Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

PLANI SOCIAL I BASHKISË RROGOZHINË 2020-2022

PLANI SOCIAL I BASHKISË RROGOZHINË

2020-2022

 

 

 

 

 

 

 

      

 

 

 

 

 

 

 

 

Plani Social u hartua me mbështetjen e Programit “Përmirësimi i Ofrimit të Shërbimeve Lokale të Mbrojtjes Sociale”, financuar nga Fondi për Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm, një program dyvjeçar që nxit ndryshime të mëtejshme në sasinë dhe cilësinë e ofrimit të shërbimeve të integruara të kujdesit shoqëror në nivelin lokal (bashkiak), si pjesë e një sistemi efektiv të integruar të mbrojtjes sociale. Zbatimi dhe koordinimi i këtij programi drejtohet nga PNUD.

 

Ky program ngrihet mbi eksperiencën e gjerë të OKB në adresimin e përfshirjes e mbrojtjes sociale dhe nevojave të grupeve më vulnerabël përfshirë romët, refugjatët dhe emigrantët, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët në situatë vulnerabiliteti, të moshuarit, gratë në zonat rurale dhe gratë e rrezikuara nga dhuna me bazë gjinore. Ai mbështet zbatimin e vizionit të ri të sektorit social në Shqipëri, në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe aspiratën e vendit për tu integruar në Bashkimin Europian.

 

Përmirësimi i përfshirjes së sociale të grupeve më vulnerabël në Shqipëri po mbështetet nga ndërhyrje në nivelin makro (qeveria qendrore dhe shërbimet kombëtare), dhe nivelit lokal (bashkitë dhe organizatat e shoqërisë civile), si dhe në nivelin mikro duke përfshirë aktivisht grupet e targetuara nga projekti në procesin e zbatimit të tij.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PERMBAJTJA

 

HYRJE. 7

  1. MISIONI, VIZIONI, VLERAT DHE PARIMET UDHËRRËFYESE. 9

1.1 Vizioni 9

1.2 Misioni 9

1.3 Vlerat dhe parimet udhërrëfyese. 9

1.3.1.Vlerat. 9

1.3.2. Parimet udhëheqëse. 9

1.3.3.Synimet. 10

  1. ANALIZA E SITUATËS. 10
  2. 1 Kuadri Strategjik. 10

2.2 Vlerësimi i Nevojave për Shërbime. 14

2.2.1 Të dhëna demografike. 14

Burimi: Regjistri i Gjendjes Civile, Bashkia Rrogozhinë, 2020. 16

2.2.2 Individë në nevojë për shërbime sipas të dhënave satistikore dhe josatistikore. 16

Mbrojtja dhe përkujdesja për fëmijët 19

2.3 Vlerësimi i Shërbimeve Aktuale. 20

2.3.1 Shërbime të kujdesit shoqëror në territorin e  Bashkisë. 20

2.3.1.1. Shërbime mbështetëse apo fuqizuese për familjet përfituese të ndihmës ekonomike. 20

2.3.1.2. Shërbime për punëkërkuesit e papunë. 20

2.3.1.3. Shërbime për personat me aftësi të kufizuara. 20

2.3.1.4. Sistemi komunitar i mbrojtjes dhe përkujdesit për fëmijë. 21

2.3.1.5. Shërbime për viktimat e dhunës në familje. 22

2.3.1.6. Shërbimi i strehimit social 22

2.3.1.7. Shërbime për të moshuarit. 22

2.3.2 Shërbime të kujdesit shoqëror në territorin e Qarkut Tiranë. 23

2.4 Mangësitë në shërbime. 24

2.5 Analiza SWOT. 27

  1. QËLLIMET DHE OBJEKTIVAT. 28

3.1 Qëllimet. 29

3.2 Objektivat, rezultatet e pritshme dhe vlerësimi I tyre. 30

  1. PLANI I VEPRIMIT.. 34
  2. MONITORIMI DHE VLERËSIMI. 56

REFERENCAT.. 57

SHTOJCA 1: PROFILI DHE KARAKTERISTIKAT E KATEGORIVE NË NEVOJË PËR SHËRBIME TË KUJDESIT SHOQËROR.. 59

SHTOJCA 2. SHPORTA E SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHOQËROR.. 61

 

 

 

 

 

 

 

 

 

HYRJE

 

Bashkia Rrogozhinë përbëhet nga pesë njësi administrative: Rrogozhinë, Kryevidh, Sinaballaj, Lekaj dhe Gosë. Bashkia e re e Rrogozhinës kufizohet në veri me bashkinë Kavajë, në veri-lindje me bashkinë Tiranë, në jug me bashkinë Lushnje, në lindje me bashkinë Peqin dhe në perëndim me detin Adriatik. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Rrogozhinës. Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki numëron 22,148 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 40,684 banorë. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 36 fshatra. Bashkia e re e Rrogozhinës shtrihet në një terren pjesërisht kodrinor dhe pjesërisht fushor deri në bregun e detit. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 223.5 km2. Sipas censusit, densiteti i popullsisë është 99 banorë/km2 ndërsa sipas regjistrit civil densiteti është 182 banorë/km2.

Duke konsideruar detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni kombëtar, por edhe situatën e grupeve në nevojë në territorin e saj, Bashkia Rrogozhinë konsideron të rëndësishëm planifikimin strategjik për shërbimet e kujdesit shoqëror. E mbështetur nga programi “Joint SDG” i Kombeve të Bashkuara”, struktura përgjegjëse e shërbimeve të kujdesit shoqëror në këtë Bashki nisi në Maj 2020 procesin e hartimit të Planit Social Vendor. Hartimit të këtij Plani i parapriu Raporti i Vlerësimit të Nevojave për Shërbime të Kujdesit Shoqëror për Bashkinë Rrogozhinë, i cili identifikoi grupet në nevojë për shërbime të kujdesit shoqëror në territorin e Bashkisë, madhësinë e këtyre grupeve, shtrirjen e tyre në territor, shërbimet ekzistuese që adresojnë nevojat e tyre, si dhe kapacitetet e burimet njerëzore e financiare të Bashkisë për ngritjen dhe funksionimin e sistemit të shërbimeve të kujdesit shoqëror.

Grupi lokal i Bashkisë Rrogozhinë i përbërë nga stafi i Sektorit të Ndihmës Ekonomike dhe PAK, administratorët shoqëror në njësitë administrative, të mbështetur nga konsulenti kombëtar përdorën përgjatë procesit të identifikimit të nevojave për shërbime të kujdesit shoqëror kombinim të teknikave të ndryshme: (1) U analizua legjislacioni kombëtar për të identifikuar standartin udhërrëfyes në fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror[1]. U kërkuan Plane strategjike të mundshme lokale dhe procedura pune që ndiqen në këtë Bashki. U konsultua Rregullorja e Brendshme e Bashkisë për të identifikuar rolet dhe funksionet jo vetëm të strukturave ekzistuese në Bashki në fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror, por edhe të njësive të tjera brenda Bashkisë me të cilat duhet ndërvepruar gjatë fazës së përgatitjes së Planit Social, si dhe duhen përfshirë më pas në fazën e zbatimit dhe monitorimit të Planit; (2)  U analizuan raporte studimore të mëparshme, kombëtare dhe lokale, të cilat shërbyen për të analizuar dhe krahasuar të dhënat e Bashkisë Rrogozhinë me treguesit mesatarë kombëtarë; (3) U identifikuan dhe u mblodhën një numër të dhënash statistikore dhe jo statistikore nga institucione kombëtare dhe lokale, si: Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Administratorët shoqëror dhe të dhëna të Sektorit të Mirëqenies Sociale dhe Përkujdesit Shoqëror, Rregjistri Elektronik Kombëtar i Ndihmës Ekonomike, Zyra Vendore e Agjencisë Kombëtare për Punësim Aftësim – Rrogozhinë, Strukturat Arsimore dhe Shëndetësore në Rrogozhinë; Policia, etj. Të dhënat u mblodhën në periudhën 15 Maj – 30 Maj 2020. Të dhënat shërbyen për të identifikuar grupet më të përjashtuara në territorin e bashkisë. (3) Konsulenti Kombëtarë analizoi të dhënat e mbledhura dhe përmes krahasimit me standartin kombëtar hartoi draftin e Raportit të Vlerësimit të Nevojave për Shërbime të Kujdesit Shoqëror. Raporti dhe gjetjet e tij fillestare u konsultuan në një tryezë me pjesëmarrjen e specialistëve dhe drejtuesve ekzekutivë dhe politikë të bashkisë, përfshirë anëtarët e Këshillit Bashkiak, më 22 qershor 2020. Tryeza synoi saktësimin e të dhënave e gjetjeve të Raportit, si dhe identifikimin e prioriteteve për ngritjen e sistemit të shërbimeve të kujdesit shoqëror në Bashkinë Rrogozhinë. Në përputhje me vlerësimin e nevojave për shërbime në territorin e saj të identifikuara përmes të dhënave të mbledhura mbi individët dhe grupet në nevojë, diskutimet me stafin dhe aktorët e tjerë, si dhe shportën bazë të shërbimeve të kujdesit shoqëror[2] , Bashkia Rrogozhinë identifikoi dhe planifikoi përmes masave konkrete prioritetet për zhvillimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror në territorin e saj, pjesë e Planit Social Social 2020-2022.

Pavarësisht përpjekjes për të mbledhur të dhëna sa më të sakta e të plota për të identifikuar grupet në nevojë për shërbime në territorin e Bashkisë Rrogozhinë, ka një pranim të përgjithshëm nga të gjithë aktorët e përfshirë në proces se mund të egzistojnë në territor grupe të tjera në nevojë për shërbime që nuk u arritën të identifikohen për dy arsye kryesore: (1) Mungesa e të dhënave zyrtare për disa grupe në nevojë që edhe pse ekzistojnë, nuk rregjistrohen të dhëna për ta; (2) Mungesa aktuale e Njësive të Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit në njësitë administrative që duhet të ushtronin funksionin e identifikimit, menaxhimit dhe referimit të rasteve në nevojë për shërbime, që kufizon mundësinë për të punuar në mënyrë proaktive në territor e për rrjedhojë kufizon edhe saktësinë e të dhënave të mbledhura mbi të cilat është punuar e përgatitur ky Raport.

1. MISIONI, VIZIONI, VLERAT DHE PARIMET UDHËRRËFYESE

1.1 Vizioni

Sigurimi i mundësisë së përdorimit të shërbimeve sociale cilësore për të gjithë qytetarët në nevojë në përputhje me nevojat e tyre në çdo njësi administrative të Bashkisë Rrogozhinë.

1.2 Misioni

Nëpërmjet këtij plani, Bashkia Rrogozhinë do të garantojë shërbime të kujdesit shoqëror me cilësi të lartë në bashkëpunim me OJQ-të dhe sektorin privat për të përmirësuar jetën e fëmijëve dhe të të rriturve, të përjashtuar dhe/ose në rrezik përjashtimi, duke siguruar mbrojtjen, përfshirjen dhe integrimin shoqëror të tyre.

1.3 Vlerat dhe parimet udhërrëfyese

1.3.1.Vlerat

  • Plani Social i Bashkisë Rrogozhinë përgjatë realizimit të misionit do të ndihmojë në:
  • Ngritjen e kapaciteteve institucionale që ofrojnë shërbime të integruara dhe të veçanta për individë dhe grupe në nevojë kritike, si në komunitet ashtu dhe në familje;
  • Sigurimin e bashkërendimit dhe bashkëpunimit midis qeverisë qendrore, pushtetit vendor dhe rrjetit të organizatave jofitimprurëse;
  • Fuqizimin e institucioneve të pushtetit vendor, sidomos në drejtim të identifikimit të personave “në nevojë” ose “të rrezikuar” si dhe të vendimmarrjes mbështetur në parimin e interesit më të mirë të qytetarit dhe të respektimit të të drejtave sociale;
  • Zbatimin e praktikave të mira dhe të modeleve të përparuara të financimit të shërbimeve sociale;
  • Krijimin e Fondit Social dhe përcaktimin e proceseve që garantojnë përdorimin e tij me efektivitet;
  • Përmirësimin e legjislacionit të shërbimeve sociale duke synuar sigurimin e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të individëve dhe grupeve në nevojë.
  • Vëzhgimin/mbikqyrjen e zbatimit të standardeve të miratuara të shërbimimeve sociale, pavarësisht nga format dhe tipologjitë e shërbimeve.

1.3.2. Parimet udhëheqëse

Hartimi i Planit Social të Bashkisë Rrogozhinë udhëhiqet nga parimet që vijojnë:

  • Respektimi dhe garantimi i të drejtave për mbrojtje dhe siguri sociale në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga aktet ndërkombëtare dhe legjislacioni kombëtar;
  • Nxitja e pjesëmarrjes të grupeve përfituese dhe grupeve të tjera të inetresit, përgjatë procesit të hartimit të planit si edhe të monitorimit të zbatimit të tij ;
  • Fuqizimi në nivel personal dhe komunitar i individëve në nevojë, duke realizuar integrimin dhe përfshirjen e tyre në aktivitete ekonomike e sociale;
  • Zbatimi i politikave lokale të mbështetura në parimet e mbrojtjes të inetresit më të mirë të fëmijës dhe të respektimit të barazisë gjinore ;
  • Ndërtimi i politikave lokale në përputhje me kompetencat vendore që rrjedhin nga Ligji mbi Reformën Territoriale.
  • Garantimi i aksesit të barabartë tek shërbimet e decentralizuara të shërbimeve shoqërore;
  • Ofrimi i shërbimeve shoqërore të ndërtuara mbi parimin e de-institucionalizimit;
  • Ndërtimi i shërbimeve të qëndrueshme nga pikëpamja financiare dhe kosto-efektive.
  • Krijimin e Fondit Social për financimin e ndihmës ekonomike dhe shërbimeve sociale.

