Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Mbledhja e Keshillit Bashkiak – 24.12.2025

Sot, më datë 24.12.2025, u zhvillua mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak Rrogozhinë për vitin 2025, gjatë së cilës u shqyrtuan dhe u miratuan çështje me rëndësi për komunitetin.

Ndër pikat kryesore të rendit të ditës u përfshinë:

  • Miratimi i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajt Nëntor dhe Dhjetor 2025
  • Programi për përmirësimin e banesave për komunitetin.
  • Shqyrtimi i realizimit faktik të Buxhetit 2025 dhe miratimi i Buxhetit 2026
  • Miratimi i Buxhetit Afatmesëm 2026–2028
  • Miratimi i bursave për nxënësit e arsimit parauniversitar dhe profesional
  • Miratimi i programit të punës të Këshillit Bashkiak për vitin 2026
  • Shpallja “Qytetar Nderi” e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Bajram Begaj
  • Prezantimi i raportit të performancës së Bashkisë Rrogozhinë
  • Çështje të tjera të rendit të ditës

Me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve, të gjitha këto vendime u morën për të qenë sa më pranë nevojave të komunitetit, për të përmirësuar cilësinë e jetës, për të forcuar mbështetjen sociale dhe për të ndërtuar së bashku një Rrogozhinë më të zhvilluar dhe më të mirë për të gjithë.

Bashkia Rrogozhinë dhe Këshilli Bashkiak ju urojnë Festa të Gëzuara, me paqe, mbarësi dhe harmoni në çdo familje të komunitetit tonë.

#BashkiaRrogozhine