Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

AKTIVITETE

Njoftim për fillimin e procesit të informimit dhe konsultimit publik për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë”

Përshëndetje,

Ju njoftojmë se ka filluar procesi i informimit dhe konsultimit publik për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë”.

Ftojmë qytetarët, institucionet, bizneset dhe të gjitha palët e interesuara në territorin e Bashkisë Rrogozhinë të informohen mbi projektin dhe të marrin pjesë aktivisht në procesin e konsultimit publik.

Datat, oraret dhe vendi i zhvillimit të konsultimeve do të bëhen të ditura në vijim përmes njoftimeve zyrtare të Bashkisë Rrogozhinë.

Për më shumë informacion dhe për të konsultuar dokumentacionin përkatës të projektit, ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj në këtë proces të rëndësishëm për zhvillimin e komunitetit tonë.

Bashkia Rrogozhine

Njoftim Zyrtar

🔶Njoftojmë hapjen e aplikimeve për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin turistik veror 2026.

📌 Afati përfundimtar për paraqitjen e aplikimeve është data 15 mars 2026.

🔶Të gjitha subjektet që plotësojnë kriteret ligjore ftohen të aplikojnë në mënyrë elektronike përmes portalit qeveritar e-Albania, duke plotësuar formularin përkatës dhe duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar online.

🔶Për me teper informacion kliko:

🔶Link:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13881

@bashkia_rrogozhine_2026@akb.gov.al
#bashkiarrogozhine💚

Mbledhja e radhes e Keshillit Bashkiak

Sot, më datë 22.01.2026, në orën 11:00, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Rrogozhinë, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.

Ashtu si çdo mbledhje tjetër, edhe kjo u transmetua live në kanalin zyrtar të Këshillit Bashkiak në Facebook, duke garantuar transparencë dhe informim të vazhdueshëm për qytetarët.

Gjatë mbledhjes u miratuan një sërë projektvendimesh me rëndësi të veçantë, të cilat synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve, mbështetjen e familjeve në nevojë, përmirësimin e shërbimeve për qytetin si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.

Në këtë kuadër, Bashkia Rrogozhinë vijon angazhimin dhe punën e saj të përditshme në shërbim të qytetarëve, duke zbatuar projekte dhe vendime që adresojnë nevojat reale të komunitetit.

Ju falenderojme për vëmëndjen dhe ju ftojmë të na ndiqni edhe në vijim live në kanalet tona zyrtare.

Me respekt,

Bashkia Rrogozhine

HAPAT E TRADITËS. ZEMRA E RINISË!

Mirë se vini

Ju ftojmë të merrni pjesë në Koncertin Final “Hapat e Traditës, Zemra e Rinisë”, një ngjarje kulturore që sjell në skenë vlerat e trashëgimisë sonë dhe energjinë e të rinjve.

Ky aktivitet bashkon traditën dhe rininë përmes valleve dhe shprehjes artistike, duke ofruar një hapësirë ku mund të përjetohet dhe vlerësohet trashëgimia kulturore.

Data: 23.01.2026
Ora: 12:00
Vendi: Qendra Kulturore “Haxhi Memolla”

Pjesëmarrja juaj do të jetë një vlerë e shtuar për këtë aktivitet dhe një mbështetje e rëndësishme për promovimin e kulturës dhe rinisë.

Me respekt,

Bashkia Rrogozhine