1.3.3.Synimet

Me qëllim që të hartohet një sistem shërbimi efektiv dhe në përputhje me nevojat e qytetarit, është  e nevojshme që ndërhyrja publike të përfshirjë kërkesën (qytetarin), ofertën (tregun) si edhe mekanizmat ndërmjetës/lidhës (institucionet). Për rrjedhojë, synimet e përgjithshme të Planit Social janë:

  • Deri në vitin 2022, të sigurojë ndërtimin e një ambienti të përshtatshëm që mbështet dhe ndihmon individët dhe grupet në nevojë kritike për t’u integruar në shoqëri, duke ruajtur dinjitetin njerëzor, pavarësisht nga gjendja e tyre ekonomike, shoqërore, shëndetsore apo autonomia e tyre funksionale, nëpërmjet politikave vendore efektive, në përputhje të plotë me nevojat dhe mundësitë e bashkisë. (institucionet)
  • Të sigurojë ndërtimin dhe forcimin e sistemit të kujdesit social në të gjitha njësitë administrative të bashkisë, duke garantuar përdorimin e shërbimeve të larmishme dhe të cilësishme për të gjithë ata që kanë nevojë për kujdes. (oferta e tregut)
  • Të mundësojë rritjen e kërkesës për ofrimin dhe funksionimin e shërbimeve efektive, nëpërmjet ndërgjegjësimit të komuniteteve, grupeve të tjera të interesit dhe në veçanti të vetë grupeve në nevojë, nëpërmjet informacionit, këshillimit, konsultimit dhe bashkëpunimit.(kërkesa e tregut)

2. ANALIZA E SITUATËS

2. 1 Kuadri Strategjik

 

Politikat lokale në fushën e shërbimeve të kujdesit shoqëror e kanë rrënjën e tyre tek politikat dhe standartet kombëtare. Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes Sociale 2015-2020 ka reflektuar angazhimet e Qeverisë Shqiptare në fushën e Mbrojtjes Sociale duke synuar që t’i sigurojë çdo qytetari shqiptar pavarësisht të ardhurave, origjinës, moshës, gjinisë, etnisë, edukimit, orientimit seksual, identitetit kulturor, bindjeve politike e fetare, shërbime publike cilësore. Tre janë politikat[3] e formuluara në këtë strategji mbi të cilat synohet të mundësohet mbrojtje, përfshirje dhe rintegrim social për personat dhe familjet e prekura nga varfëria, si dhe individë në situatë vulnerabiliteti: (1) Zbutja dhe lehtësimi i varfërisë; (2) Përmirësimi i cilësisë së jetesës së personave me aftësi të kufizuara; (3) Zhvillimi i shërbimeve të kujdesit social.

E përbashkëta e tre politikave qëndron në lidhjen që krijohet tashmë midis programit të pagesave monetare (ndihma ekonomike dhe pagesat për personat me aftësi të kufizuara) me shërbimet e kujdesit shoqëror të cilat në thelb duhet të luajnë një rol kyç për përmirësimin e cilësisë së jetës së individëve, familjeve dhe komuniteteve në nevojë, për fuqizimin dhe riintegrimin e tyre në jetën ekonomike dhe sociale. Specifikisht, në këndvështrimin e programit të ndihmës ekonomike, Strategjia thekson se “Duhen rritur ndërlidhjet e shërbimeve ndaj përfituesve të Ndihmës Ekonomike, në shëndetësi, arsim, strehim, apo tjetër dhe duhet synuar konsolidimi i një pakete të plotë shërbimesh ndaj përfituesve të Ndihmës Ekonomike”[4], duke përcaktuar kështu si një nga ndërhyrjet prioritare masa/shërbime për riintegrimin social të përfituesve të Ndihmës Ekonomike.  Një nga objektivat e Strategjisë në këndvështrimin e përmirësimit të cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara është “krijimi i një sistemi shërbimesh integruese që kombinon shërbimet e kujdesit social me pagesat në Cash, duke ofruar një paketë të integruar shërbimesh për personat me aftësi të kufizuar deri në 2020”[5]. Zhvillimin e shërbimeve të kujdesit social, Strategjia e sheh të lidhur me zbatimin e parimit të decentralizimit dhe të deinstitucionalizimit. Synohet ngritja dhe funksionimi i një sistemi të integruar të shërbimeve të kujdesit social në njësitë e qeverisjes vendore. Në vend të shërbimeve rezidenciale synohet ngritja dhe funksionimi i shërbimeve komunitare që i përgjigjen nevojave të identifikuara të individëve e familjeve në nevojë për shërbime të kujdesit shoqëror. Çdo fëmijë, apo/dhe i rritur, si dhe familje shqiptare duhet të kenë akses të barabartë dhe të përfitojnë nga një sistem funksional dhe gjithëpërfshirës i shërbimeve të përkujdesit shoqëror.

Bazuar në këtë Strategji, por edhe në Ligjin Nr. 139/2015 “ Për vetëqeverisjen vendore”, sikurse Ligji nr.121, datë 21.11.2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, Bashkitë janë aktorët kryesorë në ngritjen dhe administrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror në nivel komunitar dhe si të tilla ato duhet të kenë kapacitetet e nevojshme veçanërisht në drejtim të  planifikimit,  organizimit,  administrimit  dhe  kontrollit  të këtyre shërbimeve.

Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” në nenin 24 ka përcaktuar funksionet e Bashkisë në fushën e shërbimeve sociale dhe specifikisht: (1) Krijimin dhe administrimin e shërbimeve sociale, në nivel vendor, për shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuara, fëmijët, gratë, gratë kryefamiljare, gratë e dhunuara, viktima të trafikut, nëna apo prindër me shumë fëmijë, të moshuarit etj., sipas mënyrës së përcaktuar me ligj. (2) Ndërtimin dhe administrimin e banesave për strehimin social, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj. (3) Ndërtimin dhe administrimin e qendrave për ofrimin e shërbimeve sociale vendore. (4) Krijimin, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për mirëqenien sociale, të fondit social për financimin e shërbimeve, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.

Ligji nr.121, datë 21.11.2016 “Për Shërbimet e Kujdesit Shoqëror në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore që rrjedhin prej tij rregullojnë funksionimin e sistemit të shërbimeve të kujdesit shoqëror dhe në mënyrë të posaçme procesin e ofrimit të shërbimeve nga organet publike në nivel vendor të ngarkuara sipas Ligjit. Neni 36 i këtij Ligji ngarkon Bashkinë për të ofruar dhe administruar shërbimet e kujdesit shoqëror brenda territorit të saj duke: identifikuar nevojat; vlerësuar nevojat në bazë të hartës së vulnerabilitetit; hartuar planin social vendor; programuar buxhetet vendore; planifikuar shportën bazë të shërbimeve shoqërore; kontraktuar ofrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror me anë të procedurave të prokurimit, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik; bashkërenduar me Shërbimin Social Shtetëror shërbimet e nevojshme të kujdesit shoqëror.

Hartimi i Planit Social nga njësia e qeverisjes vendore është një detyrim që rrjedh nga neni 36 i Ligjit nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”.  Paketa bazë e shërbimeve të kujdesit shoqëror që rrjedh nga ligji i sipërcituar i vjen në ndihmë Bashkisë në procesin e planifikimit të shërbimeve sipas nevojave për mbrojtje dhe përkujdesje ndaj grupeve vulnerabël. Kjo paketë shërbimesh është konsoliduar përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 518, date 4.9.2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzimet personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”. Nevojat për shërbime të kujdesit shoqëror identifikohen nga Bashkia përmes proceseve konsultuese dhe ato harmonizohen në Planin Social lokal, por shërbimet mund të ofrohen drejtpërdrejtë nga një ofrues publik (Bashkia, Qarku apo SHSSH) ose nga ofrues jopublik. Bashkia duhet të drejtojë jo vetëm procesin e identifikimit të nevojave, por edhe koordinimin e kontributeve që mund të vijnë nga aktorë të ndryshëm publik e jopublik dhe reflektimin e tyre në këtë Plan.

Financimi i shërbimeve është parashikuar gjithashtu në ligjin 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror” dhe në pikën 2 të VKM nr. 111, datë 23.2.2018 “Për krijimin dhe funksionimin e Fondit Social”, sipas të cilit çdo Bashki ngre Fondin Social, i cili krijohet me burime financiare, nga: (a) fondet e kushtëzuara që akordohen nga ministria përgjegjëse për çështjet sociale; (b) fondet nga buxhetet e njësive të vetëqeverisjes vendore, të parashikuara për shërbimet shoqërore;(c) të ardhurat nga organizatat jofitimprurëse, individët e bizneset, si dhe donatorë të huaj e lokalë; (ç) tarifat për shërbimet për përfituesit e shërbimeve të kujdesit shoqëror. Jo vetëm ligji, por edhe ky Vendim i Këshillit të Ministrave i sipërcituar kanë kushtëzuar financimin nga qeveria qendrore të shërbimeve komunitare të Bashkisë me ekzistencën e Planit Social të saj. Ndërkohë VKM 150, datë 20.03.2019 “Për metodologjinë e llogaritjes së fondeve për financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror”, ka përcaktuar mekanizmin e financimit nga Qeveria qendrore, si dhe metodologjinë e përllogaritjes së fondeve që do të furnizojnë Fondin Social që ngre Bashkia.

Për të ngritur sisteme komunitare të qëndrueshme të kujdesit shoqëror është e domosdoshme që Bashkia të strukturat e duhura dhe stafe të dedikuara në të dy nivelet e organizimit të saj. Në përputhje me pikat 2 dhe 3 të nenit 36 të Ligjit 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë” për administrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror pranë bashkive ngrihen struktura të posaçme për shërbimet e kujdesit shoqëror dhe pranë çdo njësie administrative, në varësi të bashkisë, ngrihet njësia e vlerësimit të nevojave dhe referimit.  Analiza e kuadrit ligjor[6] ekzistues të çon në këto role dhe funksione të dy strukturave që duhet të ngrihen e funksionojnë për ta bërë legjislacionin të zbatueshëm:

(1) Struktura përgjegjëse për shërbimet e kujdesit shoqëror, e krijuar pranë Bashkisë, duhet të sigurojë: drejtimin strategjik, planifikimin, ngritjen, funksionimin, financimin, monitorimin dhe mbështetjen me kapacitete të sistemit komunitar të shërbimeve të kujdesit shoqëror. Ndërkohë kjo strukturë kryen dhe funksione që lidhen me administrimin e pagesave cash të ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar, sikurse në përputhje me VKM Nr.334, datë 17.2.2011 “Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e procedimit të tij” ka në përbërje të saj edhe koordinatorin vendor për adresimin e dhunës në familje. Në përputhje me Ligjin nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, pjesë e kësaj strukture është edhe Njësia e Mbrojtjes së Fëmijës, e cila ushtron rolet dhe funksione që rrjedhin nga ky ligj.

(2) Njësia e Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit ngrihet[7] në çdo njësi administrative në varësi të Bashkisë, me përjashtim të Bashkive me më pak së 6 mijë banorë, dhe në këndvështrimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror ajo duhet të përmbushë detyra që lidhen me  identifikimin e rasteve të individëve dhe familjeve në nevojë, menaxhimin e rasteve, referimin tek shërbimet,  informimin dhe këshillimin publik mbi të drejtat dhe mundësitë për kujdes dhe trajtim, këshillim për shërbimet shëndetësore dhe arsimore të mundshme në nivel vendor,  informim për punësim, për pagesat sociale në të holla;  Në përbërje të kësaj Njësie duhet të ketë të paktën: një punonjës social të vlerësimit dhe referimit të rastit për çdo 6.000 deri në 10.000 banorë; një punonjës për mbrojtjen e fëmijëve për çdo 3000 fëmijë[8]; një administrator shoqëror[9];

2.2 Vlerësimi i Nevojave për Shërbime

2.2.1 Të dhëna demografike

Të dhënat demografike janë të rëndësishme jo vetëm për të vlerësuar madhësinë e grupeve në nevojë për shërbime në raport me popullsinë e Bashkisë Rrogozhinë, por edhe për të vlerësuar burimet njerëzore që duhet të ketë Bashkia në dy nivelet e organizimit (Bashki dhe njësi adminsitrative) si detyrim që rrjedh nga legjislacioni kombëtar.

Burimi: Zyra e Statistikave, 2020

Bashkia Rrogozhinë përbëhet nga pesë njësi administrative: Rrogozhinë, Kryevidh, Sinaballaj, Lekaj dhe Gosë. Bashkia e re e Rrogozhinës kufizohet në veri me bashkinë Kavajë, në veri-lindje me bashkinë Tiranë, në jug me bashkinë Lushnje, në lindje me bashkinë Peqin dhe në perëndim me detin Adriatik. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Rrogozhinës. Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki numëron 22,148 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 40,684 banorë. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 36 fshatra.. Duke ju referuar grup moshave të dhënat flasin për :

  • 288 janë fëmijë të grup moshës 0-15 vjeç (13%),
  • 883 janë fëmijë të rritur të moshës 16 deri 64 vjeç (72%)
  • 417 janë të moshuar mbi 65 vjeç (15%).

 

Burimi: Zyra e Gjendjes Civile, 2020

Në Figurën 2 paraqiten në mënyrë të detajuar shpërndarja e popullsisë sipas grupmoshave në territorin e Bashkisë.

Në tabelën 1 paraqiten në mënyrë të detajuar shpërndarja e popullsisë sipas grup moshave në territorin e Bashkisë, mbështetur në të dhënat e Regjistrit të Gjendjes Civile.

