Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

AKTIVITETE

Vijon Realizimi i Projekteve për Qytetin Tonë…

Rëndësia e projekteve për qytetin tonë është shumë e madhe. Përmes këtyre projekteve, ne synojmë të krijojmë një mjedis që përmbush të gjitha standardet moderne dhe të ofrojë kushte të shkëlqyera për banorët e qytetit të Rrogozhinës. Çdo projekt i realizuar është një hap përpara drejt përmirësimit të infrastrukturës, sigurisë dhe komoditetit të qytetarëve tanë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë pandërprerë për të siguruar që qyteti ynë të jetë një vend ku çdo individ ndjehet i respektuar dhe i mbështetur, duke u rritur në një komunitet të bashkuar dhe të zhvilluar. Kjo përpjekje e përbashkët do të kontribuojë në një të ardhme më të bukur dhe të sigurt për të gjithë ne.

Për një Qytet më të Bukur dhe të Sigurt #BashkiaRrogozhine.

Bujqësia, një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë në zonën tonë.

Bujqësia gjithmonë ka qenë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë në zonën tonë.

Me përkushtimin e fermerëve dhe mbështetjen e qeverisë, sektori bujqësor po përjeton përmirësime të vazhdueshme.

Kushdo që merret me bujqësi dhe ka dëshirë të zgjerojë aktivitetin, është i inkurajuar të paraqitet pranë zyrave të Bashkise Rrogozhine për të mësuar më tej mbi lehtësimet që parashikon ligji. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që duan të investojnë në këtë sektor.

#Bashkiarrogozhine

Punët e mira marrin kohën e tyre për t’u realizuar!

Jemi të kënaqur të njoftojmë fillimin e një ndryshimi rrënjësor në infrastrukturën e qytetit tonë. Ky projekt me mjaft rëndësi do të shtrihet gradualisht në çdo lagje dhe rrugicë ku nuk është ndërhyrë prej vitesh. Investimet në infrastrukturë janë themeli i zhvillimit të një qyteti të qëndrueshëm dhe modern, dhe këto përmirësime do të sjellin një sërë përfitimesh për qytetarët tanë.

Disa nga punimet tashmë kanë përfunduar, dhe inspektimi u krye me sukses në prani të Etjenit, mikut dhe deputetit të zonës sonë. Ky inspektim konfirmoi cilësinë dhe përmbushjen e standardeve të larta të këtyre projekteve. Ne jemi të përkushtuar për të vazhduar me këtë ritëm dhe për të siguruar që çdo lagje dhe rrugicë në qytetin tonë të përfitojë nga këto përmirësime të rëndësishme.

#BashkiaRrogozhinë 💚

Kujdesemi për një mjedis të pastër.

Gjatë sezonit veror, përveç të gjithë territorit, pastrimi i bregdetit mbetet një prioritet.

Bashkia Rrogozhinë kujdeset vazhdimisht për të mjedis të pastër por kjo nuk mjafton. I bëj thirrje qytetarëve dhe turistëve të jenë më të kujdesshëm dhe t’i hedhin mbetjet në vendet e caktuara.

Të gjithë bashkë mund të bëjmë më mirë!

#BashkiaRrogozhinë💚

Rezervuari i Okshtunit: Një Tjetër Atraksion Mbresëlënës.

Rezervuari i Okshtunit është një tjetër perlë e fshehur e bashkisë Rrogozhinë, që po bëhet shpejt një destinacion premtues për zhvillimin e agroturizmit dhe aktiviteteve të tjera kulturore, artistike dhe turistike. Ky vend ofron një peizazh të mrekullueshëm natyror, ideale për ata që kërkojnë të shpëtojnë nga rutina e përditshme dhe të shijojnë qetësinë e natyrës.

Aktivitetet e shumta që mund të zhvillohen këtu përfshijnë ekskursione, peshkim, kamping, dhe aktivitete artistike si piktura dhe fotografimi, duke ofruar një përvojë unike dhe të paharrueshme për vizitorët. Rezervuari është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për promovimin e produkteve vendase dhe kulinarisë tradicionale, duke mbështetur kështu ekonominë lokale dhe kulturën e zonës.

Për të gjithë dashamirësit e natyrës dhe kulturës, Rezervuari i Okshtunit është destinacioni ideal për të kaluar kohë cilësore dhe për të krijuar kujtime të bukura.

#Bashkia Rrogozhine

Drejt përfundimit urat lidhëse midis Vilë-Bashtovës dhe Spillesë!

Projekti i urave lidhëse midis Vilë-Bashtovës dhe Spillesë po shkon drejt përfundimit. Ky investim do të sjellë një kthesë të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë, punësim dhe ekonomi, i cili është një hap i madh për zhvillimin e Bashkise Rrogozhine duke ofruar mundësi të reja për komunitetin.

