Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

AKTIVITETE

🔥 Njoftim i Rëndësishëm – Situata me zjarrin në fshatin Zambishë dhe zonat përreth

Vatra e zjarrit që ka rënë para disa ditësh në fshatin Zambishë, e cila është përhapur edhe në disa fshatra të tjerë përreth, vazhdon të jetë aktive.

Bashkia Rrogozhinë është e angazhuar maksimalisht për mbrojtjen e jetës, pasurisë dhe mjedisit të qytetarëve tanë.

Falenderojme: Emergjencat Civile, Forcat Zjarrfikëse të Bashkisë, Punonjësit e Shërbimeve, banorët e zonës, Prefekturën e Tiranës si dhe ndihmën ajrore, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për përballimin e situatës.

Aktualisht, zjarri vijon të jetë aktiv në disa vatra të shpërndara dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga forcat në terren. Deri më tani nuk ka banesa të dëmtuara, por janë djegur rreth 70-80 hektarë me sipërfaqe të mbjella dhe bimësi të ndryshme.


⚠️ KUJDES!

Pavarësisht temperaturave të larta, zjarret nuk nisen pa shkak. Shkaku kryesor shpesh është pakujdesia apo veprime të qëllimshme. Prandaj, në këto kushte, i bëjmë thirrje çdo qytetari të tregojë kujdes të shtuar dhe përgjegjësi ndaj mjedisit dhe komunitetit.

Veprimet e pakujdesshme po rrezikojnë mundin e bashkëqytetarëve në tokat e tyre të mbjella dhe në rastin më të keq, mund të kërcënojnë banesat dhe jetën e njerëzve.

Merrni përgjegjësi qytetare! Përtej dënimeve penale, nevojitet edhe ndjeshmëri njerëzore nëse dikush ka vepruar qëllimisht apo nga pakujdesia. Dëmi i shkaktuar është i madh dhe ndikon të gjithë komunitetin.


📞 Çfarë duhet të bëni në rast se shihni zjarr?

Nëse shikoni një vatër zjarri, ju lutemi njoftoni menjëherë Shërbimin e Zjarrfikëses në numrat emergjent. Koha e reagimit është jetike për të shmangur përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Faleminderit për bashkëpunimin!

Thirrja X – Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët shpall të hapur Thirrjen e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, një iniciativë që synon të fuqizojë të rinjtë profesionistë përmes përfshirjes së tyre në institucione publike dhe struktura të ndryshme profesionale.

📍 Bashkia Rrogozhinë mbështet dhe inkurajon çdo të ri që dëshiron të ndjekë praktikën dhe të fitojë përvojë profesionale. Ne jemi të hapur të mirëpresim praktikantë në strukturat tona, si një mënyrë për të investuar në të ardhmen e të rinjve .

Ky program u ofron të rinjve një mundësi të çmuar për të:

✅ Fituar eksperiencë praktike
✅ Zhvilluar aftësi të reja profesionale
✅ Lehtësuar integrimin në tregun e punës

📌 Kush mund të aplikojë?
Të rinjtë profesionistë të moshës 21–29 vjeç

📆 Periudha e praktikës:
Shtator – Dhjetor 2025

🗓 Afati i aplikimeve:
27 Qershor 2025 – 10 Gusht 2025

🌐 Aplikimet bëhen online në adresën zyrtare:
👉 praktika.riniafemijet.gov.al

Faleminderit!

Vijon puna për pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse në territorin e Bashkisë Rrogozhinë 🌿

Bashkia Rrogozhinë, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës bujqësore dhe mbështetjes së fermerëve, vijon punën intensive në pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse në disa zona të rëndësishme të territorit.

✅ Janë kryer dhe po kryhen ndërhyrje në:

  • Zonën e Rrogozhinës
  • Fshatin Luz i Madh
  • Zonën e Shkozetit
  • Fshatin Lekaj

Këto ndërhyrje synojnë përmirësimin e kullimit të tokave bujqësore, parandalimin e përmbytjeve dhe garantimin e një sezoni vaditës më efikas për fermerët tanë.

💧 Investimi në mirëmbajtjen e rrjetit të kanaleve është një prioritet për Bashkinë, pasi ndikon drejtpërdrejt në rritjen e produktivitetit bujqësor dhe mbështet nje zhvillim të qëndrueshëm.

#BashkiaRrogozhinë #PastrimiKanaleve #MbështetjePërFermerët #ZhvillimRural #ShërbimeNëTerren

Thirrje e Rëndësishme për Fermerët: 🔴Raportoni Çdo Shenjë të Dyshimtë te Kafshët!

Bashkia Rrogozhinë, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, u bën thirrje të gjithë fermerëve dhe blegtorëve që të tregohen të kujdesshëm ndaj shëndetit të kafshëve të tyre.

Në rast se vëreni shenja klinike të dyshimta, mos hezitoni të kontaktoni Shërbimin Veterinar të zonës ose të telefononi numrin e gjelbër 0800 33 66, pa asnjë pagesë.

✅ Kujdesi i menjëhershëm mund të parandalojë përhapjen e sëmundjeve dhe të mbrojë si shëndetin e kafshëve ashtu edhe atë publik.

🔴 Parandalimi nis me ndërgjegjësimin!
#BashkiaRrogozhinë 💚
#Veterinaria #Fermerët #ShëndetiIKafshëve #ThirrjePërKujdes

🇨🇿 Çeki 🆚 Angli 🇬🇧 – Emocionet vijojnë në Arena Egnatia!


🇨🇿 Çeki 🆚 Angli 🇬🇧 – një përballje që pritet të dhurojë spektakël dhe intensitet në fushën e lojës!⚽

🏟️ Arena Egnatia në Rrogozhinë është gati të mirëpresë këtë sfidë europiane.