Tabela 1:Popullsia sipas grupmoshave

Njësia Numri   Popullsia sipas grupmoshave
Administrative Popullsisë 0-6 vjeç 7-15 vjeç 16-18 vjeç 19-64 vjeç 65+ vjeç
GOSË 8.870 512 1.011 633 5.410 1.304
RROGOZHINË 12.208 696 1.392 831 7.447 1.842
LEKAJ 9.635 550 1.098 655 5.878 1.454
KRYEVIDH 9.725 554 1.108 640 5.932 1.491
SINABALLAJ 2.150 122 245 146 1.311 326
GJITHSEJ 42.588 2.434 4.854 2.905 25.978 6.417

Burimi: Regjistri i Gjendjes Civile, Bashkia Rrogozhinë, 2020

 

2.2.2 Individë në nevojë për shërbime sipas të dhënave satistikore dhe josatistikore[10]

Analiza e grupeve në nevojë për shërbime të kujdesit shoqëror, që prezantohet gjerësisht në vijim identifikoi faktin që në territorin e Bashkisë Rrogozhinë janë të paktën 2.448 individë, ose rreth 6% e popullsisë, që kanë të nevojshëm të paktën një formë të shërbimeve të kujdesit shoqëror. Në fakt numrin më të lartë të individëvë në nevojë për shërbime e gjejmë në familjet përfituese të ndihmës ekonomike.

Tabela 2. Përmbledhje e individëve në nevojë për shërbime të identifikuara në raport me numrin e popullsisë

NJËSIA ADMINISTRATIVE NR.POPULLSIE NR. INDIVIDË NË NEVOJË PËR SHËRBIME KUJDESI SHOQEROR %
GOSË 8.870 648 7%
RROGOZHINË 12.208 1.000 8%
LEKAJ 9.635 388 4%
KRYEVIDH 9.725 293 3%
SINABALLAJ 2.150 133 6%
GJITHSEJ BASHKIA 42.588 2.462 5.7%

Burimi: Zyra e Ndihmës Ekonomike, Bashkia Rrogozhinë, 2020

Konstatohet që njësia administrative mbi mesataren në nivel Bashkie është njësia administrative Rrogozhinë por në përgjithësi të gjitha Njësitë Administrative kanë përqindje të përafërta të individëve në nevojë për shërbime.

Burimi: Zyra e Ndihmës Ekonomike, Bashkia Rrogozhinë, 2020

Individë në nevojë sipas skemës së ndihmës ekonomike

Raporti i Vlerësimit të Nevojave për Shërbime Sociale dëshmon se  242 familje përfitojnë ndihmë ekonomike në Bashkinë Rrogozhinë. Numri më i lartë i aplikuesve për ndihmë ekonomike në të dy vitet e analizuara është në njësitë administrative Rrogozhinë dhe Gosë. Nga analiza e të dhënave rezulton:

  • 30% të familjeve përfituese e përbëjnë familjet me 4 anëtarë;
  • Edhe përqindjet e familjeve me 3 dhe 5 anëtarë janë të konsiderueshme, përkatësisht 17 dhe 29%;
  • 5% e familjeve përfituese kanë në përbërje anëtarë me AK;
  • Në 9% të familjeve përfituese, mbajtësi është grua;
  • 5% e familjeve përfituese kanë në përbërje fëmijë me AK.
  • 34% e përfituesve të NE janë fëmijë.

Njësitë Gosë dhe Sinaballaj karakterizohen për pjesën më të lartë të familjeve përfituese në raport me popullsinë, mëse dy deri tre herë më të lartë se sa pesha në përqindje e përfituesve të ndihmës ekonomike në njësitë e tjera. Ky përfundim vlen edhe për vitin 2018, edhe për vitin 2019

Analiza tregoi se familjet përfituese të NE janë thuajse tërësisht rurale, ndonëse i gjithë territori i Bashkisë është i konsideruar vendbanim rural. Fëmijët zënë një peshë të konsiderueshme në numrin e përgjithshëm të anëtarëve të familjeve përfituese të NE, gjë e cila duhet të konsiderohet në hartimin e politikave lokale të mbështetjes nëpërmjet NE ose formave të tjera të shërbimeve sociale.

Familjet përfituese të NE kanë në përbërje të tyre individë me AK, gjë e cila e vështirëson situatën sociale dhe ekonomike të familjes, sidomos në raport me tregun e punës, duke zvogëluar mundësitë e punësimit, përfshirjes dhe integrimit të familjes. Familjet përfituese të NE, në të cilat mbajtësi është grua, zënë gjithashtu një peshë të konsiderueshme.

Megjithatë, fakti që numri i individëve të varfër, i përkufizuar në përputhje me standartin kombëtar të varfërisë, është më i vogël se sa numri i përfituesve të ndihmës ekonomike, duhet të shërbejë si një drejtim për analiza më të thelluara, të cilat jo vetëm do të ndikonin në rritjen e efektivitetit të ndihmës ekonomike, por edhe do të ri-dimensiononin fondet përkatëse, në përputhje me drejtimet më prioritare.

Punëkërkuesit

Janë gjithsej 528 punëkërkues të papunë në Bashkinë Rrogozhinë. Papunësia ka profil krejtësisht rural edhe për arsye se banorët që posedojnë tokë nuk mund të konsiderohen të papunë. Gjithashtu konstatohet se papunësia është edhe faktori kryesor që i shtyn familjet drejt Ndihmës Ekonomike sepse siç konfirmohet nga të dhënat punëkërkuesit e papunë janë të gjithë përfitues të ndihmës ekonomike.

Individë me aftësi të kufizuara

1% e popullsisë në Bashkinë Rrogozhinë (referuar të dhënave të Zyrës për Gjendjen Civile) përfiton nga programi i pagesave monetare të aftësisë së kufizuar të financuar nga buxheti kombëtar. Nga 465 persona me aftësi të kufizuar 109 persona (23%) kanë një formë shumë të rëndë të aftësisë së kufizuar e për pasojë kanë një ndihmës (kujdestar) që kujdeset për ta. Ndër tre grupet e aftësisë së kufizuar grupi më i madh është i personave me probleme të shëndetit fizik/mendor. Ata përbëjnë 76% të personave me aftësi të kufizuar në këtë Bashki.

23 % e individëve me AK kanë nevojë për një kujdestar.

27% e personave me aftësi të kufizuara banojnë në Rrogozhinë, 24% e tyre banojnë në njësinë adminsitrative Lekaj, 23% banojnë në Gosë, 21% në Kryevidh ndërsa vetëm 5% banojnë në njësinë Sinaballaj. Aftësia e kufizuar është një faktorët më kritikë të përjashtimit shoqëror. Në Bashkinë Rrogozhinë, personat me aftësi të kufizuar përjetojnë përjashtim të shumfishtë sepse përveç aftësisë së kufizuar, janë të përjashtuar nga tregu i punës si edhe nga mundësia për të siguruar një nivel të pranueshëm jetese.

Mbrojtja dhe përkujdesja për fëmijët

Grupet e fëmijëve të përjashtuar ose në rrezik përjashtimi janë:

  • Fëmijë me aftësi të kufizuar (67 fëmijë me aftësi të kufizuara, pra 14% e PAK në Bashkinë Rrogozhinë janë të grup moshës 0-18 vjeç);
  • Fëmijë me aftësi të kufizuar, sidomos fëmijë të familjeve përfituese të NE (4.5% e familjeve përfituese të NE kanë në përbërje fëmijë me AK);
  • Fëmijë të familjeve në NE (540) e përfituesve të NE janë fëmijë);
  • Fëmijë të familjeve me një mbajtës, sidomos në rastet kur mbajtësi i vetëm është grua (në 9% të familjeve përfituese të NE, mbajtësi është grua).

Bashkia Rrogozhinë për vitin 2019 raporton 27 raste të menaxhuara të fëmijëve në nevojë dhe përkujdesje. Gjasat janë që numri i rasteve të fëmijëve në nevojë për përkujdesje të jetë më i lartë, ndaj është e nevojshme rritja e kapaciteteve të trajtimit të rasteve të fëmijëve në nevojë, e cila nuk kushtëzohet vetëm nga krijimi i NjMF, por çka është më thelbësore, duhet të krijohen dhe funksionojnë shërbimet me bazë komunitare, si edhe duhet të investohet në rritjen e kapaciteteve profesionale të qeverisjes vendore.

 

Viktima të dhunës në familje

9 raste të dhunës në familje janë rregjistruar gjatë vitit 2019 në Bashkinë Rrogozhinë dhe 20 raste gjatë këtij viti deri në shtator 2020. Dhuna në familje prek më së shumti gratë dhe fëmijët si dëshmitar të dhunës që ushtrohet ndaj nënës së tyre.

Në Bashkinë Rrogozhinë, çështjet e dhunës në familje trajtohen nga NjMF. Ndonëse ekipi multidisiplinar i trajtimit të rasteve është krijuar, drejtuesit e institucioneve nuk mblidhen periodikisht për të diskutuar mbi situatën e dhunës apo masat që ndërmerren. Grupet teknike mblidhen me kërkesën e Sektorit të Mirëqënies Sociale dhe Përkujdesjes Shoqërore në Bashkinë Rrogozhinë, por ka ndryshime të shpeshta të punonjësve të institucioneve të tjera, të cilët shpesh nuk janë të trajnuar për çështjet e dhunës në familje.

Të pastrehë

Sipas informacioneve të Bashkisë Rrogozhinë, në territorin e kësaj bashkie ka 270 të pastrehë , por çështjet e strehimit nuk adresohen nga asnjë prej drejtorive apo sektorëve aktualë të Bashkisë. Nuk zbatohen në Bashkinë Rrogozhinë asnjë prej formave të strehimit social, të tilla si bonusi i qerasë, banesat sociale etj.  Çështja e strehimit social është krejtësisht e patrajtuar. Edhe informaiconi mbi kërkesën për strehim është gjithashtu i patrajtuar. Në programin e politikave sociale të Bashkisë Rrogozhinë, çështja e strehimit duhet të trajtohet, së pari për të njohur nevojën reale, së dyti për të vlerësuar mundësitë e trajtimit dhe së fundi, për ta përfshirë në programin e politikave sociale lokale.

Të moshuar në nevojë për shërbime

0.3% e popullsisë mbi 65 vjeç përfshihet në grupin e familjeve përfituese të NE. 2% e të moshuarve (mbi 65 vjeç) jetojnë në vetmi.

2.3 Vlerësimi i Shërbimeve Aktuale

2.3.1 Shërbime të kujdesit shoqëror në territorin e  Bashkisë

2.3.1.1. Shërbime mbështetëse apo fuqizuese për familjet përfituese të ndihmës ekonomike

Kategori prioritare për shërbime të kujdesit shoqëror:

  • Fëmijët në familje me Ndihmë Ekonomike;
  • Familjet e varfëra
  • Fëmijët me AK
  • Të papunët afatgjatë
  • Individët mbi 18 vjeç me AK;
  • Gra të dhunuara;
  • Të moshuarit e vetmuar.

Bashkia nuk ka aktualisht programe specifike për fuqizimin ekonomik të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike. Çdo individ madhor i këtyre familjeve drejtohet tek Zyra e Punës në Kavajë, në varësi të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

2.3.1.2. Shërbime për punëkërkuesit e papunëMe përjashtim të pagesës së papunësisë e cila mbulohet nga Zyra e Punës Kavajë, në Bashkinë Rrogozhinë nuk ofrohet  asnjë shërbim.

2.3.1.3. Shërbime për personat me aftësi të kufizuara 

Kategori prioritare për shërbime të kujdesit shoqëror:

  • Personat me probleme të shëndetit mendor
  • Paraplegjikët
  • Të verbërit
  • Invalidët e punës

Asnjë shërbim i kujdesit shoqëror për personat me aftësi të kufizuara nuk ekziston në territorin e Bashkisë.

2.3.1.4. Sistemi komunitar i mbrojtjes dhe përkujdesit për fëmijë

Kategori prioritare për shërbime të kujdesit shoqëror:

  • Fëmijë të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike
  • Fëmijë me aftësi të kufizuara
  • Fëmijë në nevojë për mbrojtje

Çdo rast i fëmijëve në nevojë për mbrojtje menaxhohet nga Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve (që kryen edhe detyrën e koordinatorit për masa kundër dhunës në familje, si dhe të specialistit të strehimit), në ndërveprim me grupet teknike ndërsektoriale.

Sfidë mbetet mungesa e çdo lloj shërbimi kujdesi shoqëror për fëmijët në territorin e Bashkisë Rrogozhinë.

Bashkia Rrogozhinë për vitin 2019 raporton 27 raste të menaxhuara të fëmijëve në nevojë dhe përkujdesje. Gjasat janë që numri i rasteve të fëmijëve në nevojë për përkujdesje të jetë më i lartë, ndaj është e nevojshme rritja e kapaciteteve të trajtimit të rasteve të fëmijëve në nevojë, e cila nuk kushtëzohet vetëm nga krijimi i NjMF, por çka është më thelbësore, duhet të krijohen dhe funksionojnë shërbimet me bazë komunitare, si edhe duhet të investohet në rritjen e kapaciteteve profesionale të qeverisjes vendore.

 

Ka vetëm një çerdhe në territorin e njësisë administrative, në Rrogozhinë, me 25 fëmi.

Shërbimet e kujdesit parashkollor sigurohen nëpërmjet trajtimit ditor të fëmijëve në  kopshte. Janë gjithsej 18 kopshte me një total prej 570 fëmijësh në territorin e Bashkisë. Numri më i madh i kopshteve është në Kryevidh përkatësisht 39% e kopshteve. Numri më i vogël i kopshteve është në Rrogozhinë dhe Sinaballaj 6% e kopshteve.

Arsimi i detyrueshëm mbulohet nga 25 shkolla, 8 nga të cilat janë në Kryevidh. 1888 nxënës ndjekin arsimin e detyrueshëm, ndërsa braktisja e shkollës raportohet 9 nxënës. Shërbimi psikologjik në shkolla thuajse nuk funksionon, sepse në të gjithë bashkinë ka vetëm 3 psikolog të punësuar në shkollë, dy në Rrogozhinë dhe një në Kryevidh.

Janë 2 shkolla të mesme në Bashkinë Rrogozhinë, në të cilat studjojnë 502 nxënës. Shkollat e mesme gjenden vetëm në njësitë administrative Gosë dhe Rrogozhinë. Si edhe tek arsimi i detyrueshëm, shërbimi psikologjik në shkolla është i dobët, thuajse i pandjeshëm. Vetëm dy psikolog janë të punësuar në Gosë dhe një në Rrogozhinë.

