Ftesë për Pjesëmarrje në Konsultimin Publik
Të nderuar qytetarë,
Ditën e nesërme në datën 06.11.2025, ora 11:30 do të zhvillohet konsultimi publik për Projekt–Buxhetin Afatmesëm 2026–2028 dhe Paketën Fiskale 2026.
Të gjithë individët dhe grupet e interesit janë të ftuar të marrin pjesë dhe të shprehin idetë e tyre për të ndërtuar më tej një proces buxhetor sa më gjithëpërfshirës dhe transparent.
Me respekt,
Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë
Edison Memolla
#BashkiaRrogozhinë