Ftojmë të rinjtë e Rrogozhinës të bëhen pjesë e Këshillit Vendor Rinor!
Këshilli Vendor Rinor është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë e qytetit tonë që të shprehin idetë e tyre dhe të bashkëpunojnë në marrjen e vendimeve që ndikojnë në komunitetin tonë. Ne besojmë fuqimisht se fryma dhe idetë e të rinjve janë mjaft të rëndësishme për zhvillimin e Rrogozhinës.
Pse të bëheni pjesë e Këshillit Vendor Rinor?
- Shprehni idetë tuaja: Jepni mendimet tuaja dhe propozoni ide për përmirësimin e jetës në Rrogozhinë.
- Bashkëpunoni në vendimmarrje: Merrni pjesë aktive në proceset vendimmarrëse dhe ndihmoni në formësimin e politikave rinore.
- Ndikoni në komunitet: Keni mundësinë të bëni ndryshime reale dhe të ndikoni pozitivisht në jetën e bashkëqytetarëve tuaj.
- Zhvilloni aftësitë tuaja: Përmirësoni aftësitë tuaja të lidershipit, komunikimit dhe punës në grup.
Apliko tani! Lexo kushtet e kandidaturës dhe bëhu ti zëri i të rinjve në qytetin tonë.
Kushtet e Kandidaturës në dokumentin në vijim:
Mos e humb këtë mundësi. Apliko tani !
Si të aplikosh ?
Dërgo aplikimin tënd pranë Drejtorise se Arsimit, Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve ose vizito faqen tonë të internetit për më shumë informacion.
Afati: 30 dite .