2.3.1.5. Shërbime për viktimat e dhunës në familje

Kategori prioritare për shërbime të kujdesit shoqëror:

  • Viktima të dhunës në familje
  • Gratë dhe fëmijët

6 raste të dhunës në familje janë rregjistruar gjatë vitit 2019 në Bashkinë Rrogozhinë. Dhuna në familje prek më së shumti gratë dhe fëmijët si dëshmitar të dhunës që ushtrohet ndaj nënës së tyre. Në Bashkinë Rrogozhinë, çështjet e dhunës në familje trajtohen nga NjMF. Ndonëse ekipi multidisiplinar i trajtimit të rasteve është krijuar, drejtuesit e institucioneve nuk mblidhen periodikisht për të diskutuar mbi situatën e dhunës apo masat që ndërmerren. Grupet teknike mblidhen me kërkesën e Sektorit të Mirëqënies Sociale dhe Përkujdesjes Shoqërore në Bashkinë Rrogozhinë, por ka ndryshime të shpeshta të punonjësve të institucioneve të tjera, të cilët shpesh nuk janë të trajnuar për çështjet e dhunës në familje.

2.3.1.6. Shërbimi i strehimit social

Kategori prioritare për shërbime të kujdesit shoqëror:

Familje/individ që janë të pastrehë dhe që i përkasin kryesisht

  • Familje përfituese të ndihmës ekonomike
  • Persona me aftësi të kufizuara/invalid pune
  • Viktima dhune në familje
  • Të kthyera nga emigracioni në vështirësi ekonomike

Raportohen 270 të pastrehë në territorin e bashkisë. Nuk zbatohen në Bashkinë Rrogozhinë asnjë prej formave të strehimit social, të tilla si bonusi i qerasë, banesat sociale etj.  Çështja e strehimit social është krejtësisht e patrajtuar. Edhe informaiconi mbi kërkesën për strehim është gjithashtu i patrajtuar.

2.3.1.7. Shërbime për të moshuarit 

Kategori prioritare për shërbime të kujdesit shoqëror:

  • Të moshuar pjesë e familjeve përfituesë të ndihmës ekonomike
  • Të moshuar që jetojnë vetëm/të braktisur

Në kushtet e ndërmarrjes së inisiativave në nivel qendror për miratimin e Strategjisë së Moshimit, Bashkia Rrogozhinë duhet të analizojë nën një këndvështrim të ri situatën e të moshuarve, sidomos të atyre që jetojnë të vetëm pasi të dhënat e disponueshme janë të pamjaftueshme për të gjykuar mbi këtë grup, gjë që vështirëson planifikimin e shërbimeve për të moshuarit, sidomos për ata në situatë më kritike.

Sikurse edhe në rastin e dhunës në familje apo mbrojtjes së fëmijëve mungesa e punonjësve social që punonjnë për identifikimin, menaxhimin dhe referimin tek shërbimet sjell për pasojë edhe mungesën e informimit të komunitetit se ku dhe si të kërkoj mbështetje, edhe identifikimin e rasteve nga vetë strukturat e Bashkisë.

2.3.2 Shërbime të kujdesit shoqëror në territorin e Qarkut Tiranë

 

Qarku Tiranë, si qarku më i madh i vendit sipas treguesit të popullsisë, ofron shërbime shoqërore për 749.365 banorë, nga të cilët rreth 2/3 jetojnë në Bashkinë Tiranë. Bashkia Kamëz, bashkia e dytë më e madhe e qarkut, ofron 1/10 e shërbimeve që ofron Bashkia Tiranë.

Në dallim nga çdo qark i vendit, në Qarkun Tiranë shërbimet për fëmijë zënë një peshë të konsiderueshme specifike, rreth 50%. Gjithsesi, kjo peshë e lartë i kushtohet kryesisht Bashkisë Tiranë, në të cilën funksionojnë 32 qendra shërbimesh rezidenciale dhe komunitare për fëmijë.

 

 

2.4 Mangësitë në shërbime

 

Duke ju referuar shportës së shërbimeve shërbimeve të kujdesit shoqëror[11] në përputhje me ligjin 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Reublikën e Shqipërisë” dhe VKM 518, datë 4.9.2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzimet personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”[12], nevojat për shërbime të kujdesit shoqëror prezantohen në tabelën 3.

Tabela 3. Individët në nevojë dhe tipet e shërbimeve të mundshme sipas shportës së shërbimeve

INDIVIDE BASHKIA TIPET E SHERBIMEVE SIPAS SHPORTES
 NE NEVOJE PER SHERBIME Rrogozhinë
Individë mbi 18 vjeç përfitues të ndihmës ekonomike 692 1. Program për fuqizimin ekonomik. Me prioritet 692 individë të familjeve përfituese të NE.

 

2. Informimi dhe këshillimi për punësim per përmirësimin e situatës së individit, duke e orientuar rreth mundësive më të përshtatshme për nevojat e tij.

Punëkërkues 528
Persona me aftësi të kufizuara mbi 18 vjeç 398 1. Shërbime rehabilituese per personat në nevojë për aftësim fizik; 2. Shërbimet në familje për persona me aftësi të kufizuara, të cilët e kanë të pamundur të marrin shërbime ditore komunitare dhe qe e kanë të pamundur të kujdesen për veten dhe nuk mund të ndihmohen nga familjarët apo kujdestari /ndihmësi personal;  3. Shërbimi i strehimit të mbrojtur per personat me aftësi të kufizuara, të cilët nuk kanë një strehë.

 

Invalidë Pune 477
Fëmijë në nevojë për mbrojtje 27 1. Shërbimi i këshillimit me telefon ose on-line, shërbim i ofruar nëpërmjet linjës telefonike 24 orë në 7 ditë të javës, për mbështetjen, këshillimin në krizë dhe referimin e rasteve të dhunës 2. Shërbimi i përkujdesjes alternative për fëmijët pa kujdes prindëror, per zhvillimin, arsimimin, shëndetin dhe mirëqenien e fëmijës kur nuk është në interesin më të lartë të tij të qëndrojë në një mjedis familjar të caktuar, sipas përcaktimit të legjislacionit në fuqi.

 

3. Qendrat ditore për fëmijë të familjeve me probleme social-ekonomike; 4. Qendrat ditore për fëmijë me aftësi të kufizuara;

 

5. Shërbime zhvilluese dhe rehabilituese për fëmijë me çrregullime pervazive të zhvillimit; me prapambetje mendore; me çrregullime në komunikim; në nevojë për aftësim fizik; 6. Shërbimi i emergjencës 72 orë per fëmijët pa kujdes prindëror ose të dhunuar, fëmijë të rrugës, të shfrytëzuar, të abuzuar dhe fëmijë me aftësi të kufizuara;

Fëmijë në familje përfituese të ndihmës ekonomike 354
Fëmijë me aftësi të kufizuara 67
Individë viktima dhunë në familje 20 1. Shërbimi i këshillimit me telefon ose on-line, shërbimi i ofruar nëpërmjet linjës telefonike 24 orë në 7 ditë të javës, për mbështetjen, këshillimin në krizë dhe referimin e rasteve të dhunës në familje; 2. Shërbimi i emergjencës 72 orë,per viktima të dhunës në familje dhe fëmijët që kanë nevojë për asistencë të menjëhershme për shkak të një situate që u kërcënon jetën dhe shëndetin, të cilëve u sigurohet minimalisht në mënyrë të menjëhershme akomodimi, ushqimi dhe mjedisi i mbrojtur. 3.Shërbimi i strehimit të mbrojtur per viktimat e dhunës në familje, viktimave të trafikimit të cilët nuk kanë një strehë. Organizohet në formën e një strukture banimi të veçantë, sipas specifikave të grupit të përfituesve ose në formën e banesave individuale.
Individë në familje të pastreha 270 1. Bonusi i qerasë, 2. banesa sociale me pagesë të reduktuar, 3. kreditë e buta.
Të moshuar në nevojë për shërbime 106 1. Shërbimet në familje për të moshuar të cilët e kanë të pamundur të marrin shërbime ditore komunitare apo rezidenciale, të cilët e kanë të pamundur të kujdesen për veten dhe nuk mund të ndihmohen nga familjarët apo kujdestari /ndihmësi personal. 2. Qendra ditore për të moshuarit;
Individë në familje që kanë përjetuar divorc 0 1. Shërbim psikosocial

 

 

 

 

2.5 Analiza SWOT

Fuqi:

  • Kërkesa për shërbime sociale është çështje emergjente sepse shërbimet mungojnë tërësisht.
  • Domosdoshmëria e sigurimit të shërbimeve sociale për grupet më në nevojë kritike është objektiv i Programit Politik të Kryesisë së Bashkisë.
  • Bashkia Rrogozhinë, ndonëse bashki e re, është e motivuar dhe e paisur me kapacitete njerëzore, teknike dhe profesionale, të përshtatshme për të ndërtuar dhe administruar shërbime cilësore sociale.

Dobësi:

  • Mungesa e mbështetjes financiare.
  • Mungesa e Fondit Social.
  • Mungesa e partneriteteve me organizata ndërkombëtare.
  • Prezenca e ulët e organizatave jo fitimrurëse në territorin e Bashkisë.
  • Ekspertizë e pamjaftueshme lokale në drejtim të ofrimit të shërbimeve, administrimit dhe monitorimit të tyre.
  • Pavarësisht decentralizimit, lidhja dhe bashkëpunimi me Shërbimin Social Shtetëror, realizohet nëpërmjet qarkut Tiranë, jo drejtëpërsëdrejti.

Mundësi:

  • Reforma e Qeverisjes Vendore.
  • Decentralizimi i shërbimi i sociale.
  • Rritja e kompetencave të qeverisjes vendore dhe rritja e përpjekjeve për ndërgjegjësimin e tyre.

Kufizime

  • Interesi i ulët i organizatave jo fitmprurëse për të punuar në Rrogozhinë.
  • Pesha e lartë specifike e shërbimeve që ofrohen në Tiranë e shoqëruar me lobimin e fuqishëm nga ana e qarkut Tiranë.
  • Mungesa e eksperiencës dhe e traditës në Rrogozhinë, vështirëson lidhjen e partneriteteve me organizma të huaja dhe vendase.

 

 

 

3. QËLLIMET DHE OBJEKTIVAT

Analiza e nevojave për shërbime sociale e paraqitur tek “Raporti i Vlerësimit të Nevojave për Shërbime Sociale” që i parapriu përgatitjes së Planit Social, mbështet përfundimin se grupet më kritike, të përjashtuara ose në rrezik përjashtimi janë (shprehur në % kundrejt numrit të përgjithshëm të individëve në nevojë për shërbime sociale dhe renditur sipas peshës specifike):

  1. Individë të rritur, anëtarë të familjeve NE (692 ose 28%)
  2. Indvidë me AK dhe invalidë pune (të rritur) (875 ose 22%)
  3. Të papunë dhe punëkërkues (528 ose 16%)
  4. Fëmijët e familjeve NE (354 ose 14%)
  5. Të pastrehë (270 ose 11%)
  6. Të moshuar të vetmuar në nevojë për shërbime (106 ose 4%)
  7. Fëmijë me AK (67 ose 3%)
  8. Gra të dhunuara  dhe në nevojë për mbrojtje (20 ose 0.5%)

Analiza e thelluar e nevojave për shërbime sociale ndihmoi në identifikimin e prioriteteve që vijojnë, të cilat paraqiten të grupuara në tre drejtime themelore:

Drejtimi 1: Kërkesa për shërbime sociale (shërbime që duhet të ofrohen):

  1. Sigurim shërbime sociale për “Individë mbi 18 vjeç përfitues të ndihmës ekonomike”, përkatësisht nëpërmjet Programit për fuqizimin ekonomik, me prioritet individë të familjeve përfituese të NE si edhe nëpërmjet “Informimi dhe këshillimi” për punësim për përmirësimin e situatës së individit, duke e orientuar rreth mundësive më të përshtatshme për nevojat e tij.
  2. Sigurim shërbime sociale për “Fëmijë në familje me NE” nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të një qendre komunitare multifunksionale për fëmijë të familjeve me probleme social-ekonomike, në të cilën të sigurohen edhe shërbime për fëmijë me aftësi të kufizuara.
  • Sigurim shërbime sociale për “Individë mbi 18 vjeç me AK” nëpërmjet ofrimit të “Shërbimeve në familje” për persona me aftësi të kufizuara, të cilët e kanë të pamundur të marrin shërbime ditore komunitare dhe qe e kanë të pamundur të kujdesen për veten dhe nuk mund të ndihmohen nga familjarët apo kujdestari /ndihmësi personal si edhe për “Të moshuar të vetëm dhe në nevojë për shërbime” nëpërmjet ofrimit të shërbimeve në familje.
  1. Sigurim shërbime për Individë në familje të pastreha nëpërmjet Programeve të Strehimit Social si Bonusi i qerasë, Banesa sociale me pagesë të reduktuar, Kreditë e buta.

 

  1. Sigurim shërbimi i këshillimit me telefon ose on-line, shërbimi i ofruar nëpërmjet linjës telefonike 24 orë në 7 ditë të javës, për mbështetjen, këshillimin në krizë dhe referimin e rasteve të dhunës në familje; si edhe Shërbimi i emergjencës 72 orë, për viktima të dhunës në familje dhe fëmijët që kanë nevojë për asistencë të mënjëhershme për shkak të një situatë që u kërcënon jetën dhe shëndetin, të cilëve u sigurohet minimalisht në mënyrë të menjëhershme akomodimi, ushqimi dhe mjedisi i mbrojtur.

Drejtimi 2: Oferta e shërbimeve ( institucionet dhe kapacitetet)

  1. Fuqizim të kapaciteteve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve si edhe të gjithë seksionit të shërbimeve sociale.
  2. Aftësim profesional të ofruesve të shërbimeve sociale.
  • Krijimi i Fondit Social si instrument i financimit dhe mbështetjes të zhvillimit të shërbimeve sociale.