🙌 Bashkia Rrogozhinë, në bashkëpunim me Arena Egnatia, ka bërë përgatitjet e duhura për të garantuar një atmosferë dinjitoze, mikpritje të ngrohtë dhe kushte të shkëlqyera për ekipet, tifozët dhe të gjithë pjesëmarrësit.

🎉 Ejani të përjetoni emocionin në stadium dhe të bëheni pjesë e një ngjarjeje që shkruan historinë e futbollit në Shqipëri!
📷 Mos harroni të vizitoni edhe Fan Zone në parkun e qytetit për argëtim, aktivitete dhe atmosferë festive për të gjitha moshat!

#RrogozhinaJonë #ArenaEgnatia #UEFAU17 #Albania2025 #ÇekiAngli #FutbolliNaBashkon #KrenarëPërMikpritjen

📸 Çaste që flasin vetë! – Itali 🇮🇹 🆚 Angli 🇬🇧


🏟️ Arena Egnatia ishte sërish skenë e një përballjeje të madhe – Itali 🇮🇹 🆚 Angli 🇬🇧, një ndeshje e mbushur me intensitet, dhe emocione të forta!

🔥 Atmosfera ishte elektrizuese, tribuna plot me tifozë të zjarrtë dhe mikpritja e qytetit tone në nivelin më të lartë!

😍 Ju sjellim fotoalbumin e kësaj mbrëmjeje fantastike, ku futbolli i të rinjve tregoi nivelin dhe fuqinë që bashkon Europën në zemrën e Rrogozhinës.

📷 Shfletoni fotot, ndani emocionet dhe bëhuni pjesë e kësaj historie që po shkruhet në fushën tonë!

#RrogozhinaJonë 💚 #UEFAU17 #Albania2025 #ArenaEgnatia #ItaliAngli #FutbolliNaBashkon

Emocione, argëtim dhe atmosferë fantastike në Fan Zone! 🇦🇱⚽


📍 Në zemër të Rrogozhinës, Fan Zone u kthye në pikën më energjike të qytetit – aty ku tifozët u mblodhën për të festuar futbollin dhe për të ndarë emocionet e kampionatit europian!

🛠️ Bashkia Rrogozhinë është kujdesur me përkushtim për çdo detaj të këtij eventi, duke garantuar organizim dinjitoz, mikpritje shembullore dhe një atmosferë festive që i shkon denjësisht një kampionati europian!

🎈 Loja, muzikë live, aktivitete argëtuese për fëmijë, kënde fotografike dhe shumë surpriza për të gjithë!
🙌 Një ditë që tregoi se sporti nuk luhet vetëm në fushë, por edhe në zemrat e tifozëve!

📸 Shfletoni këto çaste të bukura nga Fan Zone – sepse bashkë krijojmë kujtime që vlejnë më shumë se një gol!

#FanZoneRrogozhinë #RrogozhinaJonë #UEFAU17 #FestaEVërtetë #Albania2025 #FutbolliNaBashkon

Angli-Belgjikë në Arena Egnatia!😍

📸 Momente që mbeten në histori!
🏟️ Në Arena Egnatia, në zemër të Rrogozhinës, u zhvillua ndeshja e parë e UEFA European Under-17 Championship Albania 2025!

🇬🇧 Angli 🆚 Belgjikë 🇧🇪
Një përballje emocionuese që ndezi atmosferën dhe e realizuar në mënyrën më të bukur!

🙌 Bashkia Rrogozhinë dhe stafi i Arena Egnatia u kujdesën me profesionalizëm e përkushtim për çdo detaj, duke krijuar një ambient mikpritës dhe një skenë të denjë për futbollin europian të së ardhmes!

😍 Ju sjellim Fotoalbumin e kësaj perballjeje , ku sporti, pasioni dhe mikpritja shqiptare u bashkuan në një event që nuk do të harrohet!

📷 Shfletoni fotot, gjeni veten, ndjeni emocionin dhe bëhuni pjesë e kësaj feste europiane!


#BashkiaRrogozhine#RrogozhinaJonë #UEFAU17 #Albania2025 #ArenaEgnatia #FutbolliNaBashkon #AngliBelgjikë

19 MAJI – NJË DITË HISTORIKE PËR FUTBOLLIN SHQIPTAR! ⚽✨

Për herë të parë Shqipëria mirëpret një Kampionatin Europian të FutbollitUEFA European Under-17 Championship Albania 2025!


Një ëndërr që bëhet realitet! 🇦🇱🌍

🔴 Të rinjtë tanë do të kenë mundësinë të shkëlqejnë në një skenë europiane.
Tifozët shqiptarë do të përjetojnë emocione të paharrueshme.
🔴 Shqipëria do të jetë në zemër të vëmendjes së futbollit kontinental!

🏟️ Nga Tirana te Durrësi, nga RrogozhinaElbasan, do të jetojmë së bashku një atmosferë magjike!

Ekipet që do të zbresin në fushat tona janë gjigantë të futbollit europian:
🇦🇱 Shqipëria | 🇵🇹 Portugalia | 🇩🇪 Gjermania | 🇫🇷 Franca | 🇮🇹 Italia | 🏴 Anglia | 🇧🇪 Belgjika | 🇨🇿 Çekia

🎉 Le të kthejmë këtë Europian në një festë të madhe kombëtare, një vitrinë të mikpritjes sonë, pasionit tonë për sportin dhe krenarisë që na bashkon!

💥 Të gjithë në stadium – Tifo për Shqipërinë, Tifo për të ardhmen!


#U17EURO #Albania2025 #TifoPërShqipërinë #FutbolliNaBashkon