Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

AKTIVITETE

Plani i Përmirësimit të Arsimit Parashkollor në Bashkinë Rrogozhinë

Bashkia Rrogozhinë, në bashkëpunim me Projektin “Bashkitë e Forta”, po ndërmerr hapa strategjikë për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe cilësor të strukturave të arsimit parashkollor.

Qëllimi i këtij plani është krijimi i një platforme gjithëpërfshirëse që do të harmonizojë të gjitha aktivitetet zbatuese në një vizion të përbashkët dhe koherent. Arsimi është një faktor kyç për mirëqenien sociale dhe ekonomike të komunitetit tonë, ndaj ky plan synon të sjellë përmirësime konkrete në këtë sektor jetik.

Në vijim, mund të gjeni materialin e plotë mbi “Planin e Përmirësimit të Shërbimit për Arsimin Parashkollor”.

Kliko Ketu: Plani i Përmirësimit të Arsimit Parashkollor në Bashkinë Rrogozhinë

Qëndroni të informuar për zhvillimet më të fundit dhe hapat që po ndërmerren për një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë.

#ArsimiParashkollor #ZhvillimCilësor #BashkiaRrogozhinë #BashkitëeForta #EdukimiFillor

Faleminderit!

HAPEN APLIKIMET PËR PROGRAMIN: “SUBVENCIONI I INTERESAVE TË KREDISË”

Jeni të interesuar për të përfituar nga një mundësi financimi që lehtëson barrën e interesave të kredisë?

Programi “Subvencioni i Interesave të Kredisë” është krijuar për të mbështetur individët në arritjen e qëllimeve të tyre.

Aplikimet zhvillohen në dy faza:

  1. Faza 1 (22.01.2025 – 21.02.2025): Aplikoni përmes portalit e-Albania, duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social”.
  2. Faza 2: Të përzgjedhurit duhet të dorëzojnë formularin dhe dokumentacionin e kërkuar në Zyrat e Bashkisë Rrogozhinë, brenda 30 ditëve nga përfundimi i fazës së parë.

Për më shumë informacion: KLIKONI KETU.

Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shërbimit Social – BASHKIA RROGOZHINE

Faleminderit!

Ofrohet Ndihmë Juridike Falas

Informacion mbi Ndihmën Juridike Falas

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas është e angazhuar për të ofruar shërbime juridike falas dhe për të garantuar aksesin në drejtësi për të gjithë qytetarët.

Në kuadër të kësaj, është përgatitur një video informuese me temë:
“Çfarë është ndihma juridike falas? Si ta përfitojmë dhe kush e përfiton?”

Kjo video ka për qëllim të informojë qytetarët mbi mundësitë që ofron Ligji Nr. 111/2017, “Për Ndihmën Juridike të Garantuar nga Shteti”.

Informacioni përfshin:

  • Kuptimin e ndihmës juridike falas.
  • Kriteret dhe mënyrat për ta përfituar këtë ndihmë.
  • Kategoritë që përfitojnë nga ndihma juridike falas.

Ju mund ta aksesoni videon në linkun në vijim: https://www.youtube.com/watch?v=tk7SfAQOXTQ

Sigurojmë akses të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët!

Faleminderit!

Rrogozhina prodhon traditë dhe e sjell atë në tryezën tuaj!

Nga puna e palodhur e femerëve, punimit të tokave, investimeve në fabrikat e prodhimit të vajit dhe subvencioneve nga Qeveria Shqiptare, tashmë ulliri është kthyer në element dallues për zonën tonë.🙌

Duke falenderuar këdo që po punon fuqimisht për ruajtjen e kësaj tradite, i bëj thirrje kujtdo që e ka mundësinë, t’i rikthehet tokës dhe punimit të saj, në këtë mënyrë Rrogozhina gradualisht shndërrohet në pikë kyçe për kultivimin e ullirit e më tej.🤝

#BashkiaRrogozhinë💚

Menaxhimi i stacioneve të plazhit. E-Albania

📌HAPET SISTEMI ONLINE në E-Albania për menaxhimin e stacioneve të plazhit për subjektet me struktura akomoduese pranë plazheve, sipas kritereve ligjore të përcaktuara 📝

🔴Përmirësimet ligjore të bëra së fundmi, garantojnë:
🔸️Dyfishimim e hapësirave publike 🏖️
🔸️Shpërndarjen e tyre në gjithë vijën bregdetare 🌊

🟠Ky vit vjen me një ndryshim të madh, ku vetëm strukturat hoteliere mund të menaxhojnë përkohësisht parcelat e plazheve, duke aplikuar TANI online, përmes linkut në E-Albania:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/MTM/13881/MTM_13881_n3_s2_web.aspx 🔗

📍Sistemi do të qëndrojë i aksesueshëm për 3️⃣0️⃣ ditë duke garantuar një proces të barabartë dhe transparent.🤝

#AlbaniaAllSenses🏞️🌊🏰
#VisitAlbania🛩️🇦🇱🫶

#BashkiaRrogozhine

Rrogozhina – 80 vjet Çlirim!

Rrogozhina, qyteti ynë i zemrës, shënon 80 vite nga çlirimi,

Jemi te lumtur që vit pas viti me të gjitha brezat, përkujtojmë me krenari veprat dhe sakrificat e të parëve tanë!🤝

#Rrogozhina #80VjetÇlirim

Dëgjesa Publike për Planin Social të Bashkisë Rrogozhinë 2025-2028

U zhvillua me sukses dëgjesa publike e Planit Social të Bashkisë Rrogozhinë për periudhën 2025-2028. Banorë, përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë lokalë u mblodhën për të ndarë ide dhe sugjerime mbi sfidat sociale dhe mënyrat më të mira për të përmirësuar mirëqenien e komunitetit tonë. Ky plan synon të krijojë një mbështetje të fortë për të gjithë qytetarët, duke u fokusuar në përfshirjen sociale, arsimin, shërbimet e kujdesit dhe mundësitë e reja për zhvillim.

Date: 28.10.2024

Kliko dhe Shiko Materialin Perkates