 

Drejtimi 3: Sigurimi i mundësisë së përdorimit të shërbimeve sociale (bashkëpunimet ndërinstitucionale dhe partneritetet)

  1. Fuqizim të kapaciteteve të institucioneve të qeverisjes vendore
  2. Ndërgjegjësim të komuniteteve të qytetarëve për të drejtat e tyre si edhe mundësitë e realizimit
  • Ndërgjegjësim të aktorëve dhe operatorëve të biznesit, të shoqërisë civile si edhe të komunitetit ndërkombëtar, për bashkëpunim e partneritet për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të shërbimeve sociale.

Për rrjedhojë, Plani Social 2020-2022, në kuadrin e qëllimit strategjik të fomuluar si instrument për realizimin e misionit dhe të vizionit, do të udhëhiqet nga qëllimet që vijojnë:

3.1 Qëllimet

Qëllimi 1 : Deri në vitin 2022, të sigurojë funksionimin e programeve të shërbimeve sociale të përshtatshme dhe efektive në të gjitha njësitë administrative të bashkisë, duke garantuar përdorimin e shërbimeve të larmishme dhe të cilësishme në përputhje me standartet kombëtare për të gjithë qytetraët në nevojë për shërbime.

Qëllimi 2: Deri në vitin 2022, të sigurojë ndërtimin e një ambienti të përshtatshëm që mbështet dhe ndihmon individët dhe grupet në nevojë kritike për t’u integruar në shoqëri, duke ruajtur dinjitetin njerëzor, pavarësisht nga gjendja e tyre ekonomike, shoqërore, shëndetsore apo autonomia e tyre funksionale, nëpërmjet politikave vendore efektive, në përputhje të plotë me nevojat dhe mundësitë e bashkisë.

Qëllimi 3 : Të mundësojë rritjen e kërkesës për ofrimin dhe funksionimin e shërbimeve efektive, nëpërmjet ndërgjegjësimit të komuniteteve, grupeve të tjera të interesit dhe në veçanti të vetë grupeve në nevojë, nëpërmjet informacionit, këshillimit, konsultimit dhe bashkëpunimit.

3.2 Objektivat, rezultatet e pritshme dhe vlerësimi I tyre

Qëllimi 1 : Deri në vitin 2022, të sigurojë funksionimin e programeve të shërbimeve sociale të përshtatshme dhe efektive në të gjitha njësitë administrative të bashkisë, duke garantuar përdorimin e shërbimeve të larmishme dhe të cilësishme në përputhje me standartet kombëtare për të gjithë qytetarët në nevojë për shërbime.

Rezultati Strategjik 1 : Sistemi i shërbimeve sociale efektive ndërtohet dhe funksionon për të gjithë qytetarët në nevojë, në përputhje me ligjin 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë” dhe VKM 518, datë 4.9.2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzimet personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”.

Treguesit e vlerësimit : Sipas përcaktimit në Planin e Veprimit

Vlerat e synuara :

692 individë në familje me NE dhe 528 Punëkërkues të papunë përfitojnë nëpërmjet “Programit për fuqizimin ekonomik”, si edhe nëpërmjet “Informimi dhe këshillim për punë”.

354 fëmijë në familje me NE dhe 67 fëmijë me AK, përfitojnë shërbime sociale nëpërmjet ngritjes dhe funksionimit të një qendre komunitare multifunksionale.

398 individë mbi 18 vjeç me AK,  477 invalidë pune, përfitojnë shërbime sociale dhe rehabilitimi nëpërmjet programit të “Shërbimeve në familje” dhe 106 të moshuar.

270 të pastrehë përfitojnë nëpërmjet programit të strehimit social

20 gra në nevojë të veçantë për mbrojtje sie dhe gra të tjera të paidentifikuara përfitojnë nëpërmjet shërbimeve të këshillimit dhe referimit.

Vlerat referencë : Numri i përfituesve të shërbimeve sipas « Analizës së nevojës për shërbime sociale », qershor 2020.

Kosto e përgjithshme : 39,418,000 lekë për të gjithë periudhën e parashikuar të Planit të Veprimit)

Grupet e interesit të përfshira : Drejtoria e Ndihmës dhe Përkujdesit Shoqëror, Bashkia Rrogozhinë; Këshilli Bashkiak Rrogozhinë ; Shërbimi Social Shtetëror ; Shërbimi Social Shtetëror, Qarku Tiranë ; OJF ; UNDP ; Donatorë të tjerë ; Sektori Privat.

 

Qëllimi 2: Deri në vitin 2022, të sigurojë ndërtimin e një ambienti të përshtatshëm që mbështet dhe ndihmon individët dhe grupet në nevojë kritike për t’u integruar në shoqëri, duke ruajtur dinjitetin njerëzor, pavarësisht nga gjendja e tyre ekonomike, shoqërore, shëndetsore apo autonomia e tyre funksionale, nëpërmjet politikave vendore efektive, në përputhje të plotë me nevojat dhe mundësitë e bashkisë.

Rezultati Strategjik 2 : Bashkia Rrogozhinë, në zbatim të kompetencave të saj sipas ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” zbaton politika sociale në përputhje me legjislacionin dhe standartet kombëtare, financiarisht të mbështetura nga Fondi Social dhe Buxheti lokal, të përshtatshme për të garantuar mbrojtjen, riaftësimin dhe përfshirjen sociale, të individëve në nevojë.

Treguesit e vlerësimit : Sipas përcaktimit në Planin e Veprimit

Vlerat e synuara :

100% e kapaciteteve administrative të programeve të shërbimeve sociale në bashki, të aftë për të ushtruar kompetencat e tyre, në përputhje me standartet e miratuara.

100% e kapaciteteve të operatorëve publikë dhe jo publikë të shërbimeve sociale, të aftë për të ofruar shërbime cilësore.

100% e nevojës për shërbime, e mbuluar nga Fondi Social.

Vlerat referencë : Sipas « Analizës së nevojës për shërbime sociale », qershor 2020

Kosto e përgjithshme : 6,880,000 lekë

Grupet e interesit të përfshira : Drejtoria e Ndihmës dhe Përkujdesit Shoqëror, Bashkia Rrogozhinë; Drejtoria e Buxhetit dhe Planifikimit Strategjik, Bashkia Rrogozhinë, Këshilli Bashkiak Rrogozhinë ; Shërbimi Social Shtetëror ; Shërbimi Social Shtetëror, Qarku Tiranë ; Operatorë të shërbimeve sociale që do të ngrihen në Bashkinë Rrogozhinë, OJF ; UNDP ; Donatorë të tjerë ; Sektori Privat.

 

Qëllimi 3 : Të mundësojë rritjen e kërkesës për ofrimin dhe funksionimin e shërbimeve efektive, nëpërmjet ndërgjegjësimit të komuniteteve, grupeve të tjera të interesit dhe në veçanti të vetë grupeve në nevojë, nëpërmjet informacionit, këshillimit, konsultimit dhe bashkëpunimit.

Rezultati Strategjik 3 : Qytetarët në nevojë për shërbime sociale, të ndërgjegjësuar për të drejtat e tyre, marrin pjesë në vendimmarrje, duke nxitur miratimin e politikave të qëndrueshme të shërbimeve sociale.

Treguesit e vlerësimit : Sipas përcaktimit në Planin e Veprimit

Vlerat e synuara :

100% e grupeve në nevojë të qartë dhe të ndërgjegjshëm për të drejtat e tyre si edhe mënyrat e realizimit.

100% e bizneseve private dhe OJF, të gatshëm të investojnë në sigurimin e shërbimeve sociale, pjesëmarrës aktivë në realizimin e politikave të përshtatshme të shërbimeve sociale.

Vlerat referencë : Sipas « Analizës së nevojës për shërbime sociale », qershor 2020

Kosto e përgjithshme : 2,170,000 lekë

Grupet e interesit të përfshira : Drejtoria e Ndihmës dhe Përkujdesit Shoqëror, Drejtoria e Marëdhënieve me publikun, Bashkia Rrogozhinë; OJF ; Donatorë ; Sektori Privat, Media.

 

 

 

 

Tabelë përmbledhëse përfundimtare mbi Koston e përgjithshme të Planit Social 2020-2022

                  Gjithsej 2020 2021 2022
Qëllimi 1 39,418,000 4,560,000 18,418,000 16,440,000
Qëllimi 2 6,880,000 1,840,000 2,520,000 2,520,000
Qëllimi 3 2,170,000 470,000 890,000 810,000
Gjithsej 48,468,000 6,870,000 21,828,000 19,770,000
         

 

 

 

 

4. PLANI I VEPRIMIT

 

QËLLIMI 1Deri në vitin 2022, të sigurojë funksionimin e programeve të shërbimeve sociale të përshtatshme dhe efektive në të gjitha njësitë administrative të bashkisë, duke garantuar përdorimin e shërbimeve të larmishme dhe të cilësishme në përputhje me standartet kombëtare për të gjithë qytetarët në nevojë për shërbime.

Kosto e përgjithshme e Qëllimit 1 : 39,418,000 lekë për të gjithë periudhën e parashikuar të Planit të Veprimit

                  Gjithsej 2020 2021 2022
Qëllimi 1 39,418,000 4,560,000 18,418,000 16,440,000
Objektivi 1.1 18,078,000 2,460,000 8,298,000 7,320,000
Objektivi 1.2 1,000,000 1,000,000
Objektivi 1.3 14,000,000 1,000,000 7,000,000 6,000,000
Objektivi 1.4 6,000,000 0 3,000,000 3,000,000
Objektivi 1.5 340,000 100,000 120,000 120,000

 

 

 

AKTIVITETET AKTORËT PËRGJEGJËS AFATI TREGUESIT BAZA LIGJORE BURIMI I

FINANCIMIT

KOSTO MONITORIMI
Objektivi specifik 1.1:   Sigurim shërbime sociale për “Individë mbi 18 vjeç përfitues të ndihmës ekonomike”, përkatësisht nëpërmjet Programit për fuqizimin ekonomik, si edhe nëpërmjet “Informimi dhe këshillimi” për punësim për përmirësimin e situatës së individit, duke e orientuar rreth mundësive më të përshtatshme për nevojat e tij.

 

Përfituesit:

 

692 individë në familje me NE

528 Punëkërkues të papunë

 

Kosto e përgjithshme e Objektivit Specifik 1.1: Lekë 18.078.000 ( për periudhën 2020-2022, 30 muaj, 2.5 vite)

 

1.1.1.Krijimi i Agjensisë së Ndërmjetësimit për punë në Bashkinë Rrogozhinë Bashkia Rrogozhinë 3 mujori III

2020

Numri i përgjithshëm i përfituesve;

Numri I përgjithshëm I përfituesve sipas secilit program;

Numri I përfituesve/Numrin e synuar

Fondi I sipërmarrjes në lekë

Fond investimi sipërmarrje I shpenzuar/Përfitues

Fondi I formimit professional në lekë

Fond I shpenzuar /për përfitues

 

Ligj nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”

Ligji 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”

Ligji Nr. 139/2015 “ Për vetëqeverisjen vendore”

Urdhër nr. 624, datë 20.08.2016 “Për miratimin e Planit Operacional për punësimin e anëtarëve në moshë aktive pune të skemës së ndihmës ekonomike 2019-2020

Bashkia Rrogozhinë: Të ardhura të vetat, Fondet e Pakushtëzuara

Bashkia Rrogozhinë: Fondi Social

Fondi Zhvillimit Rajonal

Agjensia për Nxitjen e SME/ve

Fondi Yunus, Shqipëri

Donatorë të huaj(UNDP, BE, UNICEF)

Burime

financimi në përputhje me

aplikime të hapura

Shp.Paga dhe Sigurime (1 person):

Lekë:360,000 viti 1 dhe 720,000/vit për vitin 2 dhe 3, gjithsej 1,800,000 lekë

Shpenzime operacionale: 500,000 /vit për vitin 2 dhe 3, ndërsa 250,000 për vitin 1, gjithsej 1,250,000 lekë

Shpenzime kapitale: 250,000 lekë për 2.5 vite.

Shuma:

3,300,000 lekë gjithsej, përkatësisht:

Viti 1:660,000 lekë

Viti 2:1,320,000 lekë

Viti 3:1,320,000 lekë

 

Muaji 12
1.1.2.Krijimi i bazës të të dhënave të informacionit mbi tregun e punës dhe të sipërmarrjeve në territorin e bashkisë Rrogozhinë. Specialist I Agjensisë dhe Specialist I punësimit 3 mujori IV

2020

Pa kosto Çdo muaj
1.1.3.Organizimi i shërbimit të ndërmjetësimit për punë Pa kosto Çdo 3 mujor
1.1.4.Organizimi i shërbimit të informimit dhe këshillimit për punë 6 mujori Dytë  2020 Pa kosto Çdo 3 mujor
1.1.5.Përgatitja e programit për fuqizimin ekonomik të individëve mbi 18 vjeç, përfitues të ndihmës ekonomike Grup konsulentësh i krijuar nga Bashkia Rrogozhinë

Drejtoria e Ndihmës Ekonomike

6 mujori Parë  2021 3 konsulentë*30 ditë*20,000 lekë/ditë

Lekë 1,800,000

Çdo 3 mujor
1.1.6.Krijimi i fondit të nxitjes së sipërmarrjes dhe vetëpunësimit Agjensia e Punësimit

Drejtoria e Nidhmës Ekonomike

6 mujori dytë 2021 2% e buxhetit të Bashkisë ( të ardhurat e veta)

Të ardhurat e Bashkisë për vitin 2020 janë parashikuar në PBA: 48.856.622

Fondi nxitjes sipërmarrjes: 978.000 lekë

2 herë në vit, çdo 6 muaj
1.1.7.Organizimi i programeve të formimit profesional të individëve mbi 18 vjeç, përfitues të NE Agjensia e Punësimit

Drejtoria e Ndihmës Ekonomike

Ofrues private

6 mujori 1, viti 2021 600 përfitues/vit*10,000/përfitues

Gjithsej 1.220 Individë në nevojë (692 individë NE dhe 528 punëkërkues të pa-punë), dmth 600 individë në vit do të përfitojnë shërbime

Lekë: 6,000,000/vit vetëm pör vitin 2 dhe 3.

