe Bashkia Rrogozhinë bashkojnë idetë.

📌Në zonën turistike të Spillesë u zhvillua një punëtori e përbashkët midis studentëve të FAU – Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, viti i IV dhe përfaqësuesve të Bashkisë Rrogozhinë.🙌

🔴 Tema e punëtorisë ka në qendër zhvillimin dhe menaxhimin e zonës bregdetare të Spillesë, një hapësirë me potencial të madh turistik e mjedisor.

🔴 Studentët, nën udhëheqjen e pedagogëve Prof. Armand Vokshi, Dr. Besar Zifla, Dr. Jonila Prifti dhe Valbona Seranaj, po zhvillojnë një studim të përgjithshëm mbi sistemet në shërbim të zonës duke pasur në fokus krijimin e infrastrukturës për Lungomare Spille.

🔴 Projekti do të kryhet në bashkëpunim të ngushtë me zyrën e Urbanistikës së Bashkisë Rrogozhinë, dhe në përfundim do të prezantohet në një ekspozitë publike për banorët e zonës.

🔴Falënderoj përzemërsisht stafin dhe studentët e FAU për profesionalizmin dhe mbështetjen e këtij bashkëpunimi të frytshëm!😊

#BashkiaRrogozhinë💚

Ftesë për Pjesëmarrje në Konsultimin Publik

Të nderuar qytetarë,

Ditën e nesërme në datën 06.11.2025, ora 11:30 do të zhvillohet konsultimi publik për Projekt–Buxhetin Afatmesëm 2026–2028 dhe Paketën Fiskale 2026.

Të gjithë individët dhe grupet e interesit janë të ftuar të marrin pjesë dhe të shprehin idetë e tyre për të ndërtuar më tej një proces buxhetor sa më gjithëpërfshirës dhe transparent.

Me respekt,
Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë
Edison Memolla

#BashkiaRrogozhinë