Mbledhja e Këshillit Bashkiak të zhvilluar më 26 Shtator 2024
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të zhvilluar më 26 Shtator 2024 u diskutuan dhe miratuan një sërë çështjesh të rëndësishme për qytetin e Rrogozhines.
Falenderojmë të gjithë qytetarët që morën pjesë fizikisht në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, si dhe ata që na ndoqën live përmes kanalit të Këshillit Bashkiak Rrogozhinë në Facebook.
Vendimet e marra gjatë kësaj mbledhjeje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për zhvillimin dhe mirëqenien e qytetit tonë. Pjesëmarrja dhe mbështetja juaj aktive luan një rol kyç në realizimin e këtyre nismave për të mirën e përbashkët të komunitetit.
Pikat kryesore të cilat u trajtuan përfshijnë:
2- Miratim i procesverbalit Nr.10, të mbledhjes së Këshillit Bashkiak datë 19.07.2024.
3- Miratim i projekt-vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Korrik 2024 nga fondi i Bllok – Ndihmës 6%”.
4- Miratim i projekt-vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Gusht 2024 nga fondi i pushtetit vendor”.
5- Miratim i projekt-vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Shtator 2024 nga fondi i pushtetit vendor”.
6- Miratim i projekt-vendimit, “Për miratimin e kërkesës për mbështetje financiare në lidhje me rehabilitimin e rezervuarit të Domen, fshati Domen, Njësia Administrative Kryevidh”.
7- Miratim i projekt-vendimit, “Për miratimin e nismës së Aleancës së Grave Këshilltare, për mbështetjen financiare të projektit ‘Një rrugëtim drejt të ardhmes’.
8- Miratim i projekt-vendimit, “Për miratimin e kërkesës së z. Xhelal Tosku për sponsorizimin e botimit të librit”.
9- Miratim i projekt-vendimit, “Për miratimin e fondit të akorduar për mbulimin e rritjes së nivelit të pagave”.
10- Miratim i projekt-vendimit, “Për miratimin e nivelit të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të bashkisë Rrogozhinë”.
11- Informacion nga Drejtoria e Politikave Urbane dhe Sektorëve të saj, mbi punën e bërë për periudhën Janar-Korrik 2024.
12- Informacion mbi masat e marra nga Drejtoria Bujqësisë, Veterinarisë, Pyjeve, Kullimit dhe Vaditjes për pastrimin e kanaleve të para të dyta e të treta dhe përgatitja e tyre për dimrin.
13- Informacion mbi punën e bërë nga Sektori i Pyjeve dhe përmisimin e shërbimeve dhe veprimtarisë që ofron në këtë fushë.
14- Informacion mbi punën e bërë për përgatitjen e vitit të ri shkollor nga Drejtoria e Arsimit dhe Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse pranë Bashkisë.
15- Raport nga Administratorët e Njësive Administrative Kryevidh, Lekaj, Gosë, Sinaballaj mbi
mbarëvajtjen e punës dhe problematikat e hasura përgjatë periudhës Qershor – Gusht 2024.
16- Të ndryshme.
– Shqyrtim i kërkesës së qytetarit z. Fahri Rexhepi për trajtimin dhe strehimin e qenve endacakë.
– Shqyrtim i kërkesës së qytetarit z. Haziz Kashari për ndihmë financiare për rikuperimin e dëmit të kafshëve të ngordhura.
– Të tjera.
Faleminderit.
#BashkiaRrogozhinë #KeshilliBashkiakRrogozhine
0 Comments