Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Rrogozhine

📾 Çaste qĂ« flasin vetĂ«! – Itali 🇼đŸ‡č 🆚 Angli 🇬🇧


đŸŸïž Arena Egnatia ishte sĂ«rish skenĂ« e njĂ« pĂ«rballjeje tĂ« madhe – Itali 🇼đŸ‡č 🆚 Angli 🇬🇧, njĂ« ndeshje e mbushur me intensitet, dhe emocione tĂ« forta!

đŸ”„ Atmosfera ishte elektrizuese, tribuna plot me tifozĂ« tĂ« zjarrtĂ« dhe mikpritja e qytetit tone nĂ« nivelin mĂ« tĂ« lartĂ«!

😍 Ju sjellim fotoalbumin e kĂ«saj mbrĂ«mjeje fantastike, ku futbolli i tĂ« rinjve tregoi nivelin dhe fuqinĂ« qĂ« bashkon EuropĂ«n nĂ« zemrĂ«n e RrogozhinĂ«s.

đŸ“· Shfletoni fotot, ndani emocionet dhe bĂ«huni pjesĂ« e kĂ«saj historie qĂ« po shkruhet nĂ« fushĂ«n tonĂ«!

#RrogozhinaJonĂ« 💚 #UEFAU17 #Albania2025 #ArenaEgnatia #ItaliAngli #FutbolliNaBashkon

Emocione, argĂ«tim dhe atmosferĂ« fantastike nĂ« Fan Zone! đŸ‡ŠđŸ‡±âšœ


📍 NĂ« zemĂ«r tĂ« RrogozhinĂ«s, Fan Zone u kthye nĂ« pikĂ«n mĂ« energjike tĂ« qytetit – aty ku tifozĂ«t u mblodhĂ«n pĂ«r tĂ« festuar futbollin dhe pĂ«r tĂ« ndarĂ« emocionet e kampionatit europian!

đŸ› ïž Bashkia RrogozhinĂ« Ă«shtĂ« kujdesur me pĂ«rkushtim pĂ«r çdo detaj tĂ« kĂ«tij eventi, duke garantuar organizim dinjitoz, mikpritje shembullore dhe njĂ« atmosferĂ« festive qĂ« i shkon denjĂ«sisht njĂ« kampionati europian!

🎈 Loja, muzikĂ« live, aktivitete argĂ«tuese pĂ«r fĂ«mijĂ«, kĂ«nde fotografike dhe shumĂ« surpriza pĂ«r tĂ« gjithĂ«!
🙌 NjĂ« ditĂ« qĂ« tregoi se sporti nuk luhet vetĂ«m nĂ« fushĂ«, por edhe nĂ« zemrat e tifozĂ«ve!

📾 Shfletoni kĂ«to çaste tĂ« bukura nga Fan Zone – sepse bashkĂ« krijojmĂ« kujtime qĂ« vlejnĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« gol!

#FanZoneRrogozhinë #RrogozhinaJonë #UEFAU17 #FestaEVërtetë #Albania2025 #FutbolliNaBashkon

Angli-BelgjikĂ« nĂ« Arena Egnatia!😍

📾 Momente qĂ« mbeten nĂ« histori!
đŸŸïž NĂ« Arena Egnatia, nĂ« zemĂ«r tĂ« RrogozhinĂ«s, u zhvillua ndeshja e parĂ« e UEFA European Under-17 Championship Albania 2025!

🇬🇧 Angli 🆚 BelgjikĂ« 🇧đŸ‡Ș
Një përballje emocionuese që ndezi atmosferën dhe e realizuar në mënyrën më të bukur!

🙌 Bashkia RrogozhinĂ« dhe stafi i Arena Egnatia u kujdesĂ«n me profesionalizĂ«m e pĂ«rkushtim pĂ«r çdo detaj, duke krijuar njĂ« ambient mikpritĂ«s dhe njĂ« skenĂ« tĂ« denjĂ« pĂ«r futbollin europian tĂ« sĂ« ardhmes!

😍 Ju sjellim Fotoalbumin e kĂ«saj perballjeje , ku sporti, pasioni dhe mikpritja shqiptare u bashkuan nĂ« njĂ« event qĂ« nuk do tĂ« harrohet!

đŸ“· Shfletoni fotot, gjeni veten, ndjeni emocionin dhe bĂ«huni pjesĂ« e kĂ«saj feste europiane!


