Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

AKTIVITETE

📌 FtesĂ« pĂ«r “Festivalin e BashtovĂ«s” đź“…

Të nderuar qytetarë të Bashkisë Rrogozhinë,

Me kĂ«naqĂ«si ju njoftojmĂ« se “Festivali i BashtovĂ«s” do tĂ« rikthehet kĂ«tĂ« vit nĂ« datĂ«n 21 Shtator, ora 19:00 – 21:00.

đź”´ Ndryshe nga vitet e kaluara, pĂ«r shkak tĂ« rikonstruksionit tĂ« kalasĂ« sĂ« BashtovĂ«s, festivali do tĂ« zhvillohet kĂ«tĂ« vit nĂ« Parkun e Qytetit – RrogozhinĂ«.

🟠 Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë, për të kaluar një mbrëmje të këndshme dhe plot aktivitete.

Shpresojmë të shihemi të gjithë së bashku! 💚

#BashkiaRrogozhinë 💚

Investime Në Bujqësi Nga Fermerët E Bashkisë Tonë. 🌿

Në Gosë të Vogël në një takim me fermerin Gezim Shaba në parcelën e tij me hurma të varieteteve të ndryshme dhe pemë të tjera frutore.

Parcela me nje sipëfaqe rreth 45 dynym,  prodhon fruta të cilësisë më të mirë ku më pas grumbullohen në frigorifer për tu tregtuar jashtë vendit.🙂

Jemi te lumtur që puna e fermerëve përveçse po vlerësohet gjithnjë e më tepër, edhe vetë ata nuk ndalen për të investuar në bujqësi dhe për të shitur produktet e tyre brenda e jashtë vendit.🤝

#MeNjerëzitPërNjerëzit🤝
#BashkiaRrogozhinë💚

Kujdesi Për Mjedisin, Është Një Prioritet Për Të Gjithë!🤝

Në këtë periudhë pushimesh, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit. Faleminderit për të gjithë punonjësit !

🌿 Ju lutemi, hidhni mbetjet në vendet e caktuara për të ndihmuar në mbajtjen e pastërtisë dhe bukurisë së natyrës që na rrethon.

Pushimet janë një kohë për t’u çlodhur dhe për të shijuar ambientin përreth, por kujdesi për mjedisin mbetet një përgjegjësi e përbashkët. Çdo veprim i vogël për të mbajtur pastër mjedisin, është një kontribut me mjaft rëndësi.

Bashkia Rrogozhinë 💚🌍

Bashkë, për një mjedis më të pastër dhe më të bukur! 🙌

Në vetëm një vit, janë realizuar investime të rëndësishme në qytetin e Rrogozhinës.

Në vetëm një vit, janë kryer investime të rëndësishme në qytet dhe janë realizuar projekte të mëdha. Përmirësimet janë të ndjeshme në çdo sektor. Kryetari i Bashkisë Z. Edison Memolla, falenderon gjithsecilin për mbështetjen dhe premton vëmendje dhe punë maksimale në çdo sektor dhe individ ku është e nevojshme.🤝 Faleminderit !

Intervista nĂ« RTSH – Kryetari i Bashkise Rrogozhine Z. Edison Memolla

Intervista e Kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë në RTSH, trajtoi çështje kyçe për komunitetin tonë. Kryetari foli për projektet e përfunduara , aktuale dhe të ardhshme të bashkisë, përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike. Ai diskutoi zhvillimin e ekonomisë lokale, nxitjen e investimeve dhe potencialin e turizmit, duke u përqendruar në atraksionet turistike dhe mënyrat për të tërhequr vizitorë.

Mikpritja e banorëve të Rrogozhinës dhe ruajtja e traditave u theksuan gjithashtu, duke nënvizuar rëndësinë e promovimit të Rrogozhinës si një destinacion tërheqës dhe të zhvilluar. Për më shumë detaje, ju ftojmë te ndiqni videon e plotë të intervistës, e cila gjendet në vijim.

#BashkiaRrogozhinë

Rrogozhina rinis nga deti, qyteti në një perspektivë të re | Mirëmëngjesi Shqipëri | RTSH

Dëgjesa Publike: Plani Vendor Për Menaxhimin E Mbetjeve.

Me bashkĂ«punimin e AdministratĂ«s sĂ« BashkisĂ« RrogozhinĂ«, KĂ«shillit Bashkiak dhe Projektit “BashkitĂ« e Forta”, u zhvillua dĂ«gjesa publike pĂ«r “Planin Vendor tĂ« Menaxhimit tĂ« Mbetjeve”.

Dëgjesa u zhvillua në qytetin e Rrogozhinës, më datë 18.07.2024, ora 10.00, në sallën e Këshillit Bashkiak. Ku ishin të pranishëm banorë dhe sipërmarrës të qytetit të Rrogozhinës, të cilët dhanë rekomandimet dhe sugjerimet e tyre.

FalenderojmĂ« banorĂ«t e qytetit tĂ« RrogozhinĂ«s dhe koordinatoren e projektit “BashkitĂ« e Forta” pĂ«r pjesĂ«marrjen dhe kontributin e tyre mjaft tĂ« vlefshĂ«m.

Ju falenderojmë që ishit pjesë e këtij bashkëbisedimi. Rekomandimet dhe sugjerimet tuaja janë mjaft të rëndësishme.

#Bashkia Rrogozhine