Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

Month: February 2025

Njoftim për Aplikantët e Programit “Subvencioni i Interesave të Kredisë” – 2025

Në materialin në vijim do të gjeni të renditur aplikantët që kanë kaluar me sukses Fazen e Pare për programin “Subvencioni i Interesave të Kredisë” për vitin 2025.

Aplikantët e përzgjedhur duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar pranë zyrave të Bashkisë Rrogozhinë, nga data 24.02.2025 deri më 10.03.2025.

📌 Kujdes:
✅ Dokumentet duhet të jenë të lëshuara nga institucionet kompetente jo më herët se 3 muajt e fundit.
❌ Çdo individ ose familje që paraqet të dhëna të pavërteta, të pasakta ose në kundërshtim me ligjin në fuqi për strehimin social dhe aktet nënligjore për zbatimin e tij, do të humbasë të drejtën për të përfituar nga programi.

Për çdo paqartësi, mund të kontaktoni me zyrën përkatëse pranë Bashkisë Rrogozhinë.

Kliko ketu për të parë listën e aplikantëve që kanë kaluar me sukses Fazen e Pare.

Njoftim për Aplikantët e Programit “Subvencioni i Interesave të Kredisë” – 2025

Në materialin në vijim do të gjeni të renditur aplikantët që kanë kaluar me sukses këtë fazë të përzgjedhjes për programin “Subvencioni i Interesave të Kredisë” për vitin 2025.

Aplikantët e përzgjedhur duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar pranë zyrave të Bashkisë Rrogozhinë, nga data 24.02.2025 deri më 10.03.2025.

📌 Kujdes:
✅ Dokumentet duhet të jenë të lëshuara nga institucionet kompetente jo më herët se 3 muajt e fundit.
❌ Çdo individ ose familje që paraqet të dhëna të pavërteta, të pasakta ose në kundërshtim me ligjin në fuqi për strehimin social dhe aktet nënligjore për zbatimin e tij, do të humbasë të drejtën për të përfituar nga programi.

Për çdo paqartësi, mund të kontaktoni me zyrën përkatëse pranë Bashkisë Rrogozhinë.

Dukument: Kliko për të parë listën e aplikantëve që kanë kaluar me sukses këtë fazë.

Punimet në rrugën Harizaj-Lekaj po marrin formë!

Një nga segmentet më problematike rrugore po transformohet, duke sjellë përmirësime të ndjeshme për të gjithë komunitetin. Në rrugën dytësore Harizaj-Lekaj (4083 m) po kryhen ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, duke lehtësuar qarkullimin dhe sigurinë e mjeteve.

✅ Investim i rëndësishëm për banorët dhe zhvillimin e zonës
✅ Lehtësim i qarkullimit për të gjithë përdoruesit e rrugës
✅ Rritje e cilësisë dhe sigurisë së infrastrukturës rrugore

Falenderojmë Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Së bashku, vijojmë me projekte të tjera në shërbim të qytetarëve!

#BashkiaRrogozhinë 💚

Plani i Përmirësimit të Arsimit Parashkollor në Bashkinë Rrogozhinë

Bashkia Rrogozhinë, në bashkëpunim me Projektin “Bashkitë e Forta”, po ndërmerr hapa strategjikë për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe cilësor të strukturave të arsimit parashkollor.

Qëllimi i këtij plani është krijimi i një platforme gjithëpërfshirëse që do të harmonizojë të gjitha aktivitetet zbatuese në një vizion të përbashkët dhe koherent. Arsimi është një faktor kyç për mirëqenien sociale dhe ekonomike të komunitetit tonë, ndaj ky plan synon të sjellë përmirësime konkrete në këtë sektor jetik.

Në vijim, mund të gjeni materialin e plotë mbi “Planin e Përmirësimit të Shërbimit për Arsimin Parashkollor”.

Kliko Ketu: Plani i Përmirësimit të Arsimit Parashkollor në Bashkinë Rrogozhinë

Qëndroni të informuar për zhvillimet më të fundit dhe hapat që po ndërmerren për një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë.

#ArsimiParashkollor #ZhvillimCilësor #BashkiaRrogozhinë #BashkitëeForta #EdukimiFillor

Faleminderit!