#BashkiaRrogozhine#RrogozhinaJonë #UEFAU17 #Albania2025 #ArenaEgnatia #FutbolliNaBashkon #AngliBelgjikë

📱 RIHAPEN APLIKIMET – “Subvencioni i Interesave tĂ« KredisĂ«â€ 2025

Programi i strehimit social vijon me fazĂ«n e re tĂ« aplikimeve! 🏠

📅 Faza I: Aplikim online nĂ« portalin e-Albania nga 20 Maj – 5 Qershor 2025.
đŸ—‚ïž Faza II: DorĂ«zimi fizik i dokumenteve nĂ« BashkinĂ« RrogozhinĂ« – vetĂ«m pĂ«r ata qĂ« kalojnĂ« fazĂ«n e parĂ«.

❗ Kujdes: Dokumentet duhet tĂ« jenĂ« tĂ« lĂ«shuara jo mĂ« herĂ«t se 3 muaj dhe tĂ« dhĂ«nat duhet tĂ« jenĂ« tĂ« sakta, pĂ«rndryshe e drejta pĂ«r pĂ«rfitim humbet.

📌 NĂ« vijim do tĂ« gjeni materialin me informacionin e plotĂ« mbi kriteret, dokumentacionin dhe afatet e aplikimit.

Kliko ketu: Njoftim: “Subvencioni i Interesave tĂ« KredisĂ«â€ 2025


Faleminderit për mirëkuptimin!
Drejtoria e Mbrojtjes dhe ShĂ«rbimit Social – Bashkia RrogozhinĂ«

Futbolli europian zbret nĂ« RrogozhinĂ« – mos i humb kĂ«to ndeshje!

Gjithçka Ă«shtĂ« gati! – Bashkia Rrogozhine eshte kujdesur ne detaje per kete event.

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« histori, ne mirĂ«presin UEFA European Under-17 Championship Albania 2025 – njĂ« ngjarje madhore qĂ« na vendos zyrtarisht nĂ« hartĂ«n e futbollit europian.

🔮Gjithçka Ă«shtĂ« gati! – Bashkia Rrogozhine eshte kujdesur ne detaje.

đŸŸïž NĂ« zemĂ«r tĂ« kĂ«tij spektakli sportiv Ă«shtĂ« Arena Egnatia, ku do tĂ« zhvillohen disa nga pĂ«rballjet mĂ« elektrizuese tĂ« kĂ«tij Europiani:

🔮 Ndeshjet nĂ« RrogozhinĂ« – Arena Egnatia:
🔾 Angli vs BelgjikĂ« – 20 Maj, ora 18:00
🔾 Itali vs Angli – 23 Maj, ora 20:30
🔾 Angli vs Çeki – 26 Maj, ora 20:30

Një kombinim perfekt futbolli: përballje titanësh, stadium modern dhe tifozë të zjarrtë.

Dhe le ta themi: kur Anglia, Italia e Belgjika vijnĂ« nĂ« RrogozhinĂ«, nuk Ă«shtĂ« mĂ« thjesht njĂ« ndeshje – Ă«shtĂ« njĂ« moment historik pĂ«r qytetin dhe njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« shpalosur mikpritjen dhe pasionin shqiptar nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« elegante dhe me shumĂ« zhurmĂ«.

🎉 Por festa nuk mbaron nĂ« fushĂ«! Ju ftojmĂ« tĂ« vizitoni edhe Fan Zone nĂ« parkun e qytetit, ku emocionet do tĂ« jenĂ« po aq tĂ« mĂ«dha sa gola nĂ« minutĂ«n e fundit. Aktivitetet pĂ«r fĂ«mijĂ«, argĂ«tim pĂ«r tĂ« rritur dhe ndoshta ndonjĂ« selfie.

Gjithçka Ă«shtĂ« gati! – Bashkia Rrogozhine eshte kujdesur ne detaje.

📱 Ejani tĂ« festojmĂ« sĂ« bashku kĂ«tĂ« ngjarje tĂ« jashtĂ«zakonshme!
Sepse ky nuk është thjesht një kampionat, por nje event me rendesi për sportin dhe krenarinë tonë .

#RrogozhinaJonë #U17EURO #Albania2025 #FutbolliNaBashkon #ArenaEgnatia #TalenteQëShkëlqejn

#RrogozhinaJonë

19 MAJI – NJË DITË HISTORIKE PËR FUTBOLLIN SHQIPTAR! ⚜✚

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« ShqipĂ«ria mirĂ«pret njĂ« Kampionatin Europian tĂ« Futbollit – UEFA European Under-17 Championship Albania 2025!


