Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Day: November 12, 2025

Spille, drejt një zhvillimi të qëndrueshëm – FAU dhe Bashkia Rrogozhinë bashkojnë idetë.

📌Në zonën turistike të Spillesë u zhvillua një punëtori e përbashkët midis studentëve të FAU – Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, viti i IV dhe përfaqësuesve të Bashkisë Rrogozhinë.🙌

🔴 Tema e punëtorisë ka në qendër zhvillimin dhe menaxhimin e zonës bregdetare të Spillesë, një hapësirë me potencial të madh turistik e mjedisor.

🔴 Studentët, nën udhëheqjen e pedagogëve Prof. Armand Vokshi, Dr. Besar Zifla, Dr. Jonila Prifti dhe Valbona Seranaj, po zhvillojnë një studim të përgjithshëm mbi sistemet në shërbim të zonës duke pasur në fokus krijimin e infrastrukturës për Lungomare Spille.

🔴 Projekti do të kryhet në bashkëpunim të ngushtë me zyrën e Urbanistikës së Bashkisë Rrogozhinë, dhe në përfundim do të prezantohet në një ekspozitë publike për banorët e zonës.

🔴Falënderoj përzemërsisht stafin dhe studentët e FAU për profesionalizmin dhe mbështetjen e këtij bashkëpunimi të frytshëm!😊

#BashkiaRrogozhinë💚