Author: Bashkia Rrogozhine
Dita e Alfabetit – 22 Nëntor
Festimi i “Ditës së Alfabetit” të Gjuhës Shqipe, në Qendrën Kulturore “Haxhi Memolla”
Bashkia Rrogozhinë
81 vjetori i çlirimit!😍
🔴Kujtojmë me respekt dëshmorët tanë.
🟠Falenderoj prefektin e qarkut Tiranë Z.Afrim Qëndro, përfaqësuesit e Këshillit të qarkut Tiranë, pasardhësit e veteranëve, nxënësit dhe mësuesit e të gjitha shkollave dhe kopshteve të bashkisë Rrogozhinë dhe të gjithë qytetarëve të pranishëm në aktivitetin e organizuar diten e sotme.
🟡Uroj nga zemra gëzuar të gjithëve dhe festofshim pafund vite të lirë e pranë njëri tjetrit!🤝
🟡Video: Kliko Ketu
#81ViteRrogozhina🇦🇱
#TëBashkuarJoTëNdarë🤝
#BashkiaRrogozhinë💚



























Spille, drejt një zhvillimi të qëndrueshëm – FAU dhe Bashkia Rrogozhinë bashkojnë idetë.
📌Në zonën turistike të Spillesë u zhvillua një punëtori e përbashkët midis studentëve të FAU – Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, viti i IV dhe përfaqësuesve të Bashkisë Rrogozhinë.🙌
🔴 Tema e punëtorisë ka në qendër zhvillimin dhe menaxhimin e zonës bregdetare të Spillesë, një hapësirë me potencial të madh turistik e mjedisor.
🔴 Studentët, nën udhëheqjen e pedagogëve Prof. Armand Vokshi, Dr. Besar Zifla, Dr. Jonila Prifti dhe Valbona Seranaj, po zhvillojnë një studim të përgjithshëm mbi sistemet në shërbim të zonës duke pasur në fokus krijimin e infrastrukturës për Lungomare Spille.
🔴 Projekti do të kryhet në bashkëpunim të ngushtë me zyrën e Urbanistikës së Bashkisë Rrogozhinë, dhe në përfundim do të prezantohet në një ekspozitë publike për banorët e zonës.
🔴Falënderoj përzemërsisht stafin dhe studentët e FAU për profesionalizmin dhe mbështetjen e këtij bashkëpunimi të frytshëm!😊
Gjatë dëgjesës së sotme mbi Projekt-Buxhetin Afatmesëm 2026–2028 dhe Paketën Fiskale 2026.🙌
🔴Një mendim i shprehur sot nga qytetarët do të shërbejë në përmirësimin e shërbimeve në të ardhmen.🤝

Ftesë për Pjesëmarrje në Konsultimin Publik
Të nderuar qytetarë,
Ditën e nesërme në datën 06.11.2025, ora 11:30 do të zhvillohet konsultimi publik për Projekt–Buxhetin Afatmesëm 2026–2028 dhe Paketën Fiskale 2026.
Të gjithë individët dhe grupet e interesit janë të ftuar të marrin pjesë dhe të shprehin idetë e tyre për të ndërtuar më tej një proces buxhetor sa më gjithëpërfshirës dhe transparent.
Me respekt,
Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë
Edison Memolla
#BashkiaRrogozhinë
Fjalë Buzë Brigjeve.
Festivali letrar i autorëve rrogozhinas.
Tezga të reja për tregtarët e frutave dhe perimeve në qytetin e Rrogozhinës
Në qytetin e Rrogozhinës janë vendosur tezgat e reja për tregtarët e frutave dhe perimeve, me një pamje moderne dhe të rregullt.
Këto tezga janë të mbuluara dhe ofrojnë hapësira të përshtatshme për ekspozimin e produkteve, duke krijuar kushte më të mira pune për tregtarët dhe një ambient më të pastër e më tërheqës për qytetarët.
Bashkia Rrogozhinë vijon të mbështesë prodhimin vendas, duke sjellë çdo ditë për ju produktet më të mira të fermerëve tanë.
Cilësi, freski, shije – çdo ditë në tregun e Rrogozhinës!
#BashkiaRrogozhine
Mbledhja e Këshillit Bashkiak – Rrogozhinë, datë 20.10.2025
Ditën e hënë, më 20.10.2025, në orën 13:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak (kati i dytë, ish-Bashkia Rrogozhinë), u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Rrogozhinë.
Gjatë kësaj mbledhjeje u miratuan dhe u diskutuan vendime me rëndësi për qytetin dhe qytetarët e Bashkisë Rrogozhinë, që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetesës, zhvillimin ekonomik, përmirësimin e shërbimeve publike dhe mbështetjen e familjeve në nevojë.
Në vijim gjenden foto nga mbledhja e Këshillit Bashkiak, datë 20.10.2025, ora 13:00.