NjĂ« Ă«ndĂ«rr qĂ« bĂ«het realitet! đŸ‡ŠđŸ‡±đŸŒ

🔮 TĂ« rinjtĂ« tanĂ« do tĂ« kenĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« shkĂ«lqejnĂ« nĂ« njĂ« skenĂ« europiane.
âšȘ TifozĂ«t shqiptarĂ« do tĂ« pĂ«rjetojnĂ« emocione tĂ« paharrueshme.
🔮 ShqipĂ«ria do tĂ« jetĂ« nĂ« zemĂ«r tĂ« vĂ«mendjes sĂ« futbollit kontinental!

đŸŸïž Nga Tirana te DurrĂ«si, nga Rrogozhina nĂ« Elbasan, do tĂ« jetojmĂ« sĂ« bashku njĂ« atmosferĂ« magjike!

Ekipet që do të zbresin në fushat tona janë gjigantë të futbollit europian:
đŸ‡ŠđŸ‡± ShqipĂ«ria | đŸ‡”đŸ‡č Portugalia | đŸ‡©đŸ‡Ș Gjermania | đŸ‡«đŸ‡· Franca | 🇼đŸ‡č Italia | 🏮 Anglia | 🇧đŸ‡Ș Belgjika | 🇹🇿 Çekia

🎉 Le tĂ« kthejmĂ« kĂ«tĂ« Europian nĂ« njĂ« festĂ« tĂ« madhe kombĂ«tare, njĂ« vitrinĂ« tĂ« mikpritjes sonĂ«, pasionit tonĂ« pĂ«r sportin dhe krenarisĂ« qĂ« na bashkon!

đŸ’„ TĂ« gjithĂ« nĂ« stadium – Tifo pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, Tifo pĂ«r tĂ« ardhmen!


#U17EURO #Albania2025 #TifoPërShqipërinë #FutbolliNaBashkon

🏆 EGNATIA KAMPIONE E SHQIPËRISË 2025! 🟱âšȘ

Historia vazhdon tĂ« shkruhet nĂ« RrogozhinĂ«!💚🏆
Egnatia jonĂ« zyrtarisht kampione e Superiores pĂ«r sezonin 2024-2025, pasi dominuan me njĂ« fitore 4-0 ndaj VllaznisĂ« nĂ« finalen e madhe tĂ« “Final 4”! đŸ”„âšœ

Ky Ă«shtĂ« titulli i dytĂ« radhazi kampion, njĂ« sukses i jashtĂ«zakonshĂ«m qĂ« vĂ«rteton se Egnatia Ă«shtĂ« skuadra mĂ« e madhe nĂ« futbollin shqiptar! đŸ’ȘđŸ‡ŠđŸ‡±

Pas një sezoni të rregullt fantastik me 59 pikë në 36 javë, skuadra jonë tregoi edhe një herë karakterin, forcën dhe shpirtin luftarak për të ngritur lart trofeun.

🔝 Rrogozhina Ă«shtĂ« krenare!


💚 Falenderojme lojtaret tanĂ« dhe te gjithe ekipin e Egnatia-s qĂ« luftuan me zemĂ«r dhe besim deri nĂ« fund, ky sukses Ă«shtĂ« i merituar nga fillimi deri nĂ« fund!

Egnatia #KampionĂ« #AbissnetSuperiore #Rrogozhina #HistoriaVazhdon #KrenariaJonĂ« 🟱âšȘ🏆

📍Giro d’Italia 2025 ka Nisur ! đŸšŽâ€â™‚ïžđŸŒ

📍 Giro d’Italia 2025 ka Nisur – Rrogozhina Hyn nĂ« HartĂ«n BotĂ«rore tĂ« Turizmit Sportiv! đŸšŽâ€â™‚ïžđŸŒ

Sot Ă«shtĂ« zhvilluar nisja zyrtare e Giro d’Italia 2025, Rrogozhina bĂ«het zyrtarisht pjesĂ« e njĂ« prej ngjarjeve mĂ« tĂ« mĂ«dha sportive nĂ« botĂ« – njĂ« mundĂ«si unike pĂ«r ta vendosur qytetin tonĂ« nĂ« fokusin e turizmit ndĂ«rkombĂ«tar.

PĂ«rfshirja e RrogozhinĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« garĂ« ikonike Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r se njĂ« arritje sportive – Ă«shtĂ« njĂ« dritare pĂ«r tĂ« promovuar bukuritĂ« natyrore, trashĂ«giminĂ« kulturore dhe mikpritjen qĂ« e karakterizon qytetin tonĂ«. Me miliona sy tĂ« drejtuar nga ekranet nĂ« mbi 200 vende tĂ« botĂ«s, Rrogozhina po shfaqet sot si njĂ« destinacion i veçantĂ« qĂ« pret tĂ« zbulohet nga turistĂ«, sportdashĂ«s dhe vizitorĂ« tĂ« huaj.

đŸ›ïž Bashkia RrogozhinĂ« Ă«shtĂ« angazhuar nĂ« organizimin e aktiviteteve qĂ« do tĂ« shoqĂ«rojnĂ« kĂ«tĂ« event ndĂ«rkombĂ«tar, pĂ«r tĂ« ofruar njĂ« pĂ«rvojĂ« unike kulturore dhe pĂ«r tĂ« nxitur ekonominĂ« lokale pĂ«rmes turizmit.

🌟 Giro d’Italia nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« garĂ« – Ă«shtĂ« njĂ« ftesĂ« pĂ«r tĂ« vizituar RrogozhinĂ«n, pĂ«r tĂ« pĂ«rjetuar historinĂ«, natyrĂ«n dhe energjinĂ« e saj unike.

Live: https://www.youtube.com/live/Y6gLN–pCRk?si=uUfed-VL6_yOqhRy

#Rrogozhina #GirodItalia2025 #TurizëmSportiv #PromovimNdërkombëtar #VizitoRrogozhinën #LaGrandePartenza #BashkiaRrogozhinë

Rrogozhina, pjesĂ« e “Giro d’Italia – La Grande Partenza 2025”

Një tjetër hap i madh drejt promovimit ndërkombëtar të qytetit tonë.

Bashkia RrogozhinĂ« Ă«shtĂ« krenare tĂ« jetĂ« pjesĂ« e njĂ« prej eventeve mĂ« tĂ« mĂ«dha sportive nĂ« botĂ« – Giro d’Italia, qĂ« kĂ«tĂ« vit vjen nĂ« ShqipĂ«ri. NĂ« datat 9 – 11 Maj 2025, “La Grande Partenza” – Nisja e Madhe e garĂ«s do tĂ« zhvillohet nĂ« vendin tonĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« edhe territorin e RrogozhinĂ«s nĂ« itinerarin zyrtar tĂ« kĂ«saj gare historike.

Rrogozhina bëhet pjesë e një ngjarjeje ndërkombëtare të këtij niveli, duke marrë vëmendjen e miliona sportdashësve në mbarë botën, përmes transmetimeve në mbi 200 televizione ndërkombëtare.

Kjo përfshirje është një arritje domethënëse për qytetin tonë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë të zhvillimit ekonomik, turizmit dhe promovimit kulturor. Bashkia Rrogozhinë po punon intensivisht për të shfrytëzuar këtë mundësi historike, përmes aktiviteteve kulturore, artistike dhe promovuese, që do të zhvillohen paralelisht me garën, në territorin e bashkisë.

Giro d’Italia 2025 Ă«shtĂ« njĂ« dritare drejt botĂ«s pĂ«r tĂ« treguar bukuritĂ« e RrogozhinĂ«s, energjinĂ« e komunitetit dhe potencialin e saj si destinacion i rĂ«ndĂ«sishĂ«m turistik dhe sportiv nĂ« rajon.

Ky angazhim përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e zhvillimit dhe ndërkombëtarizimit të qytetit tonë.

Bashkia Rrogozhine 💚

Bashkia RrogozhinĂ« & FSHF – BashkĂ«punim pĂ«r Sportin dhe RininĂ«

Bashkia Rrogozhinë, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), është përfshirë në organizimin e Kampionatit Evropian U-17. Ky partneritet përfaqëson një model të suksesshëm bashkëpunimi ndërinstitucional për zhvillimin e sportit dhe angazhimin e të rinjve.

Bashkia Rrogozhinë mbetet e përkushtuar për të mbështetur nisma që lidhen me zhvillimin e komunitetit përmes sportit, edukimit dhe pjesëmarrjes aktive të të rinjve.

Përmes kësaj nisme, Rrogozhina ka kontribuar në një aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, duke ndihmuar në promovimin e sportit dhe në rritjen e profilit të qytetit në nivel kombëtar dhe evropian.

Bashkia Rrogozhine