 

Çdo muaj
1.1.8. Mbështetja financiare e inisiativave të sipërmarrjes dhe vetëpunësimit Agjensia e Punësimit

Këshilli Bashkiak

6 mujori 2, viti 2021 4 projekte në vit,

Kosto deri 500,000 lekë

Kosto e përfshirë tek aktiviteti 1.6

Çdo 6 muaj
Objektivi specifik 1.2: Sigurim shërbime sociale për “Fëmijë në familje me NE” nëpërmjet bashkëpunimit me organizata dhe biznese private për të siguruar shërbime integruese për fëmijë të familjeve me probleme social-ekonomike në qendër multidisiplinare.

 

Përfitues:

 

Fëmijë në familje NE: 354,

Shërbimet: Ushqim 1 vakt, edukim, argëtim, këshillim

 

Kosto e përgjithshme e Objektivit Specifik 1.2: Lekë 1.000.000 ( për periudhën 2020-2022, 2.5 vite).

 

 

1.2.1.Identifikimi I terrenit apo objektit për ndërtimin apo transformimin në qendër multifunksionale komunitare Drejtoria e NE dhe NjMF 3 mujori IV, 2020 Numri I përfituesve gjithsej

Numri I përfituesve sipas kategorive

Numri I përfituesve në ditë

Numri I fëmijëve me AK të riaftësuar

Kosto për përfitues

Numri I përfituesve në fakt/plan

Numri I përfituesve/Punonjës

Niveli I kënaqshmërisë të përfituesve në lidhje me cilësinë e shërbimeve të përfituara.

Ligji Nr.8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit”,

Ligji Nr. 8626, datë 22.06.2000 “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”

Ligji Nr.7889, datë 14.12.1994, “Statusi i invalidit ”.

Ligj Nr.18/2017 “Për të drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”

Ligji Nr.8153, datë 31.10.1996 “Për statusin e Jetimit”

Ligji 22/2018 “Për strehimin social”

Ligji 47/2018 “Për masa ndaj dhunës në marrëdheniet familjare”

Bashkia Rrogozhinë: Të ardhura të vetat.

Bashkia Rrogozhinë: Fondet e Pakushtëzuara

Bashkia Rrogozhinë: Fondi Social

Donatorë të huaj(UNDP, BE, UNICEF)

Burime financimi në përputhje me aplikime të hapura

Pa kosto Muaji 1
1.2.2. Realizimi i punimeve të infrastrukturës Bashkia Rrogozhinë Deri në Korrik të vitit 2021 Kosto variable në varësi të opsioneve. Çdo muaj
1.2.3. Përzgjedhja e stafit përgjegjës për funksionimin e qendrës Bashkia Rrogozhinë 3 mujori I, 2021 Pa kosto 3mujori 1
1.2.4. Ndërtimi i praktikave të shërbimeve Grup ekspertësh 3 mujori I, 2021 Grup ekspertësh (2) për 25 ditë

2*25 ditë*Lekë10.000/ditë

Lekë 500,000

3 mujori 1
1.2.5. Hartimi i manualeve të shërbimeve Grup ekspertësh 3 mujori I, 2021 Kosto e përfshirë tek 2.4. 3mujori 1
1.2.6.Kualifikimi i stafit Grup ekspertësh I përzgjedhur nga Bashkia/donatori (në rast se shërbimi do të ngrihet me mbështetjen e donatorit) 3 mujori II, 2021 Grup ekspertësh (2) për 10 ditë

2*10 ditë*Lekë25,000 ditë

Lekë 500,000

3 mujori 2
Objektivi specifik 1.3Sigurim shërbime sociale për “Individë mbi 18 vjeç me AK” nëpërmjet ofrimit të “Shërbimeve në familje” për persona me aftësi të kufizuara, të cilët e kanë të pamundur të marrin shërbime ditore komunitare dhe qe e kanë të pamundur të kujdesen për veten dhe nuk mund të ndihmohen nga familjarët apo kujdestari /ndihmësi personal.  Gjithashtu këtu do të përfshihet edhe sigurimi i hsërbimeve në familje për të moshuar të vetmuar.

Përfitues:

 

Individë me AK:Ndonëse të dhënat dëshmojnë 398 persona gjithsej, vetëm një pjesë e tyre do të kenë nevojë për shërbime në familje, afërsisht kjo llogaritet për rreth 25%, dmth rreth 100 persona.

Të moshuar të vetmuar: 106, vetëm 25% e tyre në nevojë për shërbime, dmth 25 persona

 

Kosto e përgjithshme e Objektivit Specifik 1.3: Lekë 14.000.000 ( për periudhën 2020-2022, 2.5 vite).

 

1.3.1. Identifikimi I personave që kanë nevojë për shërbim në familje Drejtoria e NE dhe Shërbimeve Shoqërore 3mujori III, 2020 Numri I përfituesve gjithsej

 

Numri I përfituesve fakt/plan

Numri I përfituesve për 1 punonjës social

Kosto e shërbimit për një përfitues

Niveli I kënaqshmërisë të përfituesve nga shërbimi

 

Ligji Nr.8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit”,

 

Ligji Nr. 8626, datë 22.06.2000 “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”

Ligji Nr.7889, datë 14.12.1994, “Statusi i invalidit ”.

 

Bashkia Rrogozhinë: Të ardhura të vetat.

Bashkia Rrogozhinë: Fondet e Pakushtëzuara

Bashkia Rrogozhinë: Fondi Social

Donatorë të huaj(UNDP, BE, UNICEF)

Burimefinancimi në përputhje me aplikime të hapura

Pa kosto Çdo muaj
1.3.2. Hartimi i praktikave të shërbimit dhe manualeve përkatës Grup ekspertësh të përzgjedhur nga Bashkia/Donatori 3 mujori IV, 2020 Grup ekspertësh (2) për 25 ditë

2*25 ditë*Lekë10.000/ditë

Lekë 500,000

Çdo muaj
1.3.3. Përzgjedhja e një ekipi prej 10 punonjësish socialë të cilët do të ofrojnë me kohë të pjesshme shërbime në familje ( 10 persona, secili përgjegjës për 10 AK dhe 3 Të moshuar, mesatarisht 6 vizita në muaj për një person me AK dhe 12 vizita në muaj për një person të moshuar nga 1 punonjës social) Bashkia 3 mujori II, 2020 Pa kosto Muaji 12
1.3.4.Kualifikimi i stafit Grup ekspertësh të përzgjedhur nga Bashkia/Donatori 3mujori III, 2020 Grup ekspertësh (2) për 25 ditë

2*25 ditë*Lekë10.000/ditë

Lekë 500,000

Muaji 7,8,9
1.3.5.Sigurimi i ambientit të përshtatshëm të punës për ekipin e punonjësve socialë si edhe të paisjeve të nevojshme Bashkia 6 mujori I, 2021 Shpenzim investimi I njëhershëm: 1,000,000 lekë Çdo muaj gjatë 6 mujorit 1 të vitit 2021
1.3.6.Sigurimi i mbështetjes financiare për funksionimin e shërbimit Këshilli Bashkiak PBA 2020-2022 10 persona*12 muaj*50,000 lekë/muaj=6,000,000 në vit, viti 2 dhe viti 3. Në fund të çdo viti
Objektivi specifik 1.4Sigurim shërbime për “Individë në familje të pastreha” nëpërmjet Programeve të Strehimit Social si Bonusi i qerasë, Banesa sociale me pagesë të reduktuar, Kreditë e buta.

 

Përfitues: 50 Individë të pastrehë

 

Kosto e Objektivit 1.5: Kosto operacionale e programit është e përfshirë tek aktivitetet e qëllimit 2 dhe 3 sepse programi menaxhohet nga Njësia Përkatëse e Bashkisë. Kosto e shërbimit përfshin përfitimin e çdo familje(5,000 lekë në muaj x 50 familje), gjithsej 6,000,000 përkatësisht për vitin 2 dhe 3, dmth 2021 dhe 2022 sepse gjatë vitit 2020 duhet të bëhet identifikimi dhe përgatitja e dokumentacionit, pra 32.400.000 lekë për të gjithë periudhën 2.5 vite, 2020-2022.

 

Objektivi specifik 1.5Sigurim shërbime sociale për “Gra në nevojë dhe të përjashtuara” nëpërmjet ofrimit të “Shërbimit të emergjencës 72 orë” për asistencë të mënjëhershme për shkak të një situatë që u kërcënon jetën dhe shëndetin, si dhe nëpërmjet ofrimit të “Shërbimit të strehimit të mbrojtur për viktimat e dhunës në familje”

 

Përfitues:

20  Gra në nevojë për shërbime përfshi dhe viktimat e dhunës në familje si edhe të tjera që do të identifikohen më vonë

 

 

Kosto e përgjithshme e Objektivit Specifik 1.4: Lekë 340,000 ( për periudhën 2020-2022).

 

1.5.1. Hartimi i përshkrimit të punës për pozicionet e lidhura me menaxhimin e rasteve të individëve në nevojë dhe dhunës në familje Njësia menaxhimit rasteve dhe referimit 3 mujori 3 viti 2020  

Numri i përfituesve/numri kërkuesve

Niveli i kënaqshmërisë

% e reduktimit të dhunës me bazë gjinore

% e rasteve të referuara

% e rasteve të zgjidhura

 

Ligj Nr.18/2017 “Për të drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”

Ligji Nr.8153, datë 31.10.1996 “Për statusin e Jetimit”

Ligji 47/2018 “Për masa ndaj dhunës në marrëdheniet familjare”.

Bashkia Rrogozhinë: Të ardhura të vetat.

Bashkia Rrogozhinë: Fondet e Pakushtëzuara

Bashkia Rrogozhinë: Fondi Social

Donatorë të huaj (UNDP, UNWOMEN,  UNICEF)

Burime financimi në përputhje me aplikime të hapura

Pa kosto Muaji 12 viti 2020
1.5.2. Kualifikimi i stafit ShSSh 3 mujori 4 viti 2020 Pa kosto

Komponent I aktivitetit të drejtorisë shërbimeve sociale

Muaji 12 viti 2020
1.5.3. Ngritja e strukturës dhe operacionalizimi i shërbimit online dhe telefoni (kosto operacionale)   1 punonjës nga strukturat ekzistuese.

Kosto operacionale:10,000 lekë në muaj

Viti 2 dhe 3: 240,000 lekë

Kosto investimi: hapja e shërbimit online, programi dhe mirëmbajtja e faqes: 100,000 lekë (viti 1)

Gjithsej:340,000 lekë

Çdo muaj

 

 

 

 

QËLLIMI 2: Deri në vitin 2022, të sigurojë ndërtimin e një ambienti të përshtatshëm që mbështet dhe ndihmon individët dhe grupet në nevojë kritike për t’u integruar në shoqëri, duke ruajtur dinjitetin njerëzor, pavarësisht nga gjendja e tyre ekonomike, shoqërore, shëndetsore apo autonomia e tyre funksionale, nëpërmjet politikave vendore efektive, në përputhje të plotë me nevojat dhe mundësitë e bashkisë.

Kosto e përgjithshme e Qëllimit 2: 6,880,000 lekë për të gjithë periudhën e parashikuar të Planit të Veprimit

        Gjithsej 2020 2021 2022
Qëllimi 2 6,880,000 1,840,000 2,520,000 2,520,000
Objektivi 2.1 5,400,000 1,080,000 2,160,000 2,160,000
Objektivi 2.2 900,000 180,000 360,000 360,000
Objektivi 2.3 580,000 580,000 0 0

 

AKTIVITETET AKTORËT PËRGJEGJËS AFATI TREGUESIT BURIMI I TË DHËNAVE BURIMI I FINANCIMIT KOSTO MONITORIMI
Objektivi specifik 2.1: Fuqizim të kapaciteteve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve si edhe të gjithë seksionit të shërbimeve sociale

Përfitues:

20 punonjës të shërbimeve sociale ( Punonjës të administratës ekzistuese, shtesat e reja si edhe të shërbimeve që do të ndërtohen)

Kosto totale: 5,400,000 lekë (2.5 vite)

Aktiviteti 2.1.1.

Rritje e numrit të punonjësve socialë me tre punonjës.

Bashkia, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Financës

Këshilli Bashkiak

3mujori 3,

Viti 2020

Numri I punonjësve gjithsej

Shkalla e përputhjes të numrit në raportin me standartet

Kosto për një punonjës

Numri I personave të trainuar

Shkalla e përfitimit të njohurive mbi praktikat më të mira.

Shkalla e zbatimit të praktikave më të mira

 

Vendim nr. 148, datë 13.3.2018 “Për përcaktimin e rregullave të bashkëpunimit ndërmjet mekanizmave këshillimor e koordinues institucional, strukturave për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës dhe organizatave jofitimprurëse, për realizimin e politikave kombëtare e vendore, si dhe për shërbimet e nevojshme për mbrojtjen e fëmijës”.

VKM  Nr.334, datë 17.2.2011, “Për Mekanizmin e Bashkërendimit të Punës për Referimin e Rasteve të Dhunës në Marrëdhëniet Familjare dhe Mënyrën e Procedimit të tij”

Bashkia, të ardhurat e veta 1,800,000 në vit për vitin 2 dhe 3, ndërsa 900,000 për vitin 1.

3 punonjës, Paga bruto  50,000 /muaj.

