Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: October 2024

Dëgjesa Publike për Planin Social të Bashkisë Rrogozhinë 2025-2028

U zhvillua me sukses dëgjesa publike e Planit Social të Bashkisë Rrogozhinë për periudhën 2025-2028. Banorë, përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë lokalë u mblodhën për të ndarë ide dhe sugjerime mbi sfidat sociale dhe mënyrat më të mira për të përmirësuar mirëqenien e komunitetit tonë. Ky plan synon të krijojë një mbështetje të fortë për të gjithë qytetarët, duke u fokusuar në përfshirjen sociale, arsimin, shërbimet e kujdesit dhe mundësitë e reja për zhvillim.

Date: 28.10.2024

Kliko dhe Shiko Materialin Perkates

Njoftim Për Rekrutimin e Ushtarëve/Detarëve Aktivë në FA.

Qendra e Personel Rekrutimit shpall njoftimin për rekrutimin e kandidatëve për pozicionet e ushtarit/detarit aktiv në Forcat e Armatosura (FA). Ju lutemi lexoni me kujdes materialin bashkangjitur për të njohur kushtet e pranimit, si dhe dokumentet që duhet të dorëzoni për aplikim.

Detaje të rekrutimit:

  • Pozicioni: Ushtar/Detar aktiv në FA
  • Kërkesat për aplikim: Plotësoni kushtet dhe dorëzoni dokumentet e kërkuara brenda afateve të përcaktuara

Ju ftojmë të lexoni njoftimin për të gjitha detajet dhe udhëzimet e nevojshme për aplikim.

Gjithashtu materialin mbi Kushtet dhe Udhezimet e nevojshme per aplikim mund ti gjeni ne vijim, por edhe ne Stenden “Njoftime”.

Faleminderit!

Takim me Kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali në Bashkinë Rrogozhinë

Gjatë një vizite në Bashkinë Rrogozhinë, patëm kënaqësinë të diskutojmë së bashku me Znj. Elisa Spiropali, Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, mbi investimet, buxhetet dhe angazhimet e nevojshme për zhvillimin e komunitetit. Në fokus të bisedimeve ishin përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve publike, si dhe mbështetja për projekte që do të ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Jemi besimplotë se do të kemi mbështetje maksimale për investimet publike, në përputhje me vizionin afatgjatë, i cili synon transformimin e vendit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Faleminderit!