Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Author: Bashkia Rrogozhine

Egnatia fiton finalen e madhe të “Final Four” dhe shpallet ekipi kampion i Shqipërisë.


Një qytet i vogël, por me ëndrra të mëdha, Rrogozhina u gëzua me dy kupa të fituara brenda një jave. Egnatia triumfoi në Kampionatin Shqiptar dhe pushtoi stadiumin me emrin e saj. Nje arritje e cila shfaq talentin dhe përkushtimin e ekipit të Egnatia. Faleminderit për përfaqësimin e shkëlqyeshëm të qytetit tonë dhe për momente krenarie që krijuat. Ky sukses jo vetëm që është një dëshmi e shkëlqyer e bashkëpunimit dhe punës së palodhur, por gjithashtu dëshmon përkushtimin dhe pasionin me të cilin ju punoni. Ky është një moment i rëndësishëm për Egnatian tonë . Le të vijojë kjo rrugë e sukseseve dhe e arritjeve të mëdha. Urime për fitoren dhe vazhdoni të na bëni krenarë! #egnatiajone

Nis asfaltimi i rrugës Vilë-Bashtovë – Spille për zhvillimin e turizmit dhe rritjen e punësimit.

Ka filluar asfaltimi i rrugës Vilë-Bashtovë – Spille, një projekt kyç për zhvillimin e zonës. Ky investim pritet të sjellë përfitime të mëdha, duke nxitur turizmin dhe duke rritur punësimin lokal. Rruga e re do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe do të lehtësojë aksesin në destinacionet turistike të zonës, duke e bërë më tërheqëse për vizitorët.

Pavarësisht våshtirësive të hasura , premtimi për përfundimin e këtij projekti është mbajtur. Asfaltimi pritet të përfundojë përpara muajve të fluksit të turistëve, duke siguruar një sezon turistik më të suksesshëm.

Ky projekt do të ketë një ndikim pozitiv jo vetëm në përvojën e turistëve, por edhe në jetën e banorëve lokalë, duke krijuar mundësi të reja punësimi dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të zonës.

#BashkiaRrogozhinë 💚

Konferenca e 22 me Komitetin e Veteranëve.

📌Sot u zhvillua “Konferenca e 22 me Komitetin e Veteranëve”.🇦🇱

🔴Ju dhurua titulli “Nder i Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ!” për Kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, Z. Edison MEMOLLA.

🟠Ju dhurua titulli “Nder i Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ!” per Presidentin e Egnatia , Z. Agim DEMROZI.

🟡Gjithashtu u dhuruan çertefikata mirënjohje për të gjithë pasardhësit e të rënëve për liri.

🟢Falenderojmë “Komitetin e Veteranëve” për seriozitetin dhe dashurinë e tyre për të ruajtur vlerat tona.

Bashkë në Festivalin Folklorik Kombëtar! 🇦🇱

Ju ftojmë të merrni pjesë në “Festivalin Folklorik Kombëtar” që do të mbahet më 22 Maj në orën 18:00 në Qendrën Kulturore “Haxhi Memolla” në Rrogozhinë! 🇦🇱

Le të kalojmë të gjithë bashkë një ditë të këndshme dhe ndryshe.

Falenderojmë bashkëpunëtorët tanë për angazhimin dhe kontributin e tyre në realizimin e këtij festivali, i cili synon të promovojë kulturën dhe vlerat tona kombëtare. 🤝

Për të mësuar më shumë dhe për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj, na kontaktoni në numrin e telefonit që gjendet më lart.

Egnatia fiton për herë të dytë Kupën e Shqipërisë.

Duke festuar Fitoren e Kupës se Shqipërisë, ne jemi jashtëzakonisht krenarë për lojtarët dhe stafin e Egnatias. Ky sukses jo vetëm që është një dëshmi e shkëlqyer e bashkëpunimit dhe punës së palodhur, por gjithashtu dëshmon përkushtimin dhe pasionin me të cilin ju punoni.

Ky është një moment i rëndësishëm për Egnatian tonë . Le të vijojë kjo rrugë e sukseseve dhe e arritjeve të mëdha.

Urime për fitoren dhe vazhdoni të na bëni krenarë!

Vijon pastrimi i kanalit të ujrave të larta.

Vijon me sukses pastrimi i kanalit të ujrave të larta, i cili shtrihet nga Njësia Administrative Lekaj deri në grykëderdhjen e lumit Shkumbin, me një gjatësi 5.8 km.

Pastrimi i kanalit synon të përmirësojë rrjedhën e ujit, duke larguar mbeturinat dhe sedimentet e akumuluara. Kjo do të rrisë sigurinë dhe efikasitetin e kanalit në menaxhimin e ujrave të larta.

Kanë filluar punimet për veshjen e fasadave të pallateve!

Punimet për veshjen e fasadave të pallateve kanë filluar, duke përmirësuar jo vetëm pamjen, por edhe cilësinë e ndërtesave. Ky investim do të vazhdojë me përmirësime në infrastrukturë në të gjitha zonat ku ka nevojë për ndërhyrje , duke siguruar një mjedis më të mirë dhe funksional për banorët. Kjo nismë synon të rrisë estetikën dhe cilësinë e jetesës në qytet.

5 Maj – Mirënjohje Dëshmorëve!

Në datën 5 Maj, ndalemi për të nderuar dhe kujtuar të gjithë ato që dhanë jetën për liri. Kjo datë shënon Ditën e Dëshmorëve, një moment reflektimi dhe falenderimi për sakrificën e tyre të madhe. Në këtë ditë të veçantë, le të përkujtojmë me krenari dhe respekt ata që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kombit tonë. Ata do të mbeten përherë në zemrat dhe mendjet tona si simbole të guximit dhe përkushtimit ndaj atdheut.

Gjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre.

Urime Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve!

Ne jemi jashtëzakonisht të nderuar dhe mirënjohës për të gjithë punëtorët që me dashuri dhe përkushtim të madh kontribuojnë në rritjen dhe prosperitetin e vendit tonë. Kjo ditë na jep mundësinë të njohim dhe falenderojmë secilin prej jush për angazhimin e palodhur dhe të pandërprerë. Ju dëshirojmë shëndet të plotë, lumturi dhe suksese të vazhdueshme . Le të ecim së bashku me shpresë dhe optimizëm .

Shpallet Lista e Kandidatëve Fitues me Proçedurën e Konkurimit për Policinë Bashkiake.

Me kënaqësi ju njoftojmë se shpallet lista e kandidatëve fitues me proçeduren e konkurimit për Policinë Bashkiake. Pas testimeve të kryera, bazuar në meritë dhe aftësi janë zgjedhur kandidatët që do të shërbejnë me përkushtim dhe profesionalizëm si Policë Bashkiak në komunitetin tonë.

Ju ftojmë të shikoni materialin në vijim, në të cilin do të gjeni emrat dhe pikët e kandidatëve fitues.