Gjithsej: 4,500,000 lekë

Çdo muaj

Aktiviteti 2.1.2

Organizim kurs formimi dhe riformimi professional për të gjithë punonjësit e bashkisë që operojnë me çështjet e shërbimeve sociale.(kurs 3 ditor, çdo 6 muaj)

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Bashkia Rrogozhinë

Shërbimi Social Shtetëror

Çdo 6 muaj Bashkia, Transfertat e pakushtëzuara,

Shërbimi Social Shtetëror

ASPA

Donatorë

5 kurse për 2.5 vite

4 lektorë në secilin kurs

20 pjesëmarrës

Kosto 1 kurs:180,000 lekë

360,000 lekë/vit për vitin 2 dhe 3, ndërsa 180,000 lekë për vitin 1.

Vlerësim pas çdo trainimi.

Vlerësim nëpërmjet pyetsorit individual të plotësuar nga pjesëmarrësit.

Objektiv specifik 2.2:  Aftësim profesional të ofruesve të shërbimeve sociale.

 

Përfitues: Ofruesit e shërbimeve sociale të institucioneve publike ose jo publike

Kosto e përgjithshme: 900,000 lekë për të gjithë periudhën e parashikuar të Planit të Veprimit

 

 

Aktiviteti 2.2.1

Ndërtimi I bazës të të dhënave të operatorëve të shërbimeve sociale, publikë dhe jo publikë.

Drejtoria e ndihmës dhe Shërbimeve Sociale 3 mujori I, 2021 Numri I personave të trainuar

Shkalla e përfitimit të njohurive mbi praktikat më të mira.

Shkalla e zbatimit të praktikave më të mira.

Niveli I kënaqshmërisë  të përfituesve

 

 

Ligj nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë

VKM nr. 518, date 4.9.2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzimet personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”.

Bashkia, të ardhurat e veta dhe fondet e pakushtëzuara Pa kosto Çdo muaj
Aktiviteti 2.2.2

Formim profesional cilësor dhe I vazhdueshëm për ofruesit e shërbimeve sociale

 

Drejtoria e ndihmës dhe Shërbimeve Sociale Çdo 6 muaj Bashkia, të ardhurat e veta,

Shërbimi Social Shtetëror

ASPA

Donatorë

5 kurse për 2.5 vjet

4 lektorë në secilin kurs

20 pjesëmarrës

Kosto 1 kurs:180,000 lekë

360,000 lekë/vit për vitin 2 dhe 3, ndërsa 180,000 lekë për vitin 1

Vlerësim pas çdo trainimi.

Vlerësim nëpërmjet pyetsorit individual të plotësuar nga pjesëmarrësit.

 
Objektiv specifik 2.3Krijimi i Fondit Social si instrument i financimit dhe mbështetjes të zhvillimit të shërbimeve sociale.

Kosto e përgjithshme: Lekë 580,000, por nuk është përfshirë Buxheti Social në lekë

Aktiviteti 2.3.1.

Vlerësimi I mundësive për krijimin e fondit social nga pikëpamja financiare dhe buxhetore

 Drejtoria e Buxhetit

Grup ekspertësh

3 mujori III, 2020 Fondi social në %të Buxhetit total të bashkisë

Fondi Social për vitit 2020, 2021, 2022

Ritmet vjetore të  rritjes të fondit social

VKM nr. 111, datë 23.2.2018 “Për krijimin dhe funksionimin e fondit social”.

Vendimin nr. 150, datë 20.03.2019 të Këshillit të Ministrave “Për metodologjinë e llogaritjes së fondeve për financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror”.

VKM nr. 578, datë 3.10.2018 “Për procedurat e referimit e të menaxhimit të rastit, hartimin dhe përmbajtjen e planit individual të mbrojtjes, financimin e shpenzimeve për zbatimin e tij, si dhe zbatimin e masave të mbrojtjes”.

 

Bashkia, të ardhurat e veta

Donatorë

2 ekspertë, 10 ditë, 25,000 lekë /ditë

Lekë 500,000

Aktiviteti 2.3.2

Ndërgjegjësimi I qeverisjes vendore dhe këshillit bashkiak mbi nevojën e krijimit të fondit social nëpërmjet organizimit të 2 tavolinave të diskutimit

Drejtoria e Ndihmës Ekonomike dhe Shërbimeve Sociale 3 mujori IV, 2020 Donatorë 30 pjesëmarrës,

½ ditë

Lekë

80,000

Aktiviteti 2.3.3

Krijimi i fondit social dhe përfshirja në PBA

Këshilli Bashkisë Rrogozhinë 3 mujori III, 2020 Bashkia, të ardhurat e veta Sipas përcaktimit në VKM

 

Qëllimi 3 : Të mundësojë rritjen e kërkesës për ofrimin dhe funksionimin e shërbimeve efektive, nëpërmjet ndërgjegjësimit të komuniteteve, grupeve të tjera të interesit dhe në veçanti të vetë grupeve në nevojë, nëpërmjet informacionit, këshillimit, konsultimit dhe bashkëpunimit.

Kosto e përgjithshme e Qëllimit 3 : 2,090,000 lekë për të gjithë periudhën e parashikuar të Planit të Veprimit

         Gjithsej 2020 2021 2022
Qëllimi 3 2,170,000 470,000 890,000 810,000
Objektivi 3.1 1,060,000 260,000 440,000 360,000
Objektivi 3.2 950,000 210,000 370,000 370,000
Objektivi 3.3 160,000 0 80,000 80,000

 

AKTIVITETET AKTORËT PËRGJEGJËS AFATI TREGUESIT BAZA LIGJORE BURIMI I

FINANCIMIT

KOSTO MONITORIMI
Objektivi specifik 3.1Fuqizim të kapaciteteve të institucioneve të qeverisjes vendore në drejtim të rritjes së mundësive për ofrim të shërbimeve të qëndrueshme.

Përfitues: 20 punonjës të Bashkisë ( Seksioni Ndihmës dhe Përkujdesit Shoqëror, Drejtoria/Seksioni i marëdhënieve me publikun)

Kosto e objektivit specifik 3.1: 1,060,000 lekë

 

Aktiviteti 3.1.1.

Organizim tryezë diskutimi ( dy tryeza)me donatorë me qëllim rritjen e bashkëpunimit

 

Drejtoria e ndihmës dhe Shërbimeve Sociale 3 mujori 4, 2020

3 mujori 2, 2021

Numri I projekteve të aplikuara

Numri I projekteve  të fituara

Raporti I projekteve të fituara në krahasim me projektet e aplikuara

Buxheti total I projekteve të fituara

Buxheti total I projekteve të fituara në krahasim me Buxhetin e Bashkisë (në%)

Vendim nr. 148, datë 13.3.2018 “Për përcaktimin e rregullave të bashkëpunimit ndërmjet mekanizmave këshillimor e koordinues institucional, strukturave për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës dhe organizatave jofitimprurëse, për realizimin e politikave kombëtare e vendore, si dhe për shërbimet e nevojshme për mbrojtjen e fëmijës”.

VKM  Nr.334, datë 17.2.2011, “Për Mekanizmin e Bashkërendimit të Punës për Referimin e Rasteve të Dhunës në Marrëdhëniet Familjare dhe Mënyrën e Procedimit të tij”

Bashkia, të ardhurat e veta,

 

30 pjesëmarrës,

½ ditë

Lekë

80,000/1 tryezë

160,000 lekë/2 tryeza

 

Çdo 6 muaj gjatë vitit të parë dhe vitit të dytë.
Aktiviteti 3.1.2.

Program trainimi “Rritja e fondeve nëpërmjet hartimit dhe menaxhimit të projekteve”

Drejtoria e ndihmës dhe Shërbimeve Sociale Çdo 6 muaj Bashkia, të ardhurat e veta,

Shërbimi Social Shtetëror

ASPA

Donatorë

5 kurse për 2.5 vite

4 lektorë në sccilin kurs

20 pjesëmarrës

Kosto 1 kurs:180,000 lekë

360,000 lekë/vit për vitin 2 dhe 3, ndërsa 180,000 për vitin 1.

Vlerësim pas çdo trainimi.

Vlerësim nëpërmjet pyetsorit individual të plotësuar nga pjesëmarrësit.

Objektivi specifik 3.2: Ndërgjegjësim të komuniteteve të qytetarëve për të drejtat e tyre si edhe mundësitë e realizimit

Përfitues: Komunitetet e qytetarëve në nevojë për shërbime sociale

Kosto e përgjithshme e objektivit 3.2: 950,000 lekë

Aktiviteti 3.2.1

Organizim programe televizive në TV lokal mbi të drejtat sociale.

 

Drejtoria për Marëdhëniet me Publikun

 

Çdo 3 mujor, Viti 2021 Numri I fushatave të informimit të organizuara

 

Numri I pjesëmarrësve

Numri I grupeve të targetuara dhe të përfshira.

Rritja e nivelit të ndërgjegjësimit çdo vit.

 

Ligji Nr. 139/2015 “ Për vetëqeverisjen vendore”

Ligj Nr.18/2017 “Për të drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”

Ligji Nr.8153, datë 31.10.1996 “Për statusin e Jetimit”

Ligji Nr.8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit”,

Ligji Nr. 8626, datë 22.06.2000 “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”

Ligji Nr.7889, datë 14.12.1994, “Statusi i invalidit ”.

Ligji 22/2018 “Për strehimin social”

Ligji 47/2018 “Për masa ndaj dhunës në marrëdheniet familjare”

Pa kosto Në fund të çdo 3 mujori.
Aktiviteti 3.2.2

Informim I publikut nëpërmjet faqes web të Bashkisë

Drejtoria për Marëdhëniet me Publikun 3 mujori II, Viti 2021

Mirëmbajtje vazhdimisht

Pa kosto Në fund të 3mujorit 2/të
Aktiviteti 3.2.3

Prodhim dhe shpërndarje të broshurave informative

Drejtoria për Marëdhëniet me Publikun 3 mujori III, viti 2021 Bashkia, të ardhurat e veta,

 

Lekë 50,000/vit 3 mujori 3, viti 2021
Aktiviteti 3.2.4

Organizim tryeza diskutimi me grupet qytetare mbi bazë komuniteti, në secilën njësi administrative (2 tryeza në secilën Njësi, 10 tryeza)

Drejtoria për Marëdhëniet me Publikun 3 mujori 1,2,3,4

Viti 2021

3 mujori 1, viti 2022

Bashkia, të ardhurat e veta,

 

30 pjesëmarrës,

½ ditë

Lekë

80,000/1 tryezë

Lekë 800,000

(10 tryeza)

Çdo 3 mujor dhe në fund të vitit 2021 dhe 2022.
Objektivi specifik 3.3Ndërgjegjësim të aktorëve dhe operatorëve të biznesit, të shoqërisë civile si edhe të komunitetit ndërkombëtar, për bashkëpunim e partneritet për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të shërbimeve sociale.

Përfitues: Të gjithë aktorët e biznesit privat dhe shoqërisë civile

Kosto e përgjithshme e objektivit specifik 3.3.: 160,000 lekë

Aktiviteti 3.3.1.

 

Ndërtimi i bazës së të dhënave për të gjithë operatorët e biznesit privat në territorin e bashkisë, në qarkun e Tiranëit  si edhe OJF në Bashki dhe në qark.

 

Drejtoria e ndihmës dhe Shërbimeve Sociale

 

3 mujori I, 2021 Numri I tryezave të realizuara/planifikuara

Numri I pjesëmarrësve dhe sipas kategorisë së pjesëmarrësve

Rritja e shkallës së ndërgjegjësimit

Rritja e shkallës së përfaqësimit të interesave të komuniteteve në nevojë.

 

Ligj nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”

Ligji 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”

Ligji Nr. 139/2015 “ Për vetëqeverisjen vendore”

Pa kosto 3 mujori  1, 2021

3 mujori 1, 2022

 

Aktiviteti 3.3.2.

Organizim tryezë diskutimi ( dy tryeza)  me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë civile dhe sektorit privat

 

Drejtoria e ndihmës dhe Shërbimeve Sociale 3 mujori IV, viti 2021

3 mujori II,

Viti 2022

Bashkia, të ardhurat e veta,

 

Lekë

80,000/1 tryezë

Lekë 160,000(2 tryeza)

 

 

 

 

 

 

5. MONITORIMI DHE VLERËSIMI

Monitorimi I planit të veprimit do të drejtohet nga grupi tematik për shërbimet sociale, pjesë e përgatitjes së strategjisë dhe planit të veprimit, miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak.

 

Treguesit e përcaktuar për monitorimin dhe vlerësimin e Planit të Veprimit do të shërbejnë për realizimin e monitorimit, sipas periudhave të përcaktuara në Plan. Monitorimi do të bazohet në ndjekjen e treguesve të detajuar për secilin objektiv specifik dhe analizimin e progresit dhe problemeve në secilën prej politikave prioritare. Raporti I standartizuar do të përmbajë fakte dhe të dhëna të standartizuara, bazuar në kornizën e indikatorëve të parashikuar nga ky plan lokal.

 

I gjithe procesi do të kryhet me pjesëmarrjen e perfaqesuesve nga institucionet kryesore kombëtare përgjegjëse për mbrojtjen sociale (përfshi Sherbimi Social Shtetëror), përfaqësues nga qarqet akademike dhe qendrat universitare, shoqëria civile, (përfaqësues të shoqatave të formuara me qëllim mbrojtjen e të drejtave të grupeve të përjashtuara) etj,

 

Draftet e raporteve vjetore të monitorimit do të përgatiten në Drejtorinë e Shërbimeve Sociale dhe do të miratohen nga Këshilli Bashkiak.