Mbledhje e Keshillit Bashkiak 26.06.2024

Ne mbledhjen e Këshillit Bashkiak , date: 26.06.2024 , u diskutuan tema të rëndësishme te cilat do ti gjeni te renditura ne vijim, gjithashtu ne kete mbledhje u vendos edhe shfaqja e një aktiviteti artistik në datën 28 korrik.

Rendi i dites:

1- Miratim i rendit të ditës.

2- Miratim i procesverbalit Nr.8, të mbledhjes së Këshillit Bashkiak datë 03.06.2024.

3- Miratim i projekt-vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Maj 2024 nga fondi i Bllok – Ndihmës 6%”.

4- Miratim i projekt-vendimit, “Për dhënien e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë për muajin Qershor 2024 nga fondi i pushtetit vendor”.

5- Miratim i projekt-vendimit, “Për miratimin në parim të Projekt-Studimit për dhënien në përdorim të fondit pyjor/kullosore në pronësi të Bashkisë Rrogozhinë”.

6- Miratim i projekt-vendimit, “Për shpalljen e emergjencës në rezervuarin e Domen, fshati Domen, Njësia Administrative Kryevidh”.

7- Miratim i projekt-vendimit, “Për një ndryshim në vendimin nr.37, datë 27.12.2023, ‘Për miratimin e nivelit të pagave të administratës së Bashkisë për vitin 2024’ “, me qëllim përfshirjen në këtë vendim për caktimin e nivelit të pagave të Punonjësve të Policisë Bashkiake Rrogozhinë.

8- Miratim i projekt-vendimit, “Për miratimin e projektit ‘Organizim eventi muzikor dhe humoristik në qytetin tonë për periudhën e stinës së verës datë 28 Korrik 2024’ “.

9- Informacion mbi realizimin e treguesve ekonomikë të Njësisë së Ujësjellës – Kanalizime Rrogozhinë si dhe masat e marra për furnizimin normal me ujë të banorëve të Bashkisë dhe të zonave turistike (plazhi i Spillesë dhe i Vilë – Bashtovës) për periudhën Maj 2023 – Maj 2024.

10- Raport nga Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore mbi punën e bërë nga ky Sektor për periudhën Qershor 2023- Qershor 2024.

11- Raport nga Administratorët e Njësive Administrative Kryevidh, Lekaj, Gosë, Sinaballaj mbi mbarëvajtjen e punës dhe problematikat e hasura përgjatë periudhës Janar – Maj 2024.

12- Të ndryshme.

– Shqyrtim i përgjigjes së drejtorisë së të ardhurave mbi rishikimin e Paketës Fiskale 2024, Tarifave Vendore për biznesin e vogël.

– Shqyrtim i kërkesë ankesës së ardhur nga disa banorë të fshatit Zanbishë mbi zgjedhjet për kryesinë dhe kryetarin e fshatit.

– Të tjera.

Ka Filluar Rehabilitimi I 13 Rrugicave Të Qytetit.

Bashkia Rrogozhinë në bashkëpunim me FSHZH dhe Qeverinë Shqiptare, ka filluar rehabilitimin e 13 rrugicave të qytetit të cilat janë të ndara në 3 blloqe kryesore.

Ka përfunduar blloku i parë i cili i përket zonës përreth stadiumit. Njoftojmë të gjithë qytetarët të ndalojnë lëvizjet në rrugët përreth pallateve dhe rrugën nga burgu deri pranë kanalit, pasi këto rrugë i përkasin bllokut të 2 dhe 3 në të cilët do të punohet ditët në vazhdim.

Bashkia Rrogozhinë përvec realizimit të këtij projekti, ka aplikuar për të përfituar edhe projektin tjetër që përfshin lagjet e Stacioni të Trenit.

Falenderojmë të gjithë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre gjatë periudhës së punimeve. Së bashku, po ndërtojmë një Rrogozhinë më të bukur dhe më të zhvilluar!

#BashkiaRrogozhinë💚

Vijon Puna. Nderhyrje Rigjeneruese Ne Blloqet e Banimit Ne Bashkine Rrogozhine.

Bashkia e Rrogozhinës po vijon intensivisht punimet për rigjenerimin e infrastrukturës në blloqet e banimit. Ky projekt i rendesishem synon të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetesës së banorëve përmes rikonstruksionit dhe modernizimit të zonave të banimit, duke siguruar një mjedis më të sigurt, më të rehatshëm dhe më të këndshëm për të gjithë.

#BashkiaRrogozhinë