 

Në mbështetje të monitorimit të zbatimit të planit të veprimit, lidhur me treguesit e ndikimit do të jenë edhe të dhënat administrative të siguruara nga studime lokale mbi përjashtimin social dhe përfshirjen sociale.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

REFERENCAT

Ligje

  1. Ligj nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”
  2. Ligji 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”
  3. Ligji Nr. 139/2015 “ Për vetëqeverisjen vendore”
  4. Ligji Nr.8098, datë 28.03.1996 “Për statusin e të verbërit”,
  5. Ligji Nr. 8626, datë 22.06.2000 “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”
  6. Ligji Nr.7889, datë 14.12.1994, “Statusi i invalidit ”.
  7. Ligj Nr.18/2017 “Për të drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”
  8. Ligji Nr.8153, datë 31.10.1996 “Për statusin e Jetimit”
  9. Ligji 22/2018 “Për strehimin social”
  10. Ligji 47/2018 “Për masa ndaj dhunës në marrëdheniet familjare”

 

Strategji Kombëtare

 

  1. Vendim nr. 1071, datë 23.12.2015, “Për miratimin e strategjisë kombëtare të mbrojtjes sociale 2015-2020 dhe të planit të veprimit për zbatimin e saj”
  2. Strategjia Kombëtare për barazinë gjinore dhe Plani i Veprimit 2016-2020.
  3. Vendim nr.87, datë 3.6.2016 “Për miratimin e dokumentit politik të përfshirjes sociale 2016-2020”.

 

VKM në zbatim të ligjit

  1. VKM nr. 518, date 4.9.2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzimet personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”.
  2. Vendim nr. 148, datë 13.3.2018 “Për përcaktimin e rregullave të bashkëpunimit ndërmjet mekanizmave këshillimor e koordinues institucional, strukturave për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës dhe organizatave jofitimprurëse, për realizimin e politikave kombëtare e vendore, si dhe për shërbimet e nevojshme për mbrojtjen e fëmijës”.
  3. VKM 334, datë 17.2.2011, “Për Mekanizmin e Bashkërendimit të Punës për Referimin e Rasteve të Dhunës në Marrëdhëniet Familjare dhe Mënyrën e Procedimit të tij”
  4. VKM Nr.233, datë 10. 4.1998 “Për zbatimin e Ligjit “Për statusin e jetimit”
  5. VKM nr. 578, datë 3.10.2018 “Për procedurat e referimit e të menaxhimit të rastit, hartimin dhe përmbajtjen e planit individual të mbrojtjes, financimin e shpenzimeve për zbatimin e tij, si dhe zbatimin e masave të mbrojtjes”.
  6. VKM nr. 111, datë 23.2.2018 “Për krijimin dhe funksionimin e fondit social”.
  7. Vendimin nr. 150, datë 20.03.2019 të Këshillit të Ministrave “Për metodologjinë e llogaritjes së fondeve për financimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror”.

 

Urdhëra/Udhëzime Ministri

  1. Urdhër nr. 624, datë 20.08.2016 “Për miratimin e Planit Operacional për punësimin e anëtarëve në moshë aktive pune të skemës së ndihmës ekonomike 2019-2020”

 

 

 

SHTOJCA 1: PROFILI DHE KARAKTERISTIKAT E KATEGORIVE NË NEVOJË PËR SHËRBIME TË KUJDESIT SHOQËROR

Analiza e individëve në nevojë për shërbime të kujdesit shoqëror mundësoi identifikimin e 2,448 individëve që aktualisht kanë nevojë për të paktën një nga tipet e shërbimeve të kujdesit shoqëror. Në tabelën 4 në vijim në totalin e raportuar për çdo njësi administrative nuk është përfshirë numri i punëkërkuesve të papunë, pasi ata janë të përfshirë në individët madhorë të familjeve përfituese të ndihmës ekonomike.

Tabela 4: Individë në nevojë për shërbime të kujdesit shoqëror për çdo njësi administrative

TË DHËNA DEMOGRAFIKE KATEGORITË Gosë Rrogozhinë Kryevidh Sinaballaj Lekaj Gjithësej
Numër banorë  INSTAT 8870 12208 9725 2150 9635 42588
Numër familje  INSTAT
1800
4350 1936 527 2320 10933
Fëmijë 0-15 vjeç  INSTAT
  1523
2088 1662 367 1648 7388
Grupmosha 16-64 vjeç INSTAT
   6043
8278 6572 1457 6533 7759
Grupmosha mbi 65 vjeç ZGjC

1304

1842 1491 326 1454 6417
INDIVIDË NË NEVOJË PËR SHËRBIME Individë mbi 18 vjeç në familje me N.E 217 268 56 60 91 692
Të papunë 126 303 39 2 58 528
Persona me aftësi të kufizuara mbi 18 vjeç 88 114 80 19 97 398
Fëmijë në nevojë për mbrojtje 0 15 5 0 7 27
Fëmijë në familje me ndihmë ekonomike 117 133 34 27 43 354
Fëmijë me aftësi të kufizuara 20 11 19 4 13 67
Viktima të dhunës në familje 15 5 0 0 0 20
Invalidë pune 477
Të moshuar në nevojë për shërbime 18 40 20 6 22 106
Të pastrehë 47 111 40 15 57 270
GJITHSEJ 648 1000 293 133 388 2462
Në përqindje sipas popullsisë/ZGjC 7% 8% 3% 6% 4% 5.7%

 

 

 

SHTOJCA 2. SHPORTA E SHËRBIMEVE TË KUJDESIT SHOQËROR

 

Në përputhje me ligjin 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, shërbimet e kujdesit shoqëror janë një sistem i integruar dhe i organizuar përfitimesh dhe lehtësish, të cilat ofrohen nga profesionistë të fushave përkatëse të subjekteve publike ose jopublike, me qëllim sigurimin e mirëqenies, pavarësisë dhe përfshirjes shoqërore të individëve e të familjeve që kanë nevojë për kujdes shoqëror[13].

 

Shporta e shërbimeve të kujdesit shoqëror është rregulluar përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 518, datë 4.9.2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzime personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”.

Në përputhje me këtë VKM shërbimet e kujdesit shoqëror organizohen në tre grupe:

  1. Shërbime parashoqërore: informimi dhe këshillimi, ndërhyrja e hershme, këshillimi on-line;
  2. Shërbime në komunitet: shërbimi në familje, alternativ, multifunksional, ditor dhe gjysmëditor, i emergjencës 72-orëshe, i strehimit të mbrojtur për të pastrehët.
  3. Shërbime rezidenciale afatgjata dhe shërbime të specializuara.

 

 

Shporta e shërbimeve përbëhet nga:

 

  1. Informimi dhe këshillimi janë shërbime që synojnë përmirësimin e situatës së individit, duke e orientuar rreth mundësive më të përshtatshme për nevojat e tij.

 

  1. Ndërhyrja e hershmeështë një shërbim shoqëror individual që ofrohet në familje, në qendra sociale për ofrimin e shërbimeve në komunitet ose institucionet e arsimit të detyrueshëm dhe konsiston në ndihmë profesionale dhe stimuluese për fëmijët deri në 8 vjeç, asistencë këshilluese për prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes me lidhje gjaku ose për familjen kujdestare, me qëllim riintegrimin në shoqëri të fëmijës.

 

  1. Shërbimet në familje janë shërbimet e kujdesit shoqëror që ofrohen në familje për të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara, të cilët e kanë të pamundur të marrin shërbime ditore komunitare apo rezidenciale, të cilët e kanë të pamundur të kujdesen për veten dhe nuk mund të ndihmohen nga familjarët apo kujdestari /ndihmësi personal.

 

  1. Shërbimi i përkujdesjes alternative për fëmijët pa kujdes prindëror siguron zhvillimin, arsimimin, shëndetin dhe mirëqenien e fëmijës dhe i ofrohet fëmijës kur nuk është në interesin më të lartë të tij të qëndrojë në një mjedis familjar të caktuar, sipas përcaktimit të legjislacionit në fuqi.

 

  1. Shërbimi multifunksional përfshin një shumëllojshmëri shërbimesh multidisiplinare të specializuara dhe u ofrohet të gjitha kategorive në nevojë.
  2. Qendrat ditore ofrojnë shërbim gjysmëditor ose të plotë ditor, të cilat mund të përdoren një ose disa ditë në javë dhe sigurojnë shërbime specifike sipas kategorisë së përfituesve: (i) fëmijë që jetojnë në situatë rruge dhe fëmijë të familjeve me probleme social-ekonomike; (ii) personat me aftësi të kufizuara; (iii) të moshuarit;

 

  1. Shërbimi i emergjencës 72 orë u ofrohet individëve që kanë nevojë për asistencë të menjëhershme për shkak të një situate që u kërcënon jetën dhe shëndetin, të cilëve u sigurohet minimalisht në mënyrë të menjëhershme akomodimi, ushqimi dhe mjedisi i mbrojtur. Ky shërbim ngrihet për: i. Viktima të dhunës në familje dhe fëmijët; ii. Fëmijët pa kujdes prindëror ose të dhunuar, fëmijë të rrugës, të shfrytëzuar, të abuzuar dhe fëmijë me aftësi të kufizuara;

iii. të moshuarit apo individë të braktisur në situatë rruge.

 

  1. Shërbimi për të pastrehët ofrohet për individë mbi 18 vjeç që nuk kanë strehë banimi dhe janë në vështirësi ekonomike.

 

  1. Shërbimi i strehimit të mbrojtur u ofrohet viktimave të dhunës në familje, viktimave të trafikimit dhe personave me aftësi të kufizuara, të cilët nuk kanë një strehë. Ai organizohet në formën e një strukture banimi të veçantë, sipas specifikave të grupit të përfituesve ose në formën e banesave individuale.

 

  1. Shërbime në qendrat e zhvillimit, që sigurojnë përmirësimin e statusit dhe të cilësisë së jetës së individëve me aftësi të kufizuara, deri në 21 vjeç.

 

  1. Strehimi afatgjatë, i cili i sigurohet individit që ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm, me qëllim përmbushjen e nevojave themelore. Ky shërbim u ofrohet: i. Personave me aftësi të kufizuara; ii. Të moshuarve dhe të sëmurëve rëndë, të cilët vuajnë nga ndryshime të përhershme të gjendjes shëndetësore, kur nuk është e mundur të sigurohet kujdesi në familje apo familje kujdestare.

 

  1. Shërbimi në strehëza, që u siguron përfituesve shërbim strehimin, sigurinë fizike, ushqimin, kujdesin shëndetësor, rehabilitimin psikosocial, terapinë fizike, aktivitete profesionale, edukimin, në varësi të nevojave të identifikuara dhe të zgjedhura nga përfituesit. Ky shërbim rezidencial ofrohet në mënyrë të përkohshme (i) për fëmijën që gjendet i pambikëqyrur nga prindërit, në rrezik apo në situate e rruge; (ii) për fëmijën në nevojë të mbrojtjes së veçantë; (iii) për të rriturin ose të moshuarin që nuk ka vendbanim të përhershëm apo të përkohshëm dhe nuk është në gjendje të kujdeset për veten; (iv) për gratë dhe vajzat shtatzëna ose për prindin e vetëm me fëmijë deri në 1 vjeç(v) për fëmijën dhe të rriturin, viktimë të dhunës në familje, të abuzimit, viktimë të trafikimit apo viktimë të mundshme të trafikimit ose në rrezik të mundshëm për jetën; (vi) për fëmijën dhe të rriturin në rrezik për shkak të situatës shëndetësore, aftësisë së kufizuar, varësisë nga droga ose alkooli apo përjashtimit social; (vii) për fëmijën në konflikt me ligjin.

 

  1. Shërbime zhvilluese dhe rehabilituese që ofrohen në territorin e bashkisë ose në territorin e rajonit për fëmijë: me çrregullime pervazive të zhvillimit; me prapambetje mendore; me çrregullime në komunikim; në nevojë për aftësim fizik.
  2. Rehabilitim për viktimat e abuzimit seksual që ofrohet për viktimën e abuzimit seksual.

 

  1. Strehëza për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje, që ofrojnë shërbim në mënyrë të përkohshme, në varësi të nevojave të identifikuara dhe të zgjedhura nga përfituesit, viktimat e dhunës në familje që kanë marrë urdhër mbrojtjeje apo urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.

 

  1. Qendrën për mbrojtjen, trajtimin dhe rehabilitimin e viktimave të trafikimit, që ofron shërbim në mënyrë të përkohshme.

 

  1. Shërbim rehabilitimi për personat me varësi nga droga/alkooli në nivel komunitar, që ofrohet si shërbim ditor dhe përfshin shërbime rehabilituese sipas nevojave të identifikuara nga njësitë e specializuara mjekësore dhe nga Njësia e Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rastit.

 

  1. Shërbimi i këshillimit me telefon ose on-line është shërbimi i ofruar nëpërmjet linjës telefonike 24 orë në 7 ditë të javës, për mbështetjen, këshillimin në krizë dhe referimin e rasteve të dhunës në familje dhe mbrojtjes së fëmijëve, sipas protokollove të hartuara dhe të miratuara.

 

 

 

[1] Tek Referencat gjeni listën e plotë të paketës legjislative të konsultuar

[2] Sipas VKM 518, datë date 4.9.2018 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzimet personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”.

 

[3] Strategjia Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2015- 2020, fq.24, aksesuar në https://shendetesia.gov.al/ëp-content/uploads/2018/06/Strategjia_Kombetare_per_Mbrojtjen_Sociale_2015-2020.pdf

[4] Idem, Fq.16

[5] Idem, Fq.25

[6] Ligji “Për vetqeverisjen vendore”, Ligji 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror”, Ligji nr. 9355, datë 10.03.2005, ndryshuar, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”; Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 (ndryshuar) “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”; Ligji nr. 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”

 

[7] Nenet 36 dhe 37 të ligjit 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”

[8] Kjo në përputhje me Ligjin “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”

[9] Detyra sipas Ligjit “Për ndihmën ekonomike”

[10]  Në Shtojcën 1 gjeni Treguesit e detajuar të analizuar

[11] Në Shtojcën 3 jepet në mënyrë të plotë Shporta e Shërbimeve

[12] Aksesuar nga http://www.qbz.gov.al/Botime/Akteindividuale/Janar%202018/Fletore%20132/VKM%20nr.%20518,%20date%204.9.2018.pdf

 

[13] Ligji 